13 June 2025, 20:22
Nga N.F
Foto
GREQI- Dy fëmijët të cilët u shpëtuan nga mbytja nga një shqiptar në Greqi, fatkeqësisht nuk ia kanë dalë të luftojnë për jetën. Dy fëmijët kanë ndërruar jetë pak ditë pasi u nxorrën nga uji pandjenja nga një shqiptar.
Prindërit e fëmijëve morën vendimin për të dhuruar organet e tyre. Drejtori i Njësisë së Kujdesit Intensiv të Fëmijëve në Rio, Andreas Eliades ku ishin shtruar dy fëmijët, deklaroi së ata shpëtuan jetën e fëmijëve të tjerë.
"14-vjeçari Spyros, i cili u zhyt në lumë pa hezitim për të shpëtuar shokun e tij, duke humbur jetën e tij, do t'u japë jetë njerëzve të tjerë në nevojë. Ai është një hero, ashtu si 12-vjeçari, prindërit e të cilit morën vendimin e guximshëm për të dhuruar organet e fëmijës së tyre, është një hero", tha ai.
Prindërit e fëmijëve që janë në gjendje të vdekur truri, ndërsa në një situatë të pashpresë, zgjodhën të dhuronin organet e tyre, duke ofruar kështu mundësinë që njerëzit e tjerë të vazhdojnë të jetojnë. Është një veprim që ka prekur miqtë dhe të afërmit e dy fëmijëve të humbur.
Që nga mëngjesi miqtë e tyre kanë lënë lule dhe kanë ndezur qirinj pranë bregut të lumit ku dhanë frymën e fundit. Emigranti shqiptar që u zhyt në ujë për të nxjerrë fëmijët është gjithashtu i shkatërruar, pasi mbërriti në vend pa mundur të besonte se dy miqtë e kishin humbur betejën për jetën.
"Do t'ju kujtojmë përgjithmonë, ju ikët si heronj", thuhet në një nga shënimet e lëna nga miqtë e fëmijëve të pafat në vendin e tragjedisë.
Sipas informacioneve, 12-vjeçari u hodh i pari dhe 14-vjeçari, duke parë se shoku i tij po mbytej, vendosi ta ndihmonte. 14-vjeçari, në përpjekje për të shpëtuar shokun e tij, goditi kokën, duke bërë që të dy fëmijët të mbyten në ujë.
mbytja e femijeve ne greqi
Aktualitet
13 June 2025, 20:03
r.ll
makina e djegur
BULQIZË- Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes, ditën e sotme në Bu...
Aktualitet
13 June 2025, 19:41
N.F
Foto
KURBIN- Një zjarri i madh ka rënë në një stallë derrash në Fushë-Gjormë, në Kurbin. Nga flak&eu...
Aktualitet
13 June 2025, 19:18
N.F
Autorët
LONDËR- Dy 21-vjeçarë janë dënuar për vrasjen e shqiptarit, Ervin Baraku në stacionin e metrosë Seve...
Aktualitet
13 June 2025, 19:20
