LIVE UPDATES
Bota

Zyrtari i Pentagonit: Lufta në Ukrainë pritet të vazhdojë gjatë gjithë dimrit, me gjithë përpjekjet për marrëveshje

Gjatë një takimi me anëtarët e aleancës në kryeqytetin belg, Colby u përball gjithashtu me kritika të ashpra nga aleatët e SHBA-së dhe Ukrainës për deklaratat e tij kundër sulmeve të fundit të Kievit thellë brenda Rusisë.

18 November 2026, 09:22 Nga E.d
Zyrtari i Pentagonit: Lufta në Ukrainë pritet të vazhdojë
Nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, Elbridge Colby

Një zyrtar i lartë i Pentagonit u ka thënë aleatëve të NATO-s se Moska ka të ngjarë ta vazhdojë luftën në Ukrainë të paktën edhe gjatë muajve të dimrit, me gjithë përpjekjet e Uashingtonit për ta ndërmjetësuar një armëpushim dhe një marrëveshje për paqe mes Rusisë dhe Ukrainës.

Nënsekretari amerikan i Mbrojtjes, Elbridge Colby, i bëri këto komente më 17 nëntor në Bruksel.

Gjatë një takimi me anëtarët e aleancës në kryeqytetin belg, Colby u përball gjithashtu me kritika të ashpra nga aleatët e SHBA-së dhe Ukrainës për deklaratat e tij kundër sulmeve të fundit të Kievit thellë brenda Rusisë.

Colby mori pjesë në një takim të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, i cili është grupim joformal i rreth 50 shteteve, që bashkërendon mbështetjen ushtarake për Ukrainën mes aleatëve perëndimorë. Ai njihet edhe si Grupi i Ramsteinit. 

Nënsekretari amerikan i Mbrojtjes tha se, “me ardhjen e dimrit, duket se Rusia do të vazhdojë të grumbullojë edhe më shumë trupa dhe ta përdorë ekonominë për ta zgjatur luftën”. Ai shtoi se të gjithë duhet të jenë të përgatitur që lufta “të vazhdojë”.

Colby tha se presidenti amerikan, Donald Trump, mbetet “plotësisht i përkushtuar për t’i dhënë fund këtij konflikti, me kushte që garantojnë paqe të qëndrueshme”.

Trump pritet të marrë pjesë në një takim në qytetin kinez, Shenzhen, së bashku me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe liderin kinez, Xi Jinping, ku pritet të diskutohet për luftën dhe përpjekjet e ndryshme për t’i dhënë fund asaj. 

Në të njëjtën ditë, të dërguarit e Trumpit për paqe, dhëndri i tij Jared Kushner dhe Steve Witkoff, pritet të marrin pjesë në një takim në Berlin me Koalicionin e Vullnetit, grupit të udhëhequr nga Gjermania, Franca dhe Britania, i krijuar për të mbështetur përpjekjet ndërmjetësuese të Uashingtonit dhe për të shqyrtuar mundësinë e krijimit të një misioni paqeruajtës, në rast se arrihet marrëveshje armëpushimi në Ukrainë.

“Sulmet nuk patën ndikim”

Colby e kritikoi gjithashtu Ukrainën për sulmet që ka kryer rishtazi thellë brenda Rusisë. Në shënjestër të atyre sulmeve kanë qenë objektet energjetike ruse dhe depot e gjigantit rus të tregtisë elektronike, Wildberries.

“Vlerësimi ynë është se këto sulme nuk kanë qenë efektive në përshpejtimin e përfundimit të luftës dhe as nuk kanë ndihmuar në frenimin e përparimit të Rusisë në vijën e frontit”, tha Colby.

“Për më tepër, sulme të tilla, veçanërisht ato që shënjestrojnë infrastrukturën civile, siç janë objektet e Wildberries, me gjasë e kanë forcuar edhe më shumë vendosmërinë e popullit rus dhe gatishmërinë e vetë Kremlinit për ta përshkallëzuar konfliktin”, shtoi ai.

Megjithatë, ai theksoi se “Ukraina nuk duhet të detyrohet të luftojë me duart e lidhura pas shpine”, duke shtuar se sulmet “e përqendruara në vijën e frontit dhe në mbështetjen e drejtpërdrejtë të luftimeve në atë zonë janë çështje tjetër, natyrisht”. 

Deklaratat e tij vijnë në kohën kur Ukraina goditi urën strategjike dhe simbolike të Kerçit, e cila lidh Rusinë me gadishullin ukrainas të Krimesë, të aneksuar jashtëligjshëm nga Moska. Kjo ka bërë që përpjekjet e Kremlinit për ta furnizuar rajonin e pushtuar të kufizohen ndjeshëm. Ura është e vetmja lidhje e drejtpërdrejtë rrugore dhe hekurudhore mes Rusisë dhe gadishullit në Detin e Zi.

Kievi ka goditur objektiva brenda Rusisë në përgjigje të intensifikimit të sulmeve të Kremlinit ndaj infrastrukturës civile ukrainase, përfshirë objektet energjetike. Këto sulme kanë shkaktuar mungesa të karburantit në prag të muajve të dimrit, që pritet të jenë veçanërisht të vështirë.

Kryeministri ukrainas, Serhiy Koretskiy, i tha Radios Evropa e Lirë më 16 nëntor se Rusia synon “t’ua shuajë vullnetin” ukrainasve në kohën kur po hyn dimri. 

Kritikat e Colbyt për sulmet e Ukrainës thellë brenda Rusisë u kundërshtuan nga aleatët amerikanë dhe ukrainas.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cilësoi këto kritika si “veprim mjaft i pamend”.

“Në vend që të kritikohet Ukraina për sulmet në thellësi të territorit rus, është më mirë të kritikohen sulmet terroriste që kryhen çdo natë dhe çdo ditë ndaj infrastrukturës energjetike, ujësjellësit dhe ngrohjes në Ukrainë”, u tha ai gazetarëve, duke iu referuar sulmeve të pareshtura ruse ndaj objekteve civile ukrainase.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, shprehu të njëjtin qëndrim, duke thënë se sulmet e Ukrainës “kanë ndihmuar në dobësimin e makinerisë së luftës së Putinit, duke fituar kohë dhe duke shpëtuar jetë”./REL

NATO Ukrainë rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin