LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Zbardhet raporti sekret për Enverin/ Agjentët shqiptarë në Jugosllavi, bazat ku u stërviten, porosia nga kapiteni i UDB-së

25 October 2019, 13:29 Nga DOSJA
Zbardhet raporti sekret për Enverin/ Agjentët shqiptarë në

TIRANË- Publikohet raporti sekret i zëvendës ministrit të Punëve të Jashtme, Mihal Prifti, dërguar Enver Hoxhës më 1952: Agjentët shqiptarë në Jugosllavi dhe bazat ku stërviten ata. Në muajin tetor 1949 një grup diversantesh të armatosur dhe të porositur nga kapiteni UDB-se Vllado Popovic u futën fshehurazi në tokën shqiptare dhe vranë kryetarin e lokalitetit të Kalasë së Dodës, shokun Sabri Poda.

Menjëherë mbas mbledhjes së Triestes, Qeveria fashiste e Beogradit filloi t‘a shtoj dhe t‘a intensifikojë sa më shumë aktivitetin armiqësor kundër popullit Shqiptar dhe Republikës Popullore të Shqipërisë. Ajo në bashkëpunim të ngushtë me agjentët imperialistë në Jugosllavi, krijoi qendra të posaçme spiunazhi në afërsi të kufirit Shqiptaro-Jugosllav, të cilat merren kryekëput me organizimin e kriminelëve të luftës shqiptarë, të spiunëve të çfarëdo marke, e me rekrutimin e mercenarëve naivë, nga Kosova e Metohija, të cilët i stërvitën kurse e shkolla të veçanta me anë të oficerëve të sprovuar të spiunazhit Jugosllav. Mandej, mbasi mbarojnë këto kurse speciale, oficerët e UDB-së, i armatosin me armë të çdollojshme, u mbushin xhepat me të holla dhe të udhëhequr prej tyre, në grupe të ndryshme i dërgojnë në tokën shqiptare për të kryer akte spiunazhi, sabotazhi, terrorizmi e brigadizmi, për të ngjallur konfuzion në popull, për të inkurajuar elementë reaksionarë në Shqipëri dhe për të organizuar arratisje nga Shqipëria në Jugosllavi dhe në mënyrën më të poshtër të kryejnë një sërë aktesh të tilla si…”

Kështu thuhet, në mes të tjerash, në një relacion të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, që mban datën 16 nëntor 1951, të firmosur prej zëvendës ministrit Mihal Prifti, i cili titullohet: “Organizmi dhe aktiviteti i kriminelëve të luftës shqiptarë në Jugosllavi”. Ky relacion, në të cilin jepen të dhëna të hollësishme mbi aktivitetin e emigracionit politik shqiptar në Jugosllavi, fillimisht i është dërguar për miratim Enver Hoxhës, dhe më pas qeveria shqiptare e ka paraqitur atë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Me anë të këtij raporti të paraqitur në OKB, qeveria komuniste e Enver Hoxhës synonte të bënte presion ndaj vendeve Perëndimore dhe shteteve fqinje, të cilat strehonin, mbanin e stërvisnin grupe shqiptarësh të arratisur politikë, duke i përgatitur ata për të zbarkuar në Shqipëri, në përpjekje për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës.

Por raporti në fjalë është përgatitur kryesisht kundër Jugosllavisë së Titos, e cila, pas letrës së Inform byrosë dhe prishjes me Shqipërinë dhe Bashkimin Sovjetik më 1949, e zbuti politikën e saj ndaj Perëndimit dhe u bë strehë për shumë shqiptarë të arratisur për motive politike. Po çfarë thuhet më tej në atë relacion të Ministrisë së Jashtme, cilët ishin shqiptarët e arratisur në Jugosllavi për motive politike dhe si stërviteshin ata në bazat sekrete të Ulqinit e Shkupit nga oficerët e UDB-së? Për të gjitha këto bëhet fjalë në një sërë dokumentesh arkivore, një pjesë prej të cilave po I botojmë më poshtë në këtë shkrim, që janë nxjerrë nga dosjet e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, pas deklasifikimit që u është bërë atyre kohët e fundit.

Në fillim të relacionit të Ministrisë së Jashtme në Tiranë dërguar Enver Hoxhës, i cili ti tullohet: “Organizmi dhe aktiviteti i kriminelëve të luftës shqiptarë në Jugosllavi”, pasi bëhen disa akuza të karakterit politik në adresë të qeverisë jugosllave, e cila sipas qeverisë shqiptare ishte bërë një agjenturë në shërbim të anglo-amerikanëve, duke e transformuar Jugosllavinë në qendër intrigash dhe vatër ku përgatiteshin planet agresive kundër Bashkimit Sovjetik dhe demokracive popullore, më tej thuhet: “Jugosllavia është bërë dhe strehimi për kriminelët e luftës, të cilët i organizon dhe u jep çdo përkrahje për të zhvilluar veprimtarinë e tyre të poshtër kriminale kundër Demokracive Popullore dhe Republikës Popullore të Shqipërisë. Mbas daljes së rezolutës së Byrosë Informative, e cila demaskon tradhtinë e klikës fashiste të Beogradit, një numër I konsiderueshëm kriminelësh lufte shqiptarë, mbasi nuk gjenin vend në tokën shqiptare pse ndiqeshin nga forcat e mbrojtjes së popullit dhe nga vetë populli për të dhënë llogari, përkrimet e shëmtuara që kishin kryer në dëm të tij duke bashkë punuar me okupatorët italiano-gjermanë, kaluan në Jugosllavi, ku jo vetëm që nuk u arrestuan por u pritën përzemërsisht dhe me krahë hapur nga organet kompetente Jugosllave, duke u përdorur nga këta të fundit për qëllimet e tyre të poshtra kriminale agresive kundër popullit shqiptar dhe Republikës Popullore të Shqipërisë. Të tillë kriminelë janë sip.sh. Dan Kaloshi, Cen Elezi, Tahir Hoxha, Nik Sokoli, Mark Tunxi, Ndre Lufi, Gjon Lulosh Deshtanishta, Mehdi Ndreu, Marko Bib Vokri, Zef Gjon Sokoli, Ferdi Sima etj. Të cilët gjatë okupacionit nazi-fashist kanë qenë bashkë punëtorë aktivë të okupatorëve dhe së bashku me ta kanë luftuar kundër luftës nacional-çlirimtare duke udhëhequr e komanduar me qindra mercenarë që kanë pasur me vete. Ata kanë kryer krime të shëmtuara në popullatën civile, kanë vrarë e torturuar njerëz të pafajshëm, kanë djegur e plaçkitur fshatra të tëra etj”.

Në vijim të raportit të Ministrisë së Jashtme, për Enver Hoxhën, jepet ankesa e qeverisë shqiptare ndaj qeverisë së Beogradit, e cila, sipas saj, u kishte premtuar kthimin në Shqipëri të disa prej krerëve kryesorë të emigracionit politik shqiptar, që zhvillonin aktivitetin e tyre në Jugosllavi. Lidhur me këtë, në raportin në fjalë, midis të tjerash thuhet: “Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë duke ditur se një pjesë e mirë e këtyre kriminelëve të luftës shqiptare ndodheshin të lirë në Jugosllavi, kërkoi në shumë raste me anë notash e verbalisht dorëzimin e këtyre kriminelëve me damkë, armiq të betuar të popullit shqiptar, dhe njëkohësisht i kujtoi Qeverisë Jugosllave përgjegjësinë e rëndë që i binte për organizimin e këtyre kriminelëve kundër popullit shqiptar dhe Republikës Popullore të Shqipërisë. Mirëpo Qeveria fashiste Jugosllave me gjithë se në fillim në aparencë u angazhua për dorëzimin e kriminelëve Cen Elezi e Dan Kaloshi etj. me kalimin e kohës me pretekste false o që i karakterizon Qeveritë e tipit fashist, jo vetëm që nuk i dorëzoi, por përkundrazi grumbulloi e grupoi përreth tyre kriminelë e të arratisur të tjerë, të cilët nën kujdesin e oficerëve të UDB-së jugosllave organizohen e stërviten në shkolla e kurse të veçanta. Organizimin e këtyre kriminelëve Qeveria Jugosllave e bën me përkrahjen morale e materiale të imperialistëve amerikano-anglezë dhe sipas udhëzimeve dhe direktivave të tyre e në përputhje të plotë me planet luftë nxitëse të patronëve të saj. Kështu p.sh. kur imperialistët amerikano-anglezë në vitin 1949 krijuan në Paris të ashtu quajturin Komitet “Shqipëria e Lirë” kundër popullit shqiptar e Republikës Popullore të Shqipërisë me llumin e kriminelëve të luftës shqiptare si Hasan Dosti, Abaz Kupi etj. me spiunë të amerikano-anglezëve, të Titos të neofashistëve të Romës, të monarko-fashistëve të Vatikanit, që ndodhen në prehrin e tyre, e qënë bazë të vendimit të Posdamit duhet t‘I dorëzoheshin popullit shqiptar për të dhënë llogari për krimet e shëmtuara që kishin kryer, klika fashiste e Beogradit u shpejtua atë deklaronte se “ajo ishte për independencën e Shqipërisë e të popullit shqiptar” dhe se “s‘ka lidhje me këtë farë komitet etj. Klika fashiste e Beogradit e bëri këtë gjë për të fshehur lidhjet dhe bashkëpunimin e shëndoshë që ka ajo me shërbimet e fshehta të spiunazhit amerikano-anglez dhe për të mundur të gënjejë sadopak, popullin shqiptar dhe shqiptarët e Kosovës”.

Pas akuzave të qeverisë shqiptare ndaj Beogradit, i cili nuk e kishte mbajtur premtimin për të kthyer në Shqipëri disa nga krerët kryesorë të emigracionit antikomunist shqiptar që vepronin në shtetin fqinj, në vijim të raportit të Ministrisë së Jashtme flitet për një mbledhje që ata kanë bërë në Trieste. Lidhur me këtë, midis të tjerash, aty thuhet: “Por deklarata të tilla janë pa vlerë, pse populli Shqiptar është në dijeni të mbledhjes së përbashkët që u bë në Trieste në vitin 1949 me të deleguarit e famëkeqit Komitet “Shqipëria e Lirë” me kryeagjentin e monarko-fashistëve, tradhtarin e kriminelin e popullit shqiptar Abaz Ermenin, me xhelatin Xhafer Deva me agjentët e Titos në mes të të cilëve dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të okupatorëve gjermanë kriminelin dhe xhelatin e popullit të Kosovës, agjentin e vjetër të krahëve të Serbisë dhe tash agjentin e Itelligjencë-Servisit dhe të Titos Gani bej Kryeziun, vëllain e Seid Kryeziut anëtarit të Komitetit “Shqipëri e Lirë”. Në këtë mbledhje kanë asistuar dhe oficerë të spiunazhit amerikan dhe anglez. Ujdija ka qenë e plotë ndërmjet këtyre banditëve. Roli që i’ u ngarkua atje kriminelit Gani Bej Kryeziut ishte që sipas urdhërave dhe në bashkëpunim të ngushtë me spiunazhin jugosllav, të organizojë kriminelët e luftës që ndodhen në Jugosllavi, të rekrutojë mercenarë nga Kosova dhe Metohija dhe të hidhet në luftë të armatosur kundër popullit shqiptar dhe Republikës Popullore të Shqipërisë. Kështu që fill mbas mbledhjes së Triestes Qeveria franceze e Beogradit, filloi ta shtojë dhe ta intensifikojë sa më shumë aktivitetin armiqësor kundër Popullit Shqiptar dhe Republikës Popullore të Shqipërisë. Ajo në bashkëpunim të ngushtë me agjentët imperialistë në Jugosllavi, krijoi qendra të posaçme spiunazhi në afërsitë e kufirit Shqiptaro-Jugosllav, të cilat merren kryekëput me organizimin e kriminelëve të luftës shqiptare të spiunëve të çfarëdo marke e me rekrutimin e mercenarëve naivë, nga Kosova e Metohija, të cilët i stërvitin në kurse e shkolla të veçanta me anë të oficerëve të sprovuar të spiunazhit Jugosllav, mandej mbasi mbarojnë këto kurse speciale oficerët e UDB-së i armatosin me armë të çdollojshme, u mbushin xhepat me të holla dhe të udhëhequr prej tyre në grupe të ndryshme I dërgojnë në tokën Shqiptare për të kryer akte spiunazhi, sabotazhi, terrorizmi e brigandazhi, për të ngjallur konfuzion në popull, për të mos e lënë të qetë në punën e tij paqësore ndërtimtare për të inkurajuar elementët reaksionarë në Shqipëri dhe për të organizuar arratisjen nga Shqipëria në Jugosllavi dhe në mënyrën më të poshtër”.

