18 November 2026, 14:31
Nga G.M
I riu
TIRANË- Një i ri ka denoncuar publikisht një rast të dhunës nga efektivë të policisë, pas shoqërimit të tij në Komisariatin nr.1 në Tiranë, ku ishte dërguar së bashku me një person tjetër pas protestave në kryeqytet. Ai shfaqet me syrin e nxirë dhe të ënjtur, ndërsa tregon se është goditur në mënyrë të përsëritur në një zyrë brenda komisariatit nga Roki Pepa dhe Ervin Hasrama.
Sipas të riut, gjithçka nisi pas shpërndarjes së protestuesve, kur ai dhe shoku i tij u shoqëruan nga policia. Ai tregon se fillimisht u mbajt në ambientet e paraburgimit, ndërsa më pas u thirr në një zyrë, ku pretendon se është fyer dhe dhunuar fizikisht. Pas dhunës, i riu u shpreh se i është ofruar ndihmë për vëllain e sëmurë.
“Kur po shpërndaheshim, vjen një makinë. Isha me një shok dhe na shoqërojnë tek komisariati nr. 1. Në fillim më çojnë në paraburgim. Më pas vjen njëri dhe më thotë “të kërkon shefi sipër”. Ishte Roki Pepa, filloi direkt me fjalë banale bashkë me Ervin Hasramën që më kanë goditur pa pushim. Roki Pepa tha “mos harro se e ke personale. Mos harro se këto pllaka kishe për t’i larë në gjak”. Tani nuk e di a është krim të protestosh, por kjo është një gjë që do ta denoncoj dhe do t’i shkoj deri në fund. Nuk e fal. Thjesht hajde pa këtu sipër, pse proteston dhe shan. Më çuan sipër tek zyra dhe më kanë goditur. Ishte vetë Roki Pepa dhe Ervin Hasrama. Pas kësaj dhune, më nxjerrin një djalë në telefon. Kam pasur disa probleme me anën e shëndetësisë sepse kisha vëllain e vogël e kisha sëmurë dhe shteti nuk më është përgjigjur. Më tha do t’i rregullojmë ne. Ne presim që të dhunohemi dhe më pas të na ndihmojnë këta.”, deklaroi i riu./Dosja.al
Ervin Hasrama Roki Pepa
Aktualitet
18 November 2026, 14:22
G.M
Valentin Ftoni
TIRANË- 52-vjeçari Valentin Ftoni, është ekstraduar nga Nju Jorku drejt Shqipërisë pas 25 vitesh në arrati...
Aktualitet
18 November 2026, 14:16
G.M
permbytje
TIRANË- Reshjet e dendura të shiut që pritet të përfshijnë vendin mund të sjellin probleme me përmbyt...
Aktualitet
18 November 2026, 14:05
E.d
Prokuroria e Posaçme
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur ditën e sotme në...
Aktualitet
18 November 2026, 13:57
G.M
pamje
DURRËS- Vështirësitë për të tërhequr pensionet vijojnë të shqetësojnë të moshuarit në D...
Aktualitet
18 November 2026, 13:32
G.M
foto ilustruese
FIER- Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, në Fier, pasi u kap në flagrancë me lën...
Aktualitet
18 November 2026, 13:18
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në fshatin Mullet të Tiranës, ku një 24-vje&cce...
Aktualitet
18 November 2026, 13:06
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Gjykata e Posaçme miratoi masën e dhënë në mungesë arrest në burg për Kevin Margjonin, pas ek...
Aktualitet
18 November 2026, 13:04
G.M
Një person duke valëvitur një flamur të Shqipërisë gjatë protestës antiqeveritare të 24 tetorit 2026 në Tiran...
Aktualitet
18 November 2026, 12:56
E.d
Prokuroria e Tiranës
TIRANA- Prokuroria e Tiranës ka dërguar ditën e sotme në gjyq administratoren dhe pronarin e shoqër...
Aktualitet
18 November 2026, 12:31
E.d
Foto ilustruse
SHKODRA- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër–Koplik, ku dy automjete janë përplas...