LIVE UPDATES
Sport

Adri Mehmeti, talenti shqiptar që po mahnit Amerikën: 17 vjeç dhe titullar në MLS

Prindërit shqiptarë, dashuria për futbollin që në fëmijëri dhe debutimi me kombëtaren amerikane. Mesfushori i New York Red Bulls po konsiderohet si një nga talentet më premtuese të futbollit në Amerikën e Veriut.

22 October 2026, 22:27 Nga DOSJA
Adri Mehmeti, talenti shqiptar që po mahnit Amerikën: 17 vjeç

SHBA - Adri Mehmeti është vetëm 17 vjeç, por po përjeton një ngjitje të jashtëzakonshme në futbollin amerikan. Mesfushori i New York Red Bulls është shndërruar në titullar të skuadrës së tij dhe ka bërë tashmë edhe debutimin me kombëtaren e parë të Shteteve të Bashkuara.

I qetë, i sigurt në vetvete dhe me një pjekuri që nuk përputhet me moshën, Mehmeti po tërheq vëmendjen si një nga talentet më premtuese të futbollit në Amerikën e Veriut. Në një intervistë për CNN Sports, ai pranon se gjithçka ka ndodhur më shpejt nga sa e kishte imagjinuar.

“Një vit isha te skuadra e dytë dhe vitin tjetër te ekipi i parë. Në fillim mendoja: ‘Uau, kjo është e pabesueshme’”, tregon ai, duke falënderuar trajnerët dhe stafin që i kanë besuar një rol të rëndësishëm, pavarësisht moshës së re.

Babai shqiptar, ndikimi më i madh në karrierën e tij
Historia e Mehmetit me futbollin nis shumë herët. Ai kujton se filloi të godiste topin me të atin që kur ishte rreth dy vjeç, në oborrin e shtëpisë. Pikërisht aty lindi dashuria për lojën që sot është bërë pjesë e pandashme e jetës së tij.

“Babai im ka qenë ndikimi më i madh, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Kemi luajtur me top çdo ditë në oborr dhe kjo më bëri të dashurohesha me futbollin”, rrëfen 17-vjeçari.

Të dy prindërit e tij janë me origjinë shqiptare, ndërsa i ati ka luajtur futboll edhe në rininë e tij, duke përfaqësuar Shqipërinë në nivelet e moshave. Kjo lidhje familjare me vendin e origjinës ka qenë pjesë e rëndësishme e rrugëtimit të mesfushorit, i cili më parë ka luajtur edhe me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë.

Megjithatë, karriera e tij mori një tjetër drejtim në arenën ndërkombëtare, pasi trajneri Mauricio Pochettino e grumbulloi me kombëtaren e parë të SHBA-së.

Nga akademia te kombëtarja amerikane
Mehmeti iu bashkua akademisë së New York Red Bulls në vitin 2019, kur ishte rreth 10 vjeç. Përparimi i tij ishte i shpejtë dhe në shkurt debutoi me ekipin e parë, në moshën 16-vjeçare. Në prill shënoi golin e tij të parë në Major League Soccer (MLS), kampionatin elitar amerikan.

Në shtator erdhi edhe momenti i madh në arenën ndërkombëtare. Mehmeti debutoi me kombëtaren e parë të SHBA-së në fitoren 4-1 ndaj Perusë, duke u aktivizuar në minutën e 88-të në vend të Tyler Adams, një tjetër futbollist që është formuar te New York Red Bulls.

“Cilësia ishte shumë e lartë. Edhe në stërvitjet me lojtarë në hapësira të vogla, mund të dalloje intensitetin dhe shpejtësinë. Ishte një përvojë e shkëlqyer”, shprehet ai.

Një adoleshent me ambicie të mëdha
Pavarësisht se është bërë pjesë e futbollit profesionist dhe e kombëtares, Mehmeti vazhdon ende shkollën, duke ndjekur mësimet në distancë mes stërvitjeve dhe ndeshjeve. Madje, ai ende nuk ka patentë dhe shkon në stërvitje me makinën e nënës së tij.

Në kohën e lirë luan videolojëra dhe golf me shokët e skuadrës, por futbolli mbetet gjithmonë në qendër të vëmendjes. Ai analizon ndeshje dhe pamje të lojës së tij për të përmirësuar vazhdimisht performancën.

Mes futbollistëve që admiron përmend Rodrin dhe Pedrin e Barcelonës, si edhe Elliot Andersonin e Manchester Cityt, të cilët i sheh si shembuj për t'u ndjekur.

Talenti i tij ka tërhequr interes edhe nga klube europiane, sipas raportimeve, ndërsa në SHBA shihet si pjesë e brezit të ri që mund të luajë një rol të rëndësishëm në të ardhmen e kombëtares.

Për momentin, 17-vjeçari mbetet i përqendruar te New York Red Bulls, ku po ndërton hap pas hapi karrierën e tij. Fundjava e ardhshme do t'i rezervojë një tjetër sfidë të veçantë, përballjen me Inter Miami të Lionel Messit.

Nga një fëmijë që luante me të atin në oborrin e shtëpisë, Adri Mehmeti po hedh hapa të rëndësishëm drejt futbollit të madh. Dhe, siç e tregon vetë, këtë rrugëtim dëshiron ta përjetojë me të njëjtën buzëqeshje që e shoqëron çdo ditë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...