LIVE UPDATES
Aktualitet

Marrëveshja Meloni-Rama/ Reportazhi i medias italiane në Shqipëri, vizita në Gjadër, intervista me Berishën dhe qytetarët (VIDEO)

Emisioni italian, ka në fokus atë që mendojnë qytetarët e Lezhës, kryebashkiakët, politikanët shqiptarë, sipërmarrësit italianë që jetojnë prej vitesh në vendin tonë.

17 November 2023, 12:05 Nga A.B
Marrëveshja Meloni-Rama/ Reportazhi i medias italiane në
Reportazhi

ITALI- "PiazzaPulita' ka realizuar një reportazh në Gjadër të Lezhës, aty ku pritet që të strehoen emigrantët që do vijnë nga Italia në vendin tonë. 

Emisioni italian, ka në fokus atë që mendojnë qytetarët e Lezhës, kryebashkiakët, politikanët shqiptarë, sipërmarrësit italianë që jetojnë prej vitesh në vendin tonë. Sara Giudice po ashtu ka intervistuar edhe kryedemokratin Sali Berisha.

Reportazh i gazetares Sara Giudice me intervistën me kreun e qendrës së djathtë shqiptare, Sali Berisha.

Gazetarja pyet një banor: Këtu është vendi ku duhet të zbarkojnë emigrantët apo jo?

Banori i Shëngjinit përgjigjet: Në vitet ’90 unë isha në ato peshkarexha. Kam ardhur në Itali me të gjithë familjen time dhe kam jetuar atje për shumë vite. Kam punuar ndershmërisht. Kam jetuar në disa qytete të Italisë.

Gazetarja: Pra, ju i kuptoni pak këto persona që vijnë këtu në kërkim të një fati më të mirë?

Banori: Jo, këtu do të vijnë afganë, tunizinë, afrikanë...njerëz pa pasaporta dhe me një histori shumë ndryshe nga e jona.

‘Kjo është një qytezë që nuk ka as 10 mijë banorë. Si mund të bëhet kështu? Këtë vit ne kemi patur një ‘boom’ turistik...kosovarë, italianë. Ne nuk jemi budallenj. Ka qënë një gënjeshtër periudha e pushimeve të Giorgoa Melonit këtë verë në Shqipëri. Nuk paska qenë për ujrat tona të kristalta, por sepse donte  të na linte emigrantët që janë nisur drejt Italisë. Hajdeni me mua t’ju tregoj se ku do të vendosen emigrantët.’, shprehet një nga ish kryetarët e baskisë, Salvator Kaçi.

(Gazetarja me të gjithë trupën shkojnë në destinacion dhe ajo shpjegon me pamje për publikun se ku është zona ku do të ndërtohen qendrat për refugjatët.)

‘Ky është një port komercial, është këtu që duan të sjellin anijet. Ata nuk janë refugjatët tanë, janë refugjatët tuaj. Tuajt dhe të Europës. Ky port nuk do të kthehet si Lampedusa juaj. Këtu është vendi i punës i peshkatarëve tanë, njerëzve tanë. Do të ishte një katastrofë për ne kjo. Menduam se me ardhjen e Melonit do të revolucionohej situata politike e në fakt ajo po sposton problemet e veta diku tjetër. Nuk do t’i lejojmë kurrë të qëndrojnë këtu, njerëzit këtu nuk do ta lejojnë. Ne nuk do të marrim plehrat e Italisë, nuk jemi koshi juaj i plehrave.’ - flet menjëfarë indinjimi ish kryebashkiaku, Kaçi.

Ndërkohë një tjetër banor shprehet për gazetaren: Shqipëria nuk është një vend për të varfër të tjerë. Këtu personat që do vijnë, thjeshtë do përfundojnë në rrjetet kriminale. Ne shqiptarët e dimë mirë se çdo të thotë varfëria. Ne kemi respekt për varfërinë.

(Trupa e xhirimit spostohet në Gjadër, vendi tjetër ku do të ndërtohet një kamp refugjatësh)

‘Këtu është vendi tjetër ku do të ndërtohet burgu për emigrantët. Është zonë ushtarake’ – shpjegon Kaçi.

Gazetarja: Jemi në Gjadër, 65 km larg Tiranës dhe këta ka disa godina të vjetra të cilat do të sistemohet gjatë pranverës së ardhshme.

Ndërkohë trupa e xhirimit të LA7 niset drejt Lezhës dhe atje intervistojnë një qytetare:

‘Shqiptarët nuk janë racistë, historia jonë flet qartë. Ne thjeshtë jemi të varfër, kemi një pension që është vetëm 190 euro në muaj. Çfarë mund ti ofrojmë ne atyre (emigrantëve)? Kryeministri jonë, Rama nuk gjen kohën të kujdeset për ne, për fëmijët tanë që ja mbathin nga Shqipëria. Cili është projekti për të ardhmen e këtyre personave? Si do ja bëjë nëse ata nuk do të kthehen më në vendin e tyre? Kush na garanton që ata (emigrantët) do të qëndrojnë të mbyllur në qendrat e tyre?’  - shprehet qytetarja. 

‘Duan të sjellin këtu 37 mijë burra. Nëse do dal rrugës për të shkuar diku (në ato zona), sinqerisht do të ndjehem e frikësuar. Ka ndonjë arsye nëse Italia nuk i do.’ – shprehet një tjetër qytetare.

 ‘Rama duhej të refuzonte marrëveshjen. Këtu do të zëvendësohen të rinjtë tanë me këta të rinj (emigrantët). Populli ynë me të tyrin.’ – shton qytetarja

Gazetarja ndërkohë është spostuar në Tiranë dhe komenton shtypin e ditës mbi ngjarjen. Citon gazeta që mbajnë qëndrim kundër kësaj marrëveshje duke njoftuar se opozita do të hyjë në grevë urie kundër kësaj marrëveshjeje. Më pas ajo shkon të intervistojë Kryetarin e Partisë Demokratike, opozitës së vendit, Z. Sali Berisha.

Berisha: ‘ Gjithçka filloi verën që kaloi. Kryeministrja Georgia Meloni erdhi për pushime në Shqipëri dhe u takua me kryeministrin Rama. Në dukje ishte një shëtitje për qejf. Këtu, të gjithë ishin të kënaqur për këtë vizitë. Është perceptuar si një gjest miqësie, por në fakt pas kësaj paska patur shumë më shumë. Rama që asokohe po fliste me kryeministren italiane për këtë marrëveshje për emigrantët. Një ‘bluff’ i vërtetë . Marrëveshja nuk ka kaluar në Parlament, nuk ka përfshirë Presidentin e Republikës, gjëra që parashikohen në Kushtetutën tonë. Nuk është respektuar asnjë rregull institucional. Opozita tashmë ka ditë që proteston në parlament për këtë çështje. Kjo marrëveshje nuk do të realizohet kurrë. E gjitha është një ‘bluff’ (gënjeshtër) për të mbuluar faktin se Edi Rama drejton një narko-shtet ku krimet transformohen në vota. Veprimi i tij është i qartë: të harrohen hijet që bien mbi të, mbi ministrat e tij dhe të duket para komunitetit ndërkombëtar si një lider i besueshëm, gati për të hyrë në Bashkimin Europian. Kryeministrja Meloni ka rënë në grackë.

Gazetarja pyet Berishën: Ju a keni provuar të flisni me Giorgia Meloni sepse jeni pjesë e të njëjtin krah politik?

Berisha: Kam një simpati të madhe për të (Melonin), është një kryeministre e jashtëzakonshme, por për këtë çështje ajo po gabon dhe po e nënvlerëson. Çështja mund t’i rrëshqasë krejtësisht nga duart. Kjo marrëveshje po rrezikon të çojë në krizë raportin historik të miqësisë mes dy vendeve tona. Me Italinë ne jemi mësuar të bëjmë biznes. Shqiptarët shkojnë në Itali dhe italianët vijnë në Shqipëri për të bërë biznes. Nuk kemi nevojë të importojmë skllevër të rinj’ – përmbyll kreu i opozitës shqiptare.

Ekipi i LA&  bën një xhiro nëpër Tiranë dhe vendos të intervistojë disa biznesmen italianë që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri.

‘Tirana është si Dubai’, -  thotë njëri prej tyre. ‘Ka shumë mundësi, taksat janë të favorshme’ – shton ai.

‘Kur mendoj për taksat që janë këtu, harroj se jam italian.’ – shprehet mes të tjerash një tjetër biznesmen italian për taksat e qeverisë së majtë shqiptare drejtuar nga Rama.   

Reportazhin mund ta ndiqni më poshtë ose në këtë LINK

shqiperia marreveshje me italine per emi

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...