Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Sipas tij, në parlament pritet të përfaqësohen edhe Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës me tre mandate dhe partitë shqiptare në Luginën e Preshevës me një mandat. Ai përmendi gjithashtu mundësinë e hyrjes së SDA-së, duke theksuar se këto të dhëna bazohen në kampionin paraprak. Vuçiç tha se lista e tij ka marrë rreth 1.72 milionë vota, ndërsa Lista Studentore rreth 2.2 milionë.

SERBI- Aleksandar Vuçiç, emri i të cilit kryeson listën zgjedhore “Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar”, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, duke deklaruar se fituese është Lista Studentore. Nga selia e Partisë Progresive Serbe (SNS), Vuçiç theksoi se rezultatet nuk janë ende përfundimtare, por shifrat paraprake tregojnë një epërsi të ndjeshme të studentëve-bllokues.
“Nuk kemi rezultate përfundimtare. Shumë do të befasohen dhe do ta kuptoni se sa shumë kanë gënjyer disa dhe çfarë kanë sajuar. Dua t’ju informoj se lista e studentëve-bllokues ka fituar. Ata do të kenë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa ne kemi rreth 105”, deklaroi Vuçiç.
Sipas tij, në parlament pritet të përfaqësohen edhe Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës me tre mandate dhe partitë shqiptare në Luginën e Preshevës me një mandat. Ai përmendi gjithashtu mundësinë e hyrjes së SDA-së, duke theksuar se këto të dhëna bazohen në kampionin paraprak. Vuçiç tha se lista e tij ka marrë rreth 1.72 milionë vota, ndërsa Lista Studentore rreth 2.2 milionë.
Duke iu përgjigjur pretendimeve se mund të largohej nga vendi pas humbjes, Vuçiç hodhi poshtë këto deklarata, duke akuzuar kundërshtarët politikë për përhapjen e gënjeshtrave.
“Meqë thanë se dikush do të arratisej, do të bënte valixhet, se dikush kishte frikë prej tyre, se dikush do të fshihej, kanë gënjyer për gjithçka që kanë thënë”, u shpreh ai.
Kreu i SNS-së akuzoi gjithashtu kundërshtarët për atë që e cilësoi si një përpjekje të mbështetur nga vende të ndryshme evropiane dhe qarqe amerikane për të rrëzuar pushtetin në Serbi. Ai përmendi edhe pretendimet lidhur me përdorimin e një topi zanor gjatë protestave.
Pavarësisht rezultatit, Vuçiç deklaroi se partia e tij nuk do të tërhiqet nga beteja politike dhe se do të vazhdojë të mbrojë pozicionin e saj.
“Do të luftojmë dhe do të tregojmë se çfarë është opozita. Jam krenar për gjithçka që kemi bërë”, tha ai.
Vuçiç pranoi se pas humbjes disa biznesmenë dhe mbështetës mund të largohen nga radhët e tij, por u shpreh i bindur se struktura e partisë mbetet e qëndrueshme.
“Disa biznesmenë, disa njerëz do të largohen tani prej nesh, por struktura jonë është shumë e qëndrueshme. Jemi shumë të bashkuar, shumë të fortë. Shumica prej nesh kanë kaluar më shumë kohë në opozitë sesa në qeveri”, deklaroi ai./Dosja.al
SERBI- Kongresisti amerikan Joe Wilson ka uruar qytetarët e Serbisë dhe veçanërisht studentët, të cilët, sipas tij, t...
SERBI- Lista Studentore “Studentët fitojnë” ka siguruar fitoren në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi. Sipa...
SERBI- Qindra qytetarë kanë dalë në rrugët e Beogradit për të festuar, pas deklaratës së presidentit serb, Al...
SERBI- Ish- presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar se lista e mbështetur nga studentët ka fituar zgjedhjet parlamentar...
Ilija Srdanoviç SERBI- Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është v...
Aleksandar Vuçiç TIRANË- Partia Demokratike Evropiane ka lëshuar një deklaratë urgjente lidhur me situatën në...
Aleksandar Vuçiç SERBI- Ish- presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë deklaratën e parë pas mbyll...
Përfaqësues të partive shqiptare në tubimin e “Koalicionit Shqiptar” SERBI- Tetë parti shqiptare nga Presheva, Bujan...
SERBI- Raportet e hershme sugjerojnë se votuesit serbë kanë dalë në numër të madh në zgjedhjet e vendit, ndër...
SERBI- Qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi janë mbyllur në orën 20:00, duke i hapur rrugë pr...