Moti i keq përfshin vendin/ Pukë, Fushë-Arrëz, Kukës e Tropojë pa energji, reshjet e shiut shkaktojnë dëme në banesa dhe rrugë
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Kushtet atmosferike në Shkodër shkaktojnë ndërprerjen e energjisë elektrike/ Erërat e forta rrëzojnë disa pem&eu...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
Bahreini konsiderohet një pikë strategjike në rajon, pasi në territorin e tij ndodhet edhe Flota e Pestë e Marinës Amerikane.
KUVAJT- Një tjetër valë sulmesh ushtarake është regjistruar herët këtë të mërkurë në Lindjen e Mesme. Bahreini njoftoi se kishte zmbrapsur sulmet ajrore iraniane, ndërsa Kuvajti aktivizoi sistemet e mbrojtjes ajrore për të neutralizuar dronët armiqësorë.
Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kryen një sulm të ri ajror në ishullin iranian Qeshm, në Ngushticën e Hormuzit, duke shënjestruar një objekt të lëshimit të raketave. Sipas një zyrtari ushtarak amerikan, sulmi ishte kundërpërgjigje ndaj goditjeve iraniane kundër personelit dhe instalimeve ushtarake amerikane në rajon. Forcat e armatosura të Bahreinit njoftuan në orët e para të së mërkurës se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin neutralizuar disa sulme që ia atribuuan Iranit.
Në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare e lajmeve BNA, Shtabi i Përgjithshëm bëri të ditur se mbrojtja ajrore kishte arritur të zmbrapste sulmet, pa dhënë detaje mbi numrin e objektivave apo zonat e shënjestruara. Bahreini konsiderohet një pikë strategjike në rajon, pasi në territorin e tij ndodhet edhe Flota e Pestë e Marinës Amerikane.
Situatë alarmi u regjistrua edhe në Kuvajt, ku forcat e armatosura njoftuan për aktivizimin e sistemeve kundërajrore për t'iu përgjigjur sulmeve me mjete fluturuese pa pilot. Përmes një njoftimi në platformën X, Shtabi i Përgjithshëm sqaroi se shpërthimet e dëgjuara nga banorët ishin shkaktuar nga përgjimi i objektivave armike prej sistemeve të mbrojtjes ajrore. Autoritetet nuk dhanë fillimisht informacion mbi origjinën e dronëve, dëmet e mundshme apo viktimat.
SHBA godet objektin e lëshimit të raketave në ishullin Qeshm
Ndërkohë, ushtria amerikane kreu një tjetër sulm ajror në ishullin iranian Qeshm, në Ngushticën e Hormuzit. Një zyrtar ushtarak amerikan, duke folur për Reuters në kushte anonimiteti, konfirmoi se një avion luftarak kishte goditur një objekt të përdorur për lëshimin e raketave. Sipas tij, operacioni ishte ndërmarrë si kundërpërgjigje ndaj sulmeve iraniane kundër forcave dhe instalimeve amerikane në rajon.
Nga ana tjetër, agjencia iraniane e lajmeve Mehr raportoi se sulmi nuk kishte shkaktuar dëme në zonat e banuara apo në infrastrukturën e ishullit. Zhvillimet e fundit tregojnë vijimin e shkëmbimit të goditjeve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ndërsa përplasjet po përfshijnë gjithnjë e më shumë edhe vende të tjera të Gjirit Persik./Dosja.al
Foto ilustruse SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë humbur statusin e vendit që kishte eliminuar fruthin, për herë të parë që pre...
Foto ilustruse FRANCA- Rreth 15 mijë persona janë arrestuar në Francë gjatë protestave kundër masave shtrënguese ekonomike ...
Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin Ky takim që do të zhvillohet të enjten është cilësuar si historik nga shumëku...
Foto ilustruse SHBA- Një sërë shërbimesh të Apple u përballën me ndërprerje dhe probleme funksionimi të mart...
Jensen Huang Bordi drejtues i Nvidia nuk po shqyrton mundësinë e rikthimit të Jensen Huang në postin e drejtorit ekzekutiv, pavarësis...
KINË- Ky takim që do të zhvillohet të enjten është cilësuar si historik nga shumëkush ndaj edhe pritjet janë ...
NORVEGJI- Kompania norvegjeze e naftës dhe gazit Equinor ka zbuluar një sulm kibernetik në disa prej sistemeve të saj të teknolog...
PARIS- Gjykata administrative e Parisit ka pezulluar këtë të martë një urdhër të policisë me qëllim ndalesën ...
foto ilustruese IZRAEL- Izraeli ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë britanike për të vendosur sanksione ndaj tetë kompan...
IZRAEL- Informacionet e mbledhura nga shërbimi sekret izraelit, Mossad, dyshohet se kanë luajtur një rol të rëndësishëm...