Në vijim të raportit për veprimtarinë e emigracionit politik shqiptar në Jugosllavi, jepet një përmbledhje e plotë mbi aktet diversioniste që janë bërë në tokën shqiptare nga diverasantët e stërvitur nga oficerët jugosllavë të UDB-së. Lidhur me këtë, midis të tjerash, aty thuhet: “Në muajin Tetor 1949 një grup diversantësh të armatosur dhe të porositur posaçërisht nga kapiteni i UDB Vllado Popoviç u futën fshehurazi në tokën shqiptare, vranë anëtarin e partisë së Punës, kryetarin e lokalitetit të Kalasë së Dodës (rrethi i Kukësit) shokun Sabri Poda, dhe kur u larguan me zor e frikë si me grabitën familjet e Baftjar Dautit nga katundi Buzëmadh dhe të Zylfi Maliqit nga katundi Ujmisht (rrethi Kukësit). Akte të tilla terroriste grupet e diversantëve të udhëzuar nga oficerët e UDB-së Jugosllave kanë kryer edhe më vonë. Ata kanë vrarë Sekretarin e Këshillit të katundit Vukël, Ded Markun, nëntogerin e Ushtrisë Popullore, Melo Babaj, policin Mane Kazanin, reshter Ndue Markun, fshatarët Nikoll Prendin e Kasem Imerin etj. Gjithashtu për të krijuar panik në popull dhe për të sabotuar votimet e 28 majit 1950 që bëheshin për zgjedhjet e përfaqësuesve të popullit për në Kuvendin Popullor, grupet e ndryshme të diversantëve të ardhur nga Jugosllavia të udhëzuar nga oficerët e UDB kanë djegur më 27 maj shkollën e katundit Morinë (Kukës) dhe shkollën e katundit Myzejntë Tropojës, mbasi këto dy shkolla ishin caktuar për qendra votimi. Por në këtë mënyrë grupe të ndryshme të armatosura diversantësh ardhur nga Jugosllavia kanë prerë linjën telefonike Shistavec-Bicaj kanë therur e grabitur bagëti të fshatarëve me qëllim dëmtimi siç kanë therur p.sh. 17 krerë dhentë fshatarëve Xhemal Cani e Osman Shabani. Shpesh herë kanë shpërndarë material propogandistik me përmbajtje fashiste me anë të të cilit nxisin popullin për kryengritje të armatosur kundër qeverisë legale të popullit shqiptar, kanë hedhur bomba djegëse në shtëpitë e fshatarëve, kanë sulmuar zyrat e lokalitetit të Pacit në Tropojë etj”.

Raporti i qeverisë shqiptare për kampet e shqiptarëve në Mal të Zi, Kosovë e Maqedoni

“Bazat e fshehta ku UDB-ja stërvit shqiptarët në Jugosllavi”
Në raportin e Ministrisë së Jashtme, të titulluar: “Organizmi dhe aktiviteti i kriminelëve të luftës shqiptarë në Jugosllavi”, i cili i drejtohej personalisht Enver Hoxhës, midis të tjera ç’bëhet dhe një përmbledhje e hollësishme mbi bazat e fshehta në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni, ku UDB-ja jugosllave stërviste shqiptarët e arratisur për motive politike. Lidhur me këtë gjë, për të cilën Tirana zyrtare i referohet disa prej dëshmive të dhëna nga diversantët e kapur, në gjyqet e zhvilluara në vitet 1950-‘51, midis të tjerash në raportin në fjalë shkruhet: “Gjithë kjo veprimtari armiqësore e kryer nga qeveria fashiste e Beogradit me anë të organizatave të saj të spiunazhit kundër popullit shqiptar dhe Republikës Popullore të Shqipërisë, është e vërtetuar dhe e dokumentuar me shumë nga gjyqet që janë zhvilluar në Tiranë në maj 1950, me atë që është zhvilluar në Kukës në shtator 1950, si dhe me gjyqin që është zhvilluar në Peshkopi janar 1951, kundër agjentëve dhe diversantëve në shërbim të UDB-së. Qendra kryesore të spiunazhit jugosllav që drejton veprimtarinë e tyre të poshtër kundër popullit shqiptar, dhe Republikës Popullore të Shqipërisë, ndodhen në Prishtinë dhe Ohër, të cilat kanë degë të tyre vartëse që janë:

a) Në Mal të Zi, me qendër pune në Tivar, Podgoricë dhe Adreivice. Në këto qendra ata kanë grumbulluar dhjetëra kriminelë lufte dhe të arratisur shqiptarë të cilët kanë formuar grupe të ndryshme të armatosura diversantësh që kryesohen prej Nikoll Gjeto Tonaj, Vat Mali, Mark Pashku, Kol Gjergji, Gjon Kiri, Palok Luca, Preng Ndue Dusha, Cen Tahiri, Kol Pali, të cilët drejtohen e stërviten nga oficerë të zotë të UDB-së jugosllave, si kapitenët Pero Buzhanoviç, kapiten Stanko Gjokiq, n/toger Vido Ivmov etj.

b) Në Kosovë, me qendër në Prizren e Gjakovë, gjithashtu dhe në këto dy qendra janë grumbulluar me dhjetëra kriminelë lufte dhe t‘arratisur shqiptarë e mercenarë kosovarë që kryesohen prej Lutfi Spahisë, Dalip Nuhija, Rexhep Beca, Destan Parllaku, Marka Deda, Ber Abdullahi, Nik Sokoli, Cen Mala, Hasan Isufi, Ram Tahiri, Mark Tunxhi, Tahir Hoxha etj, që drejtohen, udhëzohen e armatosen nga oficerat e UDB-së, si p.sh. kapiten Vllado Popoviç, kapiten Mazllum Nimani etj.

c) Në Maqedoni, me qendër pune në Ohër, Dibër, Strugë dhe Res. Edhe në këto qendra kanë grumbulluar grupe spiunazhi të armatosur nga të cilët një pjesë janë kriminelë lufte shqiptarë dhe një pjesë të gabuar e të gënjyer prej tyre që kryesohen nga Qazim Lusha, Ferik Maliqi, Shaban Tormazi, Qemal Zagorçani, Abaz Tormazi, që drejtohen nga majori i UDB-së, Koço Bituxi, kapiten Jaçe Popodanov, kapiten Mile Gortiq, toger Svetko Jovanofski etj. Elementët që janë grupuar në këto qendra janë rekrutuar me metoda të ndryshme, sip.sh. me anë korrupsioni, presioni etj. Masandej pasi në shkruajnë deklarata të ndryshme se do të shërbejnë besnikërisht klikës fashiste të Beogradit, bëhen anëtarë dhe bashkëpunëtorë të shërbimit informative jugosllav”.

Marrë nga Memorie.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur mihal prifti raporti sekret per enver hoxhen vllado popovic vrasja e sabri podes mihal prifti raporti sekret per enver hoxhen vllado popovic vrasja e sabri podes

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...