LIVE UPDATES
Aktualitet

Virusi i ka trembur edhe pushuesit nga Kosova, nuk preferojnë plazhet por shkojnë në Theth: S’dimë ç’të besojm

8 July 2020, 19:18 Nga DOSJA
Virusi i ka trembur edhe pushuesit nga Kosova, nuk preferojnë plazhet por

SHQIPËRI– Përhapja e infeksionit në të dyja anët e kufirit shqiptar është bërë shqetësuese. Në Kosovë dhe Shqipëri së bashku numërohën me qindra të prekur nga COVID-19 dhe çdo ditë ka edhe viktima. Megjithëse numrat janë në rritje , pushuesit nga Kosova kanë mbërritur në plazhe dhe disa zona malore turistike.

Leni nga Prishtina si çdo vit ka vendosur të pushojë në Shqipëri me shoqërinë. Disa ditë në Theth dhe disa ditë të tjera në plazh. Ajo veçon eksperiencën në Theth që për të ishte hera e parë.

“Në Theth ishte eksperiencë krejt tjetër. Jam kënaqur shumë dhe kam bërë hiking nga Valbona në Theth. Jam lodhur tepër, po ia ka vlejtur shumë. S’po dij hiç çka me besu ma. Veç du të kem kujdes sa të mundem”, tregon Leni për gazetën “Si”.
Edhe në plazh është qetësuar, por pasi vjen çdo vit të pushojë në plazhet shqiptare, për të nuk ka pasur ndonjë efekt surprizë.

Për sa kohë është i hapur vetëm kufiri shqiptar, pushuesit nga Kosova dhe turizmi shqiptar e kanë të lidhur fatin dëshpërimisht këtë vit. Por ndryshe nga vitet e tjera kur Shqipëria për kosovarët ishte një alternativë pushimi, sot është e vetmja alternativë. Ndërsa për Shqipërinë, pushuesi kosovar është e vetmja shpresë ekonomike.
Si në Jug, ashtu edhe në Durrës e veri që në fundqershor është vërejtur një prani në rritje e pushuesëve kosovarë, kryesisht në plazh.

Madje disa syresh i thanë gazetës “Si” se në Ksamil kanë “ndarë” lagjet duke i pagëzuar me emrat e qyteteve nga vijnë si psh: Gjilan, Gjakovë etj.

Prurjen e pushuesve kosovarë e konfirmon edhe administrator i “Fafa Resort” në Golem, Fatos Cerenishti. Ai thotë se nga 10% kapacitet me të cilin po punon hoteli, mbi 90% janë kosovarë, pjesa e mbetur shqiptarë.

“Pushuesit nga Kosova kanë ardhur me paketa all-inclusive ku kanë të përfshirë në çmimin e paketës gjithçka; akomodimin, të tria vaktet e ngrënies, qëndrimin në plazh dhe udhëtimin vajtje-ardhje”, thotë Cerenishti. Ai pohon se ashtu si shqiptarët, edhe kosovarët pushojnë fundjavave, por fundjavat e tyre janë të gjata, nisin përgjithësisht të enjteve.

Turizmi në të gjithë botën po përjeton kohët më të këqija ndonjëherë në historinë e tij. Por Shqipëria është ndër 30 vendet në botë ku ekonomia e saj varet shumë nga ecuria e turizimit. Ndaj momentalisht, sektori i goditur vjet edhe nga tërmeti dhe pa ndonjë injeksion financiar ndihmës nga qeveria, është në momente shumë të vështira.
Shpresa për turistë nga Kosova ka mbetur e fundit, si uji në shkretëtirë.

Tre ditë më parë Ilir Ciko, ekspert në fushë e ekonomisë, do të shkruante në llogarinë e tij në Facebook: “Nuk po vendos foto pasi do të ishte shumë më e trishtë se përshkrimi i asaj që pashë sot në stacionin e autobuzëve plazh Velipojë, ku rastisa ndërsa arriti autobuzi i vetëm nga Kosova. Rreth 20 turistë gjithsej, që zbritën prej tij për të ndeshur një turmë prej mbi 40 vetësh që po i prisnin me padurim për të nisur bërrylat e kacafytjet. Pronarë hotelesh, shtëpish e sekserë që ofrojnë dhe 7.5 euro nata një hyrje për familje, veç për t’ia rrëmbyer gjahun tjetrit që e jep me 8 euro. Kacafytje, dëshpërim e gjithë ditën në pritje në diell për ndonjë klient që kërrkund s’duket. Turizmi është në tatëpjetë…”

Njohës të turizimit në vend, pohojnë se shpërndarja gjeografike e pushuesve kosovarë në plazhet e Shqipërisë është në varësi të mundësisë dhe pamundësisë ekonomike. Kjo do të thotë që ata që kanë mundësi ekonomike modeste i drejtohen Durrësit, Golemit, Velipojës, kurse ata që kanë mundësi, i drejtohen Jugut.

“Me mbylljen e kufijve dhe masave të rrepta shtrënguese që kanë marrë shumë vende, pushuesit nga Kosova janë e vetmja frymëmarrje që i ka mbetur turizmit shqiptar në këto ditë të zeza krize për këtë sektor. Gjermanët dhe të tjerët që mund të lëvizin, nuk vijnë dot sepse vendet e tyre kanë vendosur karantinë të detyrueshme në kthim prej 14 ditësh. Nuk ia vlen barra qiranë për ta që të vijnë të pushojnë në Shqipëri me këtë kusht. Kosovarët për momentin mbeten e vetmja zgjidhje modeste e turizmit në krizë të thellë. Them për momentin, sepse nëse përkeqësohet situata edhe ashtu e rënduar në Kosovë, qeveria jonë do të duhet të marrë masa që të mbyllë kufirin me Kosovën”, thotë Zak Topuzi nga Shoqata Shqiptare e Turizmit.

Por sa e madhe është kjo shpresë?

Sipas të dhënave nga Policia Kufitare vetëm në datat 1-7 korrik 2020 kanë ardhur nga pika kufitare e Morinit 48,027 kosovarë, teksa për të njëjtën periudhë në vitin 2019 kanë kaluar 78,953, pra gati 30% më pak.

Nga e njëjta pikë kufitare për muajin qershor 2020 kanë kaluar gjithsej 100.139 kosovarë, nga 208.472 në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose dy herë më pak
Shifrat e tregojnë se edhe kjo shpresë është fare e vakët, të paktën për momentin.

Duke parë se si po sillen kosovarët ndaj pushimeve në kohën e pandemisë, të cilët po zgjasin fundjavat për të pushuar më gjatë se dy ditë dhe më pak se pushime të gjata. Ndërkohë pushuesit shqiptarë janë ende shumë më të pakët se kosovarët dhe frekuentojnë vetëm fundjavën. Zak Topuzi thotë se si shoqatë, ata do t’i propozojnë qeverisë që në këtë periudhë të pazakontë pushimesh të bëhet edhe e premtja pushim.
Ai thotë se vështirësia që po kalon turizmi në Shqipëri është e paprecedentë dhe pa shpresë dhe “qeveria nuk po e vë ujin në zjarr duke menduar se iu dha drita jeshile plazheve të hapen dhe kaq. Ende jemi duke pritur një takim që me gjasa nuk do të ndodhë kurrë”.

Marrë nga Gazeta Si

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi kosove koronavirusi ne shqiperi kosove

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...