Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Estêvão është i pakënaqur me minutat e pakta nën drejtimin e Xabi Alonsos dhe, sipas mediave angleze, mund të kërkojë largimin që në merkaton e janarit.
ANGLI - Një tjetër situatë e pakëndshme mund të shpërthejë te Chelsea. Talenti brazilian Estêvão po kalon një periudhë të vështirë në Londër dhe mungesa e minutave në fushë ka shtuar pakënaqësinë e tij. Sipas raportimeve të The Sun, sulmuesi po e konsideron seriozisht mundësinë e largimit në merkaton e janarit, nëse situata nuk ndryshon.
Estêvão mbërriti te Chelsea në verën e vitit 2025 nga Palmeiras, për një shifër prej rreth 45 milionë eurosh, me pritshmëri të mëdha. Braziliani dha sinjale premtuese në sezonin e parë, duke spikatur edhe me një gol të bukur ndaj Barcelonës në Champions League. Megjithatë, një dëmtim ndikoi në vazhdimësinë e tij.
Me ardhjen e Xabi Alonsos në stolin e londinezëve, situata nuk është përmirësuar. Lojtari ka grumbulluar vetëm 163 minuta aktivizim këtë sezon, ndërsa në përballjen ndaj Liverpoolit në Kupën e Ligës nuk u aktivizua fare. Kjo ndodhi edhe në një periudhë kur Chelsea kishte mungesa të rëndësishme në repartin ofensiv, mes tyre Cole Palmer dhe João Pedro.
Sipas The Sun, një kërkesë për transferim gjatë merkatos së dimrit konsiderohet një mundësi shumë konkrete nëse braziliani vazhdon të mos ketë hapësira në skuadër.
Xabi Alonso u përpoq të qetësonte situatën pas ndeshjes me Liverpoolin, duke pranuar se e kupton pakënaqësinë e lojtarit. “E kuptoj situatën e Estêvão-s dhe e di që ai mund të ishte më i lumtur. Çdo lojtar dëshiron të luajë dhe të jetë pjesë e ekipit”, deklaroi trajneri.
“Ne kemi luajtur disa ndeshje intensive dhe do të ketë momente për të gjithë. Jam i sigurt se Este do ta ketë momentin e tij. Është përgjegjësia ime dhe duhet ta menaxhojmë situatën”, shtoi spanjolli.
Në rast se Chelsea do të pranonte largimin e tij, Estêvão pritet të ketë shumë interes nga klubet e tjera. Vlera e tij në treg, sipas Transfermarkt, vlerësohet në rreth 80 milionë euro.
B.T (Dosja.al)
GJERMANI - E ardhmja e Erling Haaland mund të marrë një kthesë të papritur nëse Manchester City detyrohet të përballet m...
ITALI - Një thashethem i çmendur ka përfshirë Italinë që nga dje: Didier Deschamps po kthehet te Juventusi për të z&eu...
TIRANE - Shqipëria U-15 e ka mbyllur me një tjetër rezultat pozitiv eksperiencën në FIFA U-15 World Cup & Festival 2026, që u ...
FRANCE - Luis Enrique ka kritikuar renditjen e Topit të Artë, duke shprehur bindjen se Vitinha meritonte një pozicion shumë më të ...
ZVICER - Kupa e Botës 2026 pritet të kthehet në një minierë ari për FIFA-n. Sipas The Athletic, organizmi më i lartë i f...
GJERMANI - Planet e Milanit për të afruar Timmo Hardung në strukturën drejtuese të klubit po komplikohen. Eintracht Frankfurt ka vendos...
ANGLI - E ardhmja e Alexis Mac Allister te Liverpool duket gjithnjë e më e pasigurt. Mesfushori argjentinas, fitues i Kupës së Botës me...
SPANJE - Tragjedia e rëndë hekurudhore në Spanjë ka tronditur edhe komunitetin sportiv. Mes 68 viktimave të përplasjes së dy ...
ANGLI - Së pari, dy pikët që mungojnë për të siguruar matematikisht titullin e kampionit të pilotëve të Formula 1, ...
SPANJE - Barcelona po përgatitet të rikthehet në fushë, duke synuar të lërë pas një periudhë të vështir&e...