18 November 2026, 19:34
Nga E.M

TIRANË- Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu nëpërmjet një videoje të publikuar në Facebooku-un e saj ka prezantuar nga Kuvendi pikat kryesore të buxhetit për vitin 2027, i cili kap vlerën e 10 miliardë eurove.
Ajo citoi se ky projektbuxhet ka për synim ta përkthejë rritjen ekonomike të vendit në lehtësira konkrete për qytetarët, duke parashikuar uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për 54 produkte të shportës, si dhe uljen me 32 lekë për litër të çmimit të karburantit përmes ndryshimit të taksës së qarkullimit.
Më tëj Koçiu në video deklaroi se projektbuxheti përfshin po ashtu rritjen e pensioneve, uljen e tatimit mbi pagën për shtresën e mesme, mbështetje mujore për fëmijët deri në moshën 5-vjeçare, lehtësi strehimi për çiftet e reja dhe rritje të bursave për studentët në nevojë.
“Që mos t’u marrë kohën kolegëve dhe meqënëse pasqyrat që mbajmë në duar na japin mundësinë për këtë komunikim, doja të ndaja drejtpërdrejt me qytetarët thelbin e këtij buxheti historik. Shqipëria ka fituar një fuqi të re ekonomike. Por kjo fuqi nuk matet vetëm me shifra, investime apo me zhvillimin e përditë. Ajo matet mbi të gjitha me ndryshimet që sjell në jetën e përditshme të njerëzve. Ne e dimë se rritja ekonomike nuk ndihet njësoj në çdo familje. Rriten pagat, por rriten edhe çmimet. Shtohen të ardhurat, por dhe nevoja dhe pritshmëritë e njerëzve. Një nënë që shkon në treg për të mbushur shportën e familjes. Një pensionist që llogarit çdo lekë për ushqimet dhe ilaçet. Apo një çift i ri që dëshiron të blejë shtëpinë e tij. Nuk e matin ekonominë me statistika, por me mundësinë për të jetuar më mirë. E pikërisht për këtë arsye, buxheti i vitit 2027, me një vlerë historike prej 10 miliardë eurosh, vendos në qendër njerëzit dhe familjet shqiptare. Kjo do të thotë: më pak shpenzime për produktet bazë me uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për 54 produktet e shportës, 32 lekë më pak për litër karburant në pompë, përmes ndryshimit të taksës së qarkullimit. Rritjen më e madhe për pensionistët, më pak tatim mbi pagën për shtresat e mesme, mbështetje mujore për bebet gjatë pesë viteve të para, më shumë mundësi strehimi për familjet e reja dhe bursa më të larta për studentët në nevojë. Sepse nuk mjafton që ekonomia të rritet, ajo duhet të përkthehet në më shumë siguri, më shumë mundësi dhe më shumë mirëqenie për qytetarët. Dhe kjo është Shqipëria europiane që duam të ndërtojmë, një vend më i zhvilluar, ku çdo familje ka më shumë siguri për të sotmen dhe më shumë besim tek e ardhmja”, u shpreh Koçiu./Dosja.al
Albana Koçiu
Politike
18 November 2026, 19:31
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur lidhur mbi ndalimin që policia po i bën zhvillim...
Politike
18 November 2026, 19:30
E.M
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, gjatë fjalës së tij në Kuvend për buxhetin e vitit 2027 e citoi...
Politike
18 November 2026, 18:51
E. D
SERBI- Dita e dytë e seancës konstituive të Kuvendit të Serbisë është shoqëruar me përplasje të forta me...
Politike
18 November 2026, 18:17
E. D
Bledi Çuçi dhe Elisa Spiropali
TIRANË- Pas përjashtimit nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Socialiste, Eli...
Politike
18 November 2026, 18:12
E.M
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu tha në Kubend për buxhetin e vitit 2027 se parashikohet hapja e pesë zyrave të reja...
Politike
18 November 2026, 17:35
E. D
KOSOVË- Pas rreth gjashtë orësh qëndrimi në shtëpinë e tij në Prishtinë, Jakup Krasniqi ka përfunduar vizit&e...
Politike
18 November 2026, 17:33
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u bëri sërish ftesë partive të reja opozitare që të...
Politike
18 November 2026, 17:15
E.M
TIRANË- Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, pohoi në Kuvend për buxhetin 2027 se prioritet në kulturë &eum...
Politike
18 November 2026, 17:07
E.M
TIRANË- Taulant Balla gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se Partia Demokratike u përpoq të sulmonte buxh...
Politike
18 November 2026, 17:02
E.M
TIRANË- Ministri i Brendshëm Ervin Demo gjatë fjalës së tij për buxhetin e vitit 2027 tha se viti i ardhshëm do të vend...