https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Zjarret në Kukës, Prefekti Kuçana: Anuloni ato lajme se qarkullimi në tunelin e Kalimashit s’është ndërprerë, era
10 August 2021, 11:46Nga DOSJA
KUKËS– Prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana ka deklaruar se situata me zjarret në Kukës është përmirësuar me ndërhyrjen e forcave të Kosovës.
Në një deklaratë për mediat nga Kukësi, Kuçana tha se të gjithë ato lajmë që kanë raportuar se është ndërprerë qarkullimi i mjeteve në tunelin e Kalimashit, duhet të ‘anulohen’, pasi kjo gjë nuk është e vërtetë.
I pyetur se përse nuk u ndërhy më herët në këtë zonë, Kuçana tha se era e fortë ua ka vështirësuar punën forcave të zjarrfikësve.
“Sot situata është pak më e qetë se dje. Dje ishte kritike në hyrje të Kalimashit. Falë punës së vazhdueshme të strukturave, u bë e mundur që të shuhet zjarri dhe të anulohen ato lajme të rreme se qarkullimi i mjeteve është ndërprerë…Në këtë tunel në asnjë moment nuk është ndaluar qarkullimi. Bashkë me mjetet ajrore, është një helikopter që tashmë ka bërë nëntë rrugë, mbrëmë kanë ardhur edhe forca nga Kosova, 66 efektivë e zjarrfikëse dhe sot janë futur në operacion. Duhet të kemi parasysh se ka qenë një erë e fuqishme që ka shpërndarë zjarrin, ka ndihmuar në përhapje. Sapo shuaje një vatër, ktheje kurrizin për të shkuar tek vatra tjetër dhe ajo që sapo kishe fikur, ishte ndezur sërish…banorët janë të dëgjueshëm të gjithë,”- tha Kuçana ndër të tjera.
Sot Shqipëria është në ditën e 18 të luftës me zjarret. Problem ka mbetur zona e Kukësit, aty ku zjarri ka përfshirë zonën mbi tunelin e Kalimashit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forca zjarrfikëse të Kosovës, me ndihmën e të cilave është bërë i mundur izolimi i flakëve.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Emergjenca e krijuar për shkak të zjarreve, por edhe situata e përgjithshme e sigurisë rrugore dhe e rendit publik kanë pezulluar përkohësisht lejet vjetore të ...
TIRANË– 15 persona janë vënë në pranga, 16 janë proceduar penalisht dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se u kanë vëmë flakën hektarëve m...
TIRANË– Masa e sigurisë “Arrest shtëpie” do të vijojë të mbetet për Florida Beun e cila është akuzuar për “Ushtrim të ndikimit të pa ligjshëm” të funksiona...
VLORË– Mjegulla ka mbuluar jugun e vendit. Tymi nga zjarret e shumta që kanë përfshirë vendin javëve të fundit ka kapluar disa nga plazhet e mbushura me tu...
KUKËS– Një vatër shumë e rrezikshme zjarri masiv, mbi tunelin e Kalimashit, në Autostradën Shqipëri- Kosovë u mbyll në orët e para të ditës së sotme, (10.0...