Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Zyrtarët turk reagojnë pas publikimit të karikaturave të Erdoganit nga “Charlie Hebdo”: Sulmi nuk është as humor dhe a
28 October 2020, 08:36Nga DOSJA
TURQI– Zyrtarë kryesor turk kanë reaguar në lidhje me karikaturat që revista e përjavshme “Charlie Hebdo” ka bërë për presidentin Rexhep Tajip Erdogon. Ata kanë deklaruar se: Akti ishte një përpjekje e neveritshme për të përhapur racizmin kulturor dhe urrejtjen.
Zemërimi turk për karikaturën i ka rritur tensionet midis marrëdhëniet Turqisë dhe Francës dhe gjithçka nisi për shkak të karikaturave me Profetin Muhamed, e cila është arsyeja pse një adoleshent preu kokën e profesorit të tij në Paris javën e kaluar.
“Ne dënojmë me forcë karikaturat e presidentit tonë në një revistë franceze që nuk ka respekt për asnjë fe. Asgjë nuk është e shenjtë për ta, ato nuk kanë asnjë vlerë,“- ka shkruar zëdhënësi i Erdoganit Ibrahim Kalin në Twitter.
Gjithashtu ai ka shtuar se revista “Charlie Hebdo” tregon vetëm se sa “vulgarë dhe të pamoralshëm” janë ata.
“Sulmimi i pikëpamjeve private të dikujt nuk është humor dhe as liri e shprehjes,”- ka shtuar ai.
Fahretin Altun, zëdhënësi kryesor i Erdogan, ka thënë se propaganda anti-muslimane e Macron ishte “duke dhënë fryte”.
“Ne dënojmë veprimin më të neveritshëm të shkaktuar nga karikatura e fundit, e cila përhap racizëm dhe urrejtje,” shkroi Altun në Twitter.
Në kopertinën e Charlie Hebdo, Erdogan shihet i ulur me një këmishë të bardhë dhe të brendshme, duke mbajtur një kanaçe pije dhe duke mbajtur fundin e një gruaje me mbulesë, ndërkohë që vithet e saj janë të dukshme.
(k.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është prekur nga pandemia e koronavirusit. Me anë të një postimi në Facebook, ai ka njoftuar se pas...
KOSOVË– Ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa, do të dalë ditën e sotme para Gjykatës Speicale. Sipas gazetaExpress, Mustafa ka kohë deri në orën 1...
ARKTIK- Shkencëtarët kanë gjetur prova se depozitat e metanit të ngrirë në oqeanin Arktik të njohur si “gjigandët e gjumit të ciklit të karbonit“, kanë filluar ...
Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën vazhdon të rritet, duke kapërcyer shifrat e mbi 44 milionë personave të prekur nga virusi vdekjeprurës që ka...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u bëri thirrje qytetarëve të ndalojnë blerjen e mallrave franceze, duke iu bashkuar thirrjeve në të gjithë botën myslimane...
Derisa udhëheqësit e Bashkimit Evropian mendojnë për një sistem të ri migrimi, në publik kanë dalë raporte për migrantë që rrihen dhe abuzohen nga policia kroat...
BRUKSEL– Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, është infektur me kroonavirus. Lajmin e ka bërë vetë të ditur ku thotë se tashmë është iz...
KOSOVË- Bashkimi Europian ka reaguar pas cështjes së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Zëdhënës i shefit të diplomacisë së Bashkimit Eur...