4 August 2026, 21:02
Nga D.S
GJKKO
TIRANË- GJKKO ka ndërmarrë një hap të paprecedentë në historinë e 35 viteve të demokracisë në vend. Një rregullorë e brendshme e hartuar nga kryetari Erion Bani mbyll përfundimisht dyert për mediat duke nisur nga data 1 shtator.
Ky akt i ri asgjëson hapësirat e mbetura të lirisë së informimit dhe transparencës publike gjatë ndjekjes së proceseve gjyqësore. Vendimi vjen pas përplasjeve të hershme të gazetarëve me kufizimet e mëparshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Sipas rregullores së re, çdo gazetar duhet të plotësojë një kërkesë me shkrim të paktën 24 orë para seancës për të marrë leje hyrjeje. Kur salla nuk ka mjaftueshëm kapacitete për të gjithë të interesuarit, vetëm një pjesë e tyre do të lejohet të futet brenda.
Për më tepër, brenda sallës së gjyqit ndalohet rreptësisht përdorimi i telefonave celularë, laptopëve apo edhe tabletave elektronike të punës. Këto kufizime ekstreme e kthejnë gazetarin në një burokrat të ngarkuar me formularë dhe pa mundësi komunikimi.
Neni 78 i rregullores parashikon se kamerat nuk përbëjnë element të domosdoshëm dhe autorizohen vetëm në kushte tejet rigoroze. Ekipet e xhirimit nuk lejohen të hyjnë fare në sallë me pajisje derisa trupi gjykues të marrë vendim paraprak. Njoftimi i këtij vendimi nuk do të jepet më hapur në sallë, por do t'i përcillet medias nëpërmjet një nëpunësi.
Kufizimet e vendosura shtrihen gjithashtu edhe tek të pandehurit apo avokatët, të cilëve u ndalohet përdorimi i pajisjeve elektronike nëse gjykata çmon se cënohet rendi. Rregullorja nuk ofron asnjë mekanizëm për rastet kur vetë palët kërkojnë praninë e kamerave për të siguruar një proces plotësisht transparent.
Edhe pse kapitulli përkatës mban titullin e bukur për median dhe publikun, në praktikë ai shërben vetëm për të ndëshkuar gazetarët. Dosjet voluminoze të SPAK-ut tashmë do të duhet të përballohen vetëm me laps e letër.
Në planin kushtetues, ky akt i gjykatës ngre pikëpyetje të mëdha për tejkalimin e hapur të kompetencave institucionale nga ana e drejtësisë. Kushtetuta e Shqipërisë përcakton qartë se të drejtat dhe liritë themelore mund të kufizohen vetëm me ligj të miratuar nga Kuvendi. Kjo praktikë e re kërkon reagim të menjëhershëm për të mbrojtur interesin publik dhe të drejtën e informimit./Dosja.al
gjkko
Aktualitet
4 August 2026, 20:43
E.d
Sazan Guri
TIRANA- Aktivisti dhe ambientalisti Sazan Guri, ishte një nga folësit në protestën e ditës së sotme. Gjatë fj...
Aktualitet
4 August 2026, 20:30
E.d
Aktivisti
TIRANA- Qytetarët janë zhvendosur para Kryeministrisë dhe kanë nisur fjalimet e tyre. Një aktivist tha se protesta i ka ...
Aktualitet
4 August 2026, 20:28
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Një emigrant dibran me banim në Itali ka lëshuar akuza të ashpra ndaj klasës politike shqiptare, ...
Aktualitet
4 August 2026, 20:08
D.S
Turistet
SARANDË- Dy turistët gjermanë, të cilët humbën orientimin gjatë eksplorimit të malit të &...
Aktualitet
4 August 2026, 20:16
E.d
Pamje
TIRANA- Pankartat pikante ndaj qeverisë dhe lidërve të caktuar politik nuk kanë munguar as në ditën e 66-të t&eum...
Aktualitet
4 August 2026, 19:57
E.d
Imami Bekir Halimi
TIRANA- Imami Bekir Halimi, i cili u shpall non grata nga Ministria e Brendshme, duke i ndaluar hyrjen në Shqip&eum...
Aktualitet
4 August 2026, 19:50
D.S
Valon Bela dhe imamin Bekir Halimi
TIRANË- Vendimi i Ministrisë së Brendshme për të shpallur "non grata" analistin Valon Bel...
Aktualitet
4 August 2026, 19:43
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre. Nën thirrjet "Rama,...
Aktualitet
4 August 2026, 19:30
E.d
Pamje
TIRANA- Protestuesit kanë nisur organizimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa finalizojnë ditën e...
Aktualitet
4 August 2026, 19:12
D.S
Mali i Çikës
SARANDË- Dy turistë kanë humbur orientimin gjatë eksplorimit të malit të Çikës dhe kan&e...