Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
PAMJET/ Vuçiç pranoi humbjen, shpërthejnë festimet në Beograd, studentët ndezin flakadanë dhe brohorasin “Fitore”
Siç shihet edhe në pamje, në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit janë ndezur flakadanë, ndërsa boritë e automjeteve dhe brohoritjet e qytetarëve kanë krijuar një atmosferë festive.
25 October 2026, 21:58Nga E. D
SERBI- Qindra qytetarë kanë dalë në rrugët e Beogradit për të festuar, pas deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, se Lista Studentore ka fituar zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi. Siç shihet edhe në pamje, në një nga rrugët kryesore të kryeqytetit janë ndezur flakadanë, ndërsa boritë e automjeteve dhe brohoritjet e qytetarëve kanë krijuar një atmosferë tejet festive.
Festime janë raportuar edhe në shtabin e Listës Studentore, me sloganin “Studentët fitojnë”, ku kandidatët dhe mbështetësit e tyre janë mbledhur për të ndjekur ecurinë e numërimit të votave. Studentët kanë kënduar dhe brohoritur “Fitore”, në pritje të konfirmimit të rezultateve përfundimtare.
Ndërkohë, personat e mbledhur në kampin e njohur si “Çacilend”, shumica të veshur me të zeza, kanë nisur të largohen nga hapësira e rrethuar. Më herët, presidenti Aleksandar Vuçiç pranoi se, sipas vlerësimeve paraprake, forca e tij politike ka humbur zgjedhjet.
Studenti su POBEDILI! ??❤️?3️⃣ SRBIJA JE OSLOBOĐENA! ❤️? https://t.co/VlcDuPSaVM
Ai bëri të ditur se Lista Studentore pritet të sigurojë nga 135 deri në 140 mandate në Parlamentin me 250 vende, ndërsa forca e tij politike rreth 105 mandate. Megjithatë, rezultatet zyrtare përfundimtare nuk janë shpallur ende dhe procesi i numërimit të votave po vijon.
"Nuk i kemi rezultatet përfundimtare. Shumë do të habiten dhe do ta kuptoni sa shumë gënjyen disa dhe çfarë shpikën. Dua t'ju informoj se është e qartë se në bazë të dhënave paraprake i humbëm këto zgjedhje. Lista Studentore fitoi, ata do të kenë midis 135 dhe 140 mandate, ne kemi rreth 105. Askush tjetër nuk hyri në kuvend. Përfundimisht, po, hungarezët e Vojvodinës hynë me 3 mandate, dhe me një mandat shqiptarët, dhe dua të them SDA, mos më besoni fjalën time. Pra, kemi rreth 1,720,000. Ata kanë rreth 2,200,000", tha Vuçiç./Dosja.al