LIVE UPDATES
Politike

Vrasja e 25 vjeçarit/ Përplasje mes zv.kryeministrit dhe Albin Kurtit: Roli jot, një imitim banal i Sali Berishës dhe Ilir M

16 December 2020, 12:02 Nga DOSJA
Vrasja e 25 vjeçarit/ Përplasje mes zv.kryeministrit dhe Albin

TIRANË– Postimi i Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, në lidhje me vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha ka nxitur reagimin e Erjon Braçes. Kurti u shpreh se me veprimin e policisë janë zhgënjyer, qytetarët, rinia por edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë interes në forcimin e shqiptarëve ndërsa Braçe e nisi komentin e tij me fjalën: Pse kaq stres Albin?

Braçe i drejtohet Kurtit duke i thënë se nuk është kjo forma e duhur për të marrë pushtetin.

‘Kush ta ka mbushur mendjen se, ndryshimi i qeverijes ketu, me nje kthim te forte pas e te pangopshem perseri e perseri, tek Sali Berisha e Ilir Meta-kanakaret e tyre familjare, biznesore e mediatik, pra tek nje pushtet familjar, te hap ty rrugen per pushtet ne Prishtine apo anasjelltas, nje fitore e jotja dhe 200 spartaneve ne Prishtine, rrezon Partine Socialiste ne Tirane”, shkruan Braçe ndër të tjera në shkrimin e tij.

Komenti i plotë i Erion Braçes

PSE KAQ STRESI ALBIN?!

Heren e fundit qe kam folur per zhvillimet e brendshme, te lirise e demokracise, politikes ne Kosove, ka qene kur nje njesi speciale hyri ne zyrat e VETEVENDOSJES e armatosur rende dhe, u perfshi ne veprime te dhunshme ndaj kujtdo aty, perfshi grate e vajzat. Legjitime per nje shumice njerezish pas sulmeve e shkaterrimeve mbi institucionet e infrastrukturat publike ne Prishtine, te papranueshme te dyja-shkaterrimet dhe hyrja e armatosur ne nje seli partie, per mua ne Tirane. Pa meri se ti, ne nje rast ku e ku me kriminal-nga egzekutimi deri tek lufta ndaj prokurorise per te prishur hetimin, gjykimin, 21 JANARI, na bere pergjegjes ne, mua dhe shoket e mi me te paverteten banale se “nuk i dolem per zot njerezve”. Parimet vlejne ne cdo kohe e ne cdo rast! Te parit e ngjarjeve, fenomeneve, nga kendi i parimeve, te ben konseguent ne qendrime; pragmatist kur ndjek i STRESUAR eren e pushtetit me mendjen se koha iken, nuk pret! Nuk di kush ta ka mbushur mendjen se, ndryshimi i qeverijes ketu, me nje kthim te forte pas e te pangopshem perseri e perseri, tek Sali Berisha e Ilir Meta-kanakaret e tyre familjare, biznesore e mediatik, pra tek nje pushtet familjar, te hap ty rrugen per pushtet ne Prishtine apo anasjelltas, nje fitore e jotja dhe 200 spartaneve ne Prishtine, rrezon Partine Socialiste ne Tirane; Por e ke shume gabim! Vecanerisht kur legjitimon dhunen-revolte e quan ti, si instrument per te ardhur ne pushtet. E njoh rolin tend vendimtar, permes metodave te njejta qe kurre revolten se ben vote popullore e voten shumice legjitime ne institucione; Madje dhe eksportin e ketij roli, natyrisht nje imitim banal prej kanakareve familjare te Sali Berishes dhe Ilir Metes, nderkohe qe keta te dy jane binjaket origjinale ne dhunen e tyre. Por nje gje nuk arrij ta kuptoj; Perse ju, ti Albin, Sali Berisha, Ilir Meta, kanakaret e tyre familjare, jua mohoni shqiptareve te qenit normale?; Te ulerijne, te shfryjne, te revoltohen me voooooteeeeee! Si ka mundesi qe ti revolten e sheh tek femije 10-13 vjec qe sulmojne e shkaterrojne infrastruktura publike, bashkejetese, rregulli, sherbimi, kulture e historie, te perdorur, komanduar kriminalisht nga nje telekomande e portofol politik? Si ka mundesi qe ti pranon qe biznesi i ndryshimit, te ngrihet mbi nje krim me femijet mu sic Camorra ne Itali e ben, shtrin pushtetin e pasurohet, kurre per ta, por per vete? Si ka mundesi qe ti nga TV-sic thua, rrit moshen e revoltes dhe e zmadhon deri sa e ben popullore kur, ketyre diteve, dhunes ne to e ne nje perimeter 2-3 kilometer, po tu hiqje femijet 10-13 vjec e dhunen mbi cdo gje publike, revoltes popullore i mbeteshin vec dy parti, ajo e Sali Berishes dhe ajo e Ilir Metes, kanakareve te tyre familjare? E di perse? Sepse ngjarja e rende, kriminale, vrasja e Klodian Rashes nga nje polic ne detyre, e vetmja ne 7 vite e 2 muaj, u trajtua ligjerisht qe ne minutin 1-polici u ndalua, policia dorezoi te paprekur vendngjarjen, prokuroria mori ne dorezim vendngjarjen, prokuroria udhehoqi hetimet, prokuroria mori vendimet, prokuroria kerkoi arrestin e policit, gjykata e vendosi, ministri i Brendshem mori pergjegjesi politike dhe u dorehoq, hetimet vijojne shpejt dhe te papenguara politikisht ne asnje hap drejt drejtesise se plote per ate krim!  e mban mend Albin se ata qe vrane Arbenin dhe Monin, Astritin ne biruce me pas, as u hetuan, as u gjykuan e as u ndeshkuan, as atehere e as sot? A e mban mend Albin se ata qe egzekutuan-keshtu thote miku yt i ri Sali Berisha, Ziverin, Hekuranin, Aleksin, Faikun as u hetuan, as u gjykuan, as u ndeshkuan drejtesisht, as atehere e as sot? U shperblyen me para madje, mu sic Mafia shperblen vrasesit! A e di Albin se mbi nje dyzine te rinjsh, burra, ka edhe shqiptare te Kosoves mes tyre, ne kohe te ndryshme por ne rregjimin e Sali Berishes gjithnje, jane vrare nga policia e SHIK ne rruge apo biruca dhe, per ta nuk ka asnje gjurme ne rregjistrat e shtetit?; I gjen ne raporte nderkombetare por ne asnje rregjister shteti sepse per ta, qeveria e kohes nuk beri kurre ate qe beme ne ne rastin e Klodjan Rashes per te hetuar, gjykuar e ndeshkuar krimin me armen e uniformen e shtetit!

NUK JEMI NJESOJ ALBIN, NUK JEMI NJESOJ! Fyen kur tenton te na demonizosh, perpiqesh te na poshterrosh duke na njesuar me sjelljen, veprimin e mosveprimin ndaj nje krimi, vete krimin, krimet e rregjimit te Sali Berihes,

Sali Berishes e Ilir Metes bashke, shtuar me kanakaret e tyre familjare! Nuk eshte krahasim ky, as gare me numra viktimash prej pushtetit! ESHTE CESHTJE DREJTESIE DHE SJELLJEJE PERKUNDER NJE PROCESI TE DREJTE, TRANSPARENT, LIGJOR E TE BARABARTE! Ne 7 vite e pak, kurre nuk kemi mesyre drejtesine per te mbrojtur nje krim;

Perkundrazi, i kemi dhene kujtdo standardin qe ne kete vend nuk egzistoi kurre para nesh, ate te zero imunitetit politik per cilindo mbi te cilin nder ne, politikane, deputete, ministra me pas, funksionare shteterore te cdo niveli, ngrihet nje akuze penale. E dinim qe kishte nje sistem drejtesie te kapur politikisht e nga krimi, por perseri standardi i zero imunitetit, nuk u cenua kurre.

Sistemet, identifikohen prej standardeve, garanteve ligjore qe mbrojne sistemet nga nderhyrjet politike e kriminale dhe, shembujve qe sistemet krijojne prej vendimeve qe marrin. Ti personalisht, edhe nje here me shume, flet per sistem politik, ekonomik korruptiv dhe sjell si shprese vehten-po i harroj 200 spartanet, madje deri ne nivelin qe cudit, te atij qe eshte lart ne qiell e ju flet tokesoreve qe shpresojne e shpresojne e nuk marrin guret; Me ndje qe dua te te ule ne toke Albin, por ne shqiptaret i kemi vuajtur shpesh e rende idhujt si shprese, aq me keq si zgjidhje.

Une i besoj demokracise, ligjit, drejtesise e barazise, sistemeve permes se cilave keto jetezohen, mberrijne tek cdo individ pavaresisht bindjeve politike, statusit ekonomik e social, kontrollit demokratik mbi to; Kurre nuk do ja lija ne dore fatin tim nje njeriu, qofte edhe si shprese, ti nuk je Messi ne minuten e 123-te, Albin. Kurre nuk e kam mohuar qe ne kete vend ka korrupsion, edhe nen qeverisjen tone; Do ushqeja me deshire nje debat mbi korrupsionin politik, legjislativ, egzekutiv, administrativ, ekonomik, mediatik, te korruptuarit, klientelizmin e klientet, vullnetin dhe reformat ligjore e strukturore, modernizimin kunder tij e perballe tyre, vendosur ne nje platforme institucionale e sistemesh, jo individesh, pergjegjesite e cfare kemi bere ne per to, mbi fakte e prova, madje edhe mbi llafe po te duash, hapur e sy e faqe cdo shqiptari sepse une nuk jam i korruptuar se do ti Albin, as se do cilido si ty qe do shpejt e shpejt pushtetin.

Ashtu sic ekonomine, burimet e saj, aksesin e drejte e te barabarte ne to, lirine e bashkepunimet publike-private, duhet ta vendosim mbi nje platforme institucionale e sistemesh te drejtuara nga interesi i publikut, jo thjesht perfitimi i privatit; Kerkoni gjyq per to? E bejme! Duke nisur nga partneriteti per kontrollin baze mjekesor te shtetasve shqiptare, te cilin, njerezit e tu e quajne “KONCESIONI I CHECK UP”, rolin, kostot dhe vlefshmerine e tij edhe tek te semuret e 9 muajve me Covid.

Me mire perballe Albin se sa keshtu me deklarata prej qielli! Pa asnje sofistikim, thjeshte, aq thjeshte sa guret e revoltuar mbi infrastrukturat publike, te perbashketa, aq thjeshte sa guret e munguar mbi infrastrukturat e korrupsionit politik e sistemik ne Lalez, Hamallaj, Qerret, Lunder, Farke, Palase etj, te cilat as femijet e revoltes si lane ti shihnin.

Gjate ketyre diteve, dy ligjerime edhe si pyetje me kane shtyre drejt nje pergjigje; I pari, referuar akteve te dhunes: Eshte varferia qe sjell dhunen. I dyti, pse dhuna mbi godinat publike, infrastrukturen publike e te sherbimeve te perbashketa eshte revolte e justifikuat, ndersa reagimi i munguar ndaj infrastrukturave te korrupsionit individual e sistemik ne Lalez, Hamallaj, Qerret, Lunder, Farke, Palase etj, nuk ishte pjese e revoltes?

Dua te jap nje pergjigje sot, nxitur edhe nga ty; Varferia nuk eshte krim, as origjine e krimit, jo domosdoshmerisht e as legjitimisht. Varferia eshte nje mundesi per tu ringritur, dhenie mundesie te barabarte e drejt nje modeli te ndershem jete e suksesi. Po, shteti e sistemet e tij duhet te mberrijne me shpejt aty, jo partia, as krimi, ndryshe potenciali mahnites qe eshte tek njerez te harruar i mungon shoqerise pafund ose me keq, i perdorur nga partia apo krimi per qellime pushteti, kthehet ne nje problem te madh per shoqerine.

Varferia nuk don meshire por te drejte; Kerkon mundesi, kurre me vone se sa korrupsioni individual apo sistemik vendos rregjimin e pabarazise e ofron modelin e tij si shembull suksesi. Korrupsioni nuk mund te jete zgjidhje per te harruarit, te varfrit, por shenjester e drejtesise se re, te pavarur, te drejte, te barabarte, ligjore e efikase; Nuk duhet degjuar kenga e neveritshme e nje segmenti te protestes sipas se ciles korrupsioni e krimi e dhane nje mundesi, edhe si parti, por drejtesia e mohon! Duhet te biem dakord per kete Albin, pa stres dhe pa partneret e tu te rinj ne Shqiperi; ata jane nje kthim i forte pas!

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti erjon brace albin kurti erjon brace

Sondazh

Politike 16 December 2020, 11:43

TIRANË– Një shkrim ku Frrok Çupi sulmonte reperin Arkimed Lusha, duke e krahasuar me të atin, Sali Lushaj, që sipas tij ka qenë hajdut pulash, ka sj...

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...