24 November 2026, 21:04
Nga E.M

TURQI- Aksidenti tragjik i regjistruar pasditen e së martës, më 24 nëntor, në Eskisehir të Turqisë, ku një helikopter ushtarak është rrëzuar gjatë një fluturimi stërvitor, ka shkaktuar vdekjen e pesë ushtarëve që ndodheshin në bord.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, e cila bëri të ditur se helikopteri i tipit AS-532 Cougar ishte nisur nga Eskisehiri për të zhvilluar një mision stërvitor, por gjatë fluturimit pësoi një aksident.
Ministria njoftoi se ekipet e kërkim-shpëtimit kishin lokalizuar mbetjet e helikopterit dhe kishin nisur operacionet në zonën ku kishte ndodhur rrëzimi. Më vonë u konfirmua se pesë ushtarët që ndodheshin në bord kishin humbur jetën.
Në vendngjarje u angazhuan disa ekipe shpëtimi, ndërsa autoritetet turke pritet të hedhin dritë mbi rrethanat dhe shkaqet që çuan në rrëzimin e mjetit fluturues.
Çfarë dihet për helikopterin AS-532 Cougar?
AS-532 Cougar është një helikopter ushtarak shumëfunksional, me dy motorë, i projektuar për transportin e trupave, evakuimin mjekësor dhe operacionet e kërkim-shpëtimit.
Ai ka një ekuipazh prej tre personash dhe, në varësi të kushteve të fluturimit, mund të transportojë nga 20 deri në 29 ushtarë të pajisur plotësisht, ose gjashtë persona të plagosur me barela.
Helikopteri mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 249 deri në 282 kilometra në orë dhe ka një rreze veprimi prej rreth 573 kilometrash. Përveç misioneve të transportit, disa versione të tij mund të pajisen edhe me armatime, përfshirë mitralozë, raketahedhës dhe raketa kundër anijeve.
Ky është aksidenti i dytë fatal me një helikopter ushtarak në Turqi brenda një periudhe prej rreth dy javësh.
Më 12 nëntor, një tjetër helikopter ushtarak i tipit S-70 u rrëzua në rajonin Yesilirt, në provincën Malatya. Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën katër ushtarë.
Edhe në atë rast, Ministria turke e Mbrojtjes bëri të ditur se shkaqet e rrëzimit nuk ishin përcaktuar ende./Dosja.al
Turqi
Bota
24 November 2026, 20:55
G.M
Justin Timberlake
SHBA- Këngëtari i njohur Justin Timberlake ka vendosur të ndajë me publikun histori dhe momente personale që...
Bota
24 November 2026, 20:28
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Microsoft ka shpallur nivelin më të lartë të alarmit brenda kompanisë, të njohur si “Code Red”,...
Bota
24 November 2026, 20:20
G.M
foto ilustruese
SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatit një ndryshim të rëndësishëm në mëny...
Bota
24 November 2026, 20:11
E.M
SHBA- Komiteti i Senatit Amerikan ka nisur hetimet zëvendëspresidentin JD Vance për të përcaktuar nëse ai ka ndikuar në dh&e...
Bota
24 November 2026, 20:00
E.M
BRITANI- Policia britanike është vënë nën hetim të një “substance të panjohur”, e cila shkaktoi evakui...
Bota
24 November 2026, 20:00
E.d
Parastou Ahmadi
IRAN- Këngëtarja iraniane Parastou Ahmadi, 29 vjeçe është dënuar me 74 goditje me kamxhik, pasi performoi n&eu...
Bota
24 November 2026, 19:32
E.M
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka paralajmëruar 11 shtete anëtare se rrezikojnë të shkelin rregullat e shpenzimeve të Bashkimit Evropian,...
Bota
24 November 2026, 19:26
E.d
Pamje
JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit kanë goditur për herë të dytë brenda një jave qiellgërvishtësin m&eum...
Bota
24 November 2026, 19:24
E.M
SHBA- Drejtuesi i Space-X dhe Teslas, Elon Musk, i është drejtuar Gjykatës Federale të Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amer...
Bota
24 November 2026, 19:02
E.M
TURQI- Një alarm sigurie është dhënë pasditen e kësaj të marte në Eskisehir të Turqisë, pasi një helikop...