13 September 2026, 09:56
Nga G.M
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë seancës konstituive të mbajtur më 9 gusht.
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancën konstituive, me Lëvizjen Vetëvendosje që ka ndryshuar qëndrim dhe ka njoftuar se do t’i votojë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për nënkryetarë të Kuvendit.
Por, një deputet i LDK-së, Ermal Sadiku, e ka interpretuar këtë vendim si pjesë të një skenari që, sipas tij, çon drejt zgjedhjeve të reja më 27 dhjetor. Sipas tij, nëse sot konstituohet Kuvendi, atëherë do të nisë afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit, deri më 13 nëntor. Nëse deputetët nuk arrijnë të zgjedhin një president të ri, atëherë duhet të shpallen zgjedhjet brenda 45 ditëve.
“60 ditë plus 45 ditë na çojnë pikërisht te 27 dhjetori. Pra, krejt ky bllokim, krejt këto lojëra me Kuvendin, krejt kjo zvarritje veç për të mbërritur te data që e kanë planifikuar”, ka shkruar Sadiku.
Deputetë të LVV-së, teksa hynin në Kuvend për seancën e sotshme, kanë insistuar se qëndrimin e kanë ndryshuar vetëm që të zhbllokohet procesi i konstituimit, që të shmangen zgjedhje të katërta parlamentare brenda dy vjetëve. Zgjedhjet më 27 dhjetor do të binin në periudhën e festave të fundvitit, kur një pjesë e madhe e diasporës së Kosovës kthehet në vend.
Kjo e bën datën politikisht të rëndësishme, veçanërisht për LVV-në, e cila në zgjedhjet e fundit ka marrë një përqindje më të lartë të mbështetjes nga votuesit jashtë Kosovës sesa në mesin e votuesve rezidentë. Në zgjedhjet e qershorit 2026, LVV-ja kishte fituar rreth 73 për qind të votave me postë, 83 për qind të votave në përfaqësi diplomatike. Ndërsa, nga votat e qytetarëve rezident kishte marrë rreth 43 për qind.
Seanca e sotshme do të vazhdojë në orën 10:00, ndërsa zgjedhja e nënkryetarëve është pika që ka mbetur për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit. Të premten, Kuvendi arriti të zgjedhë vetëm nënkryetarin nga radhët e LVV-së, Ardian Gola. Kandidatja e PDK-së, Vlora Çitaku, nuk mori votat e nevojshme.
Pas dështimit të votimit të Çitakut, PDK-ja kishte thënë se nuk do të merrte më pjesë në vazhdimin e seancës konstituive dhe se çështjen do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese. Atë ditë, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tentoi të vazhdonte me zgjedhjen e kandidatit të LDK-së. Deputetët e kësaj partie kundërshtuan, duke kërkuar që fillimisht të votohej kandidati i PDK-së, si partia e dytë më e madhe parlamentare.
PDK-ja dhe LDK-ja e lëshuan sallën, ndërsa seanca u ndërpre dhe u caktua të vazhdojë të dielën. Aleanca nuk kishte marrë fare pjesë në seancë. Këto zhvillime bëhen pjesë e një bllokade politike që nisi pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor.
LVV-ja doli e para duke fituar 53 ulëse. Ajo thotë se ka mbështetjen e nëntë deputetëve nga minoritetet - tetë nga pakicat jo serbe, me përjashtim të Adem Hoxhës nga Partia Unike Gorane dhe Duda Bales nga Bashkimi Socialdemokrat, dhe Nenad Rashiqin, si i vetmi deputet i pakicës serbe që s'është pjesë e Listës Serbe.
Kështu ajo ka 62 vota, një më shumë se që i nevojitet për ta formuar qeverinë. Megjithatë, këto vota nuk janë të mjaftueshme për ta zgjedhur presidentin e ri të vendit. Për zgjedhjen e presidentit në dy rundet e para nevojiten 80 vota, çka kërkon edhe mbështetjen e deputetëve të partive të tjera.
Për javë të tëra, përplasja kryesore ishte rreth konstituimit të Kuvendit, pasi që LVV-ja insistonte se nuk duhet të konstituohet Kuvendi para se të arrihej një marrëveshje për postin e presidentit. Më 31 gusht, negociatat mes LVV-së dhe LDK-së përfunduan me zyrtarimin se dy partitë do ta mbështesin kandidaturën e përbashkët të Bekim Sejdiut për president. Kjo kandidaturë ka nxitur përplasje të thella brenda LDK-së, pasi gjashtë nga 18 deputetët e partisë kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin./REL
kuvendi i kosoves rel
Politike
13 September 2026, 09:45
G.M
Foto ilustruese
KOSOVA- Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës pritet të vijojë ditën e sotme në orën 10:00. Sipas njo...
Politike
13 September 2026, 09:15
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me pagat e magjistratëve, duke kundërshtuar rritjen e kërkuar t&eu...
Politike
12 September 2026, 22:59
E. D
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të votojë pro kandidatëve të PDK-së dhe LDK-së, Vlora Çitaku dhe ...
Politike
12 September 2026, 22:17
E. D
Vullnet Sinaj
VLORË- Deputeti socialist i Selenicës, Vullnet Sinaj, ka dalë kundër reformës territoriale. Gjatë mbledhjes s&e...
Politike
12 September 2026, 22:00
E. D
Edi Rama
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje nga takimi me qytetarët dhe socialistët vlonjatë. Me anë të ...
Politike
12 September 2026, 19:28
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministri...
Politike
12 September 2026, 18:46
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për marrëdhënien e saj me kryeministrin Albin Kurti, duke ...
Politike
12 September 2026, 18:33
E. D
Sali Berisha
RINAS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar diasporën shqiptare si pjesën më frymëzuese ...
Politike
12 September 2026, 18:20
E. D
Sali Berisha
RINAS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është rikthyer në Shqipëri pas vizitës së tij në Sht...
Politike
12 September 2026, 18:17
E. D
Edi Rama
GJIROKASTËR- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë një takim në Gjirokastër me an&e...