https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Vladimir Putin flet për armëpushimin në Nagorno-Karnabak: Në rast se Armenia prish marrëveshjen do të jetë një gabim i m
18 November 2020, 14:06Nga DOSJA
RUSI-Presidenti Vladimir Putin ka komentuar marrëveshjen midis Armenisë dhe Azebajxhanit. Sipas TheGuardian, i pyetur nga gazetarët në lidhje me dorëheqjen nga marrëveshja e Armenisë në rast se vjen një qeveri e re në pushtet, për shkak të protestave ai ka thënë se ky do të ishte një gabim i madh për vendin.
“Ky do të ishte një gabim i madh. Një vend që është në luftë ose në rrezik për të rifilluar armiqësitë, siç ka qenë gjithmonë në vitet e kaluara, ende nuk ka mundësi të sillet në një mënyrë të tillë, përfshirë në sferën e organizimit të pushtetit, për të ndarë shoqërinë nga brenda. Unë mendoj se kjo është absolutisht e papranueshme, kundërproduktive dhe jashtëzakonisht e rrezikshme,”-ka thënë ai.
Marrëveshja, e cila i dha Azerbajxhanit lëshime të konsiderueshme territoriale pasi filloi një luftë të përgjakshme gjashtë javore, u pa si një kapitullim në Armeni dhe shkaktoi protesta kundër qeverisë së Pashinjanit. Presidenti i vendit ka kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe ministri i tij i jashtëm dha dorëheqjen për shkak të marrëveshjes. Shërbimet armene të sigurisë javën e kaluar gjithashtu thanë se kishin parandaluar një komplot vrasjeje kundër kryeminstriet Nikol Pashinyan. Ndërkohë në vend nuk ndalojnë protestat.
Lufta mes dy vendeve ka rifilluar më 27 shtator, për rajonin e Nagorno-Karabakut. Rajoni është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por i kontrolluar nga armenët. Kur u shkëput në fillim të viteve 1990, dhjetëra mijëra njerëz vdiqën në luftime. Ndërkohë pas fillimit të luftës, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka deklaruar se është i sigurtë për të rimarrë kontrollin mbi rajon. Si pasojë e luftimeve të zhvilluara janë vrarë shume persona, midis tyre dhe civil. Të dy vendet fajësojnë njëra-tjetrën për nxitjen e luftës. Turqia është fajsuar se është përshirë në luftë duke shkatërruar një avionë ku humbi jetën dhe piloti, akuzë e cila është hedhur poshtë nga Tuqia. Shumë vende i kanë bërë thirrje për të ndaluar dhe pas 3 armëpushimeve të shkelura një javë më parë është vendosur marrëveshja e fundit e ndërmjetësuar nga Moska dhe luftimet kanë përfunduar.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 11 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 720 të tjerë...
SHBA-Gazetarja Lysandra Ohrstrom, është shprehur se në rini ka qenë shoqe me vajzën e Presidentit Donald Trump, Ivanka Trump. Në një intervistë ajo ka thënë se...
ARGJENTINË- Argjentina ka nisur diskutimet për të një projekt-ligj të ri i cili synon të mbledhë 3,75 miliardë dollarë për të ndihmuar familjet e varfra që...
PARIS- Franca po përgatitet për një program masiv mbarëkombëtar të vaksinimit anti-Covid-19 që nga viti i ardhshëm. Qeveria thotë se është duke u marrë me reze...
EVROPË- Komisioni Evropian rekomandoi sot përdorimin e testeve të shpejta të antigjenit Covid-19 kryesisht tek njerëzit që tashmë shfaqin simptoma sepse th...
BERLIN-Protesta kundër masave të vendosura për të parandaluar Covid-19, kanë shpërthyer ditën e sotme në Berlin. Protestat në Gjermani erdhën si pasojë e disa s...
KOSOVË-Rasti i 84-vjeçarit nga Mitrovica, i cili u la në spital, së bashku më pacientë të tjerë, për 6 orë pasi kishte humbur jetën, mori vëmendien ...
SHBA- Pfizer dhe BioNtech kanë përditësuar rezultatet për vaksinën e prodhuar kundër COVID-19. Pfizer ka deklaruar sot se të dhënat e reja tregojnë se vaksina e...
HOLLANDË– Gjykatësi i Gjykatës Speciale, Nicolas Guillou qetësoi palët teksa tha se seanca e sotme nuk konsiston në caktimin e datës për nisjen e procesit ...