Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Vjosa Osmani kujton bombardimet e NATO-s: 24 marsi 1999 shënoi kthesë të madhe për fatin tonë, faleminderit vendeve që na
24 March 2021, 08:57Nga DOSJA
KOSOVË-Kandidatja për presidente e Kosovës, Vjosa Osmani ka rikujtuar 22-vjetorin e bombardimeve të NATO-së.
Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka falënderuar Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, vendet anëtare të BE-së dhe Aleanca e NATO-s për ndihmën që kanë dhënë në luftën kundër forcave serbe.
“Sot e përherë, i jemi mirënjohës pafundësisht të gjithë grave e burrave të forcave paqeruajtëse të NATO-s. Sot e përherë, i jemi mirënjohës të gjithëve që u rreshtuan në anën e drejtë të historisë. Pa kontributin tuaj, liria për ne do të ishte e pamundur. Ne rilindëm, për ta ndërtuar një shoqëri të bazuar mbi premisën e lirisë dhe një shtet të bazuar në premisën e barazisë qytetare! Kemi bërë një rrugëtim të gjatë që nga ajo ditë. Përgjatë këtij rrugëtimi, mbrojtësit e lirisë sonë u shndërruan në mbështetësit më të fortë të procesit të shtetndërtimit të Republikës së re. Vendi ynë , Kosova jonë e dashur, po fuqizohet me mbështetjen e miqve tanë. Ka shumë punë për t`u bërë, por ne jemi të vendosur të punojmë fort e ta mbrojmë lirinë tonë me çdo kusht. Kjo datë është rikujtim historik për vuajtjet, vrasjet, të pagjeturit, dhunimet e dëmet që shkaktoi regjimi serb. Është rikujtim për breza të tërë që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot e për luftën e drejtë çlirimtare të popullit tonë. Në këtë datë, vlera e lirisë dhe e demokracisë kanë marrë një dimenzion të ri për ne por edhe për gjithë botën demokratike, e këto vlera mbeten përkushtim i yni i përhershëm. Të rikujtojmë për të mos harruar me shikimin e qartë kah e ardhmja! E ardhmja është me Republikën e Kosovës anëtare të aleancës sonë shpëtimtare- anëtare të NATO-s,”-ka thënë ajo.
Postimi i plotë:
Sot është Dita e Shpresës!
24 marsi 1999 shënoi kthesë të madhe për fatin tonë – kjo ditë shënoi rikthimin e shpresës…
KOSOVË-Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” në analizë të saj të mërkurën (24.03) me titullin “Shpresëdhënësi i Kosovës merr detyrën” shkruan, se gati në të njëjt...
TIRANË-Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka folur në lidhje me rastin e 22-vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s, në mbrojtje të shqiptarëve të Kosovës, n...
KOSOVË-Drita Osmanit, e cila gjatë fushatës i ka dhënë një mesazh Albin Kurti është shprehur e lumtur që ai i ka mbajtur mend fjalët e saj.Sipas Gazeta Exp...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e sotme feston ditëlindjen. Kurti ka lindur më 24 mars të vitit 1975 në Prishtinë dhe rrjedhimisht...
PRISHTINË– Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ndodhet në Hagë, ku edhe po përballet me akuzat për krime lufte. E gjatë kohës që ai mungon në Kos...
GREQI- Greqia shënon 200 vjetorin e pavarësi. Sipas medias greke, Zougla, festat do të fillojë me hapjen e Galerisë Kombëtare dhe do vijojë në 25 mars ku do të ...
KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kabinetin e tij qeveritar në ka shkuar për të kryer homazhe në Prekaz, duke kujtuar 22-vjetorin e f...
KORE E VERIUT– Koreja e Veriut ka kryer provën e saj të parë të armëve që kur Presidenti Joe Biden mori detyrën, sipas tre zyrtarëve amerikanë, duke lëshu...
Për arsye sigurie një sërë vendesh kanë ndaluar përkohësisht vaksininimin me AstraZeneca, sepse brenda një kohe të shkurtër ka pasur mjaft raste të një tromboze...