25 October 2026, 22:14
Nga E. D

SERBI- Kongresisti amerikan Joe Wilson ka uruar qytetarët e Serbisë dhe veçanërisht studentët, të cilët, sipas tij, treguan “vendosmëri dhe patriotizëm historik” në përpjekjet për të rikthyer sundimin e ligjit në vend.
“Amerikanët u dërgojnë urime të përzemërta qytetarëve të Serbisë pas një fushate të vështirë zgjedhore. Tani fillon puna e vështirë. Pres me padurim ripërtëritjen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara! Zoti e bekoftë Serbinë”, shkroi Wilson në X.
Lista Studentore “Studentët fitojnë” ka siguruar fitoren në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi. Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga organizata për monitorimin e zgjedhjeve, CeSID, Lista Studentore ka marrë 52.1 për qind të votave, duke lënë pas partinë Aleksandar Vuçiç, e cila ka siguruar 39.3 për qind.
Edhe përllogaritja paraprake e mandateve tregon një epërsi të qartë të studentëve, të cilët pritet të kenë shumicën absolute në Parlamentin e ri të Serbisë. Lista Studentore parashikohet të marrë 138 mandate nga 250 vende gjithsej, ndërsa lista e Vuçiçit 104 mandate.
Këto rezultate vijnë pas deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili pranoi humbjen në zgjedhje, duke thënë se të dhënat paraprake tregonin një fitore të studentëve. Më herët, Vuçiç deklaroi se Lista Studentore pritej të siguronte nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa forca e tij politike rreth 105 vende në Parlament.
Pas publikimit të rezultateve paraprake, qindra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit për të festuar. Në kryeqytetin serb u ndezën flakadanë dhe u dëgjuan boritë e automjeteve, ndërsa në shtabin e Listës Studentore kandidatët dhe mbështetësit brohoritën “Fitore”./Dosja.al
joe wilson zgjedhjet në serbi
Bota
25 October 2026, 22:06
E. D
SERBI- Lista Studentore “Studentët fitojnë” ka siguruar fitoren në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi. Sipa...
Bota
25 October 2026, 21:58
E. D
SERBI- Qindra qytetarë kanë dalë në rrugët e Beogradit për të festuar, pas deklaratës së presidentit serb, Al...
Bota
25 October 2026, 21:41
E. D
SERBI- Ish- presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar se lista e mbështetur nga studentët ka fituar zgjedhjet parlamentar...
Bota
25 October 2026, 21:32
E. D
Ilija Srdanoviç
SERBI- Ilija Srdanoviç, kardiolog dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad, është v...
Bota
25 October 2026, 20:58
E. D
Aleksandar Vuçiç
TIRANË- Partia Demokratike Evropiane ka lëshuar një deklaratë urgjente lidhur me situatën në...
Bota
25 October 2026, 20:52
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Ish- presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka bërë deklaratën e parë pas mbyll...
Bota
25 October 2026, 20:38
E. D
Përfaqësues të partive shqiptare në tubimin e “Koalicionit Shqiptar”
SERBI- Tetë parti shqiptare nga Presheva, Bujan...
Bota
25 October 2026, 20:32
E. D
SERBI- Raportet e hershme sugjerojnë se votuesit serbë kanë dalë në numër të madh në zgjedhjet e vendit, ndër...
Bota
25 October 2026, 20:23
E. D
SERBI- Qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi janë mbyllur në orën 20:00, duke i hapur rrugë pr...
Bota
25 October 2026, 19:29
E. D
SERBI- Pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi ka arritur në 67.5% deri në orën 19:00, sipas vlerë...