LIVE UPDATES
Bota

Rrjedhja e të dhënave vë në pozitë të vështirë Deutsche Bank

Banka u përpoq ta minimizonte çështjen dhe deklaroi se nuk pret pasoja të konsiderueshme financiare nga rrjedhja e të dhënave.

18 November 2026, 08:50 Nga E.d
Rrjedhja e të dhënave vë në pozitë të
Foto ilustruse

Deutsche Bank po përballet sërish me akuza për praktika të dyshimta biznesi. Bëhet fjalë për marrëdhëniet me klientë të diskutueshëm nga pikëpamja ligjore, zbatimin e mangët të masave kundër pastrimit të parave, si dhe dështime shumëvjeçare në kontrollet e brendshme.

Sipas deklaratave të tyre, media ndërkombëtare kanë analizuar më shumë se 15 milionë dokumente të brendshme të koncernit të listuar në indeksin DAX me seli në Frankfurt. Mes tyre ndodhen mbi nëntë milionë e-maile, si dhe raporte, prezantime dhe shënime kalendarike. Të dhënat u janë vënë në dispozicion gazetarëve. Në analizimin e tyre morën pjesë ndër të tjera revista „Der Spiegel”, emisioni televiziv „ZDF frontal”, „The New York Times” dhe britanikja „Financial Times”.

Reagimet e para të tregut

Zbulimi i rrjedhjes së të dhënave ushtroi të martën (17.11.2026) presion të madh mbi aksionet e bankës. Ato ranë deri në 6,2 për qind, duke zbritur përkohësisht në 30,88 euro dhe duke u bërë kështu humbësi më i madh në indeksin DAX.

„Në një periudhë afatshkurtër, zbulimet nuk e ndihmojnë aspak kursin e aksionit”, tha për agjencinë e lajmeve Reuters Jochen Stanzl, kryeanalist i tregjeve në Consorsbank. „Reagimi i parë i investitorëve, kur ka pasiguri, është shitja dhe ky rast nuk bën përjashtim.”

Megjithatë, sipas Stanzl, aktualisht nuk është e mundur të parashikohet se si do të zhvillohen raportimet mediatike dhe „nëse nga disa prej informacioneve të përmendura do të lindin rreziqe të tjera ligjore apo rregullatore për bankën”.

Banka u përpoq ta minimizonte çështjen dhe deklaroi se nuk pret pasoja të konsiderueshme financiare nga rrjedhja e të dhënave. Rastet në fjalë datojnë „shumë vite më parë”. Ato ishin shqyrtuar në atë kohë dhe banka kishte bashkëpunuar ngushtë me autoritetet rregullatore. Nën drejtimin e kreut të bordit drejtues Christian Sewing, banka ka kaluar nëpër „një transformim rrënjësor”, deklaroi institucioni financiar.

Çfarë ndodhi me ndryshimin e kulturës së korporatës?

Edhe pse banka publikisht shfaqet e qetë, të dhënat që kanë dalë tani në dritë mund të përmbajnë ende informacione me pasoja serioze. Gjatë viteve të fundit, banka me seli në Frankfurt është akuzuar disa herë për sjellje të dyshimta, madje edhe kriminale, dhe është përfshirë në një numër të madh procesesh gjyqësore. Të dhënat e zbuluara tani mund të hedhin një dritë të re edhe mbi këto procese të mëparshme.

Deutsche Bank nuk e mohon vërtetësinë e dokumenteve të publikuara deri tani, por deklaroi se rastet që aktualisht janë në qendër të raportimeve mediatike datojnë, „në disa raste, madje dy dekada më parë”. Nën drejtimin e Christian Sewing, i cili është në krye të koncernit që prej vitit 2018, banka jo vetëm që ka ndryshuar rrënjësisht, por nga viti 2019 deri në vitin 2025 ka investuar shtatë miliardë euro për përmirësimin e kontrolleve të brendshme. Megjithatë, Deutsche Bank është kontrolluar në mënyrë të përsëritur nga prokuroria në kuadër të hetimeve lidhur me dyshimet për pastrim parash.

Për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

„Der Spiegel” raporton për modele që përsëriteshin vazhdimisht. Sipas revistës, paralajmërimet dhe shqetësimet e brendshme shpërfilleshin, me qëllim që të vazhdonin marrëveshje problematike ose të krijoheshin marrëdhënie të reja me klientë.

Dokumentet tregojnë, ndër të tjera, se si institucioni financiar kërkonte të tërhiqte si klientë oligarkë dhe se si synonte të zgjeronte biznesin e tij në Rusi vetëm pak para fillimit të luftës në Ukrainë. Në të dhëna gjenden gjithashtu hollësi të reja mbi marrëdhënien shumëvjeçare të biznesit me autorin e dënuar të krimeve seksuale Jeffrey Epstein, si dhe mbi marrëdhëniet e bankës me presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump.

Dokumentet pretendohet të tregojnë gjithashtu se si banka hartonte modele të diskutueshme të optimizimit tatimor për klientë të pasur. Ato ofrojnë gjithashtu informacione mbi marrëveshje në fushën e armatimeve me shtete problematike, angazhimin e bankës me klientë nga sektorë që dëmtojnë klimën, si dhe vazhdimin e mbajtjes së llogarive për donacionet e AfD-së, pavarësisht kundërshtimeve të brendshme.

Shqetësim në bursa

Pasojat potencialisht të rënda të rrjedhjes së të dhënave për Deutsche Bank nuk janë shqetësimi i vetëm i investitorëve në bursa. Tregjet vazhdojnë të jenë të përqendruara edhe te pasojat e aferës që lidhet me prodhuesin e çipave Nvidia, i cili në mbrëmjen e 17 marsit, sipas orës amerikane, publikon raportin e tij tremujor.

„Përveç shifrave dhe parashikimeve, investitorët po merren me një ndryshim të mundshëm strategjie dhe me pyetjen nëse Jensen Huang mund të rikthehet në krye të kompanisë”, citoi Reuters Jürgen Molnar nga RoboMarkets.

Bashkëthemeluesi i Nvidia-s, Huang, dha dorëheqjen nga posti i CEO-s javën e kaluar si pasojë e një afere të dyshuar spiunazhi. Disa kanë frikë se bumi i inteligjencës artificiale (IA) mund të humbasë vrullin, pasi me largimin e Huang skena ka humbur një nga mbështetësit më të fuqishëm të kësaj teknologjie të së ardhmes./DW

Deutsche Bank pozitë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin