Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Politike
“Votimi është ilaçi njësoj si në puçin që iu bë Azem Hajdarit”, Berisha u thotë qytetarëve se ata janë zgjidhja n
21 September 2021, 17:53Nga DOSJA
FIER – Sali Berisha ka ndarë me mbështetësit e tij në Fier një rast të vitit 1991 me Azem Hajdarin, të ngjashëm me këtë tani sipas tij . Sipas ish-kreut të PD edhe Hajdarit i kishin bërë puç duke e shkarkuar nga detyra si kryetar i komisionit nismëtar me anë të një shpifje, por kjo situatë u zgjidh me anë të votimit.
Berisha theksoi se atëherë ata ngelën të bashkuar, votuan dhe ja dolën. Pikërisht kjo është dhe zgjidhja e kësaj situate, sipas tij, dhe vota e demokratëve është antidoti i kësaj krize të krijuar nga armiqtë Edi Rama dhe Lulëzim Basha.
“Kemi pasur në shkurt të ‘91 një dramë ne. U bë një puç ç’është e vërteta. Me të ndjerin Azem Hajdari, Arben Imamin ishim në një takim në Presidencë, kur u kthyem morëm vesh se në një akt papjekurie ekstreme Azem Hajdarin e kishin shkarkuar nga detyra e komisionit nismëtar si kryetar. E pabesueshme! U them po si mor mund të bëhet kjo, në mungesë tjetri, pa thënë asnjë fjalë. Ishte një shpifje që kishte bërë dikush aty, e kishin marrë shpifjen e kishin transformuar dhe e kishin shkarkuar. Më thonë kjo u bë, i them jo nuk është bërë, kjo do zhbëhet se kështu nuk mund të ecim ne. E si e zgjidhëm ne? Me votim, mblodhëm aktivin kombëtar, Viktor Margilaj, Afrim Jupin, të gjithë kryetarët, sekretarët dhe shkuam në votëbesim, me 4 kandidatura nxorëm kryetarin, mbetëm të bashkuar dhe punuam. Edhe kësaj here, vota juaj është ilaçi, antidoti i kësaj krize që na u krijua nga armiqtë tanë, nga Edi Rama dhe pengu i tij Lulzim Basha”, ka thënë Berisha.
Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot takimin e dytë të “Foltores” në qytetin e Fierit. Gjatë më shumë se një orë deklarata para demokratëve, Berisha “zbërtheu” atë që e cilësoi si gjuha e kodeve, mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me ndryshimin e Kushtetutës.Ky ishte takimi i dytë që Berisha zhvilloi, nga turi që ka ndërmarrë për të vizituar të gjithë Shqipërinë me emrin simbolik: ‘Foltorja për PD’.Lidhur me nismën Berisha pati edhe mbështetjen edhe nga Bujar Nishani, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka, ndërkohë që sot në Fier nuk mungoi as kreu i degës, Luan Baçi. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Takimin e parë të turit të nisur, Berisha e zhvilloi në Tiranë, ku dhe e quajti nën-kryetar Bashën.
(m.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike. Nga Fieri, ai ka kër...
TIRANË– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha i ka bërë thirrje kryedemokratit Lulzim Basha që të mos e ndalojë mbledhjen e forumeve të Partisë Dem...
FIER– Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka premtuar para demokratëve se nisma që ka ndërmarrë është në të mirë të Partisë Demokratike. Në fjalën e t...
FIER– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se është marrë peng nga kryeministri Edi Rama. Më tej, ng...
FIER– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në qytetin e Fierit, ku edhe do të mbajë takimin e radhës me demokratët. Për një &c...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë do të mbajë seancën e radhës këtë të enjte, për të caktuar ngritjen e Komisioneve parlamentare, miratimi i të cilave do ...
TIRANË – Ditën e sotme Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka takuar Glauk Konjufcën, Kryeparlamentarin e Kosovës.Min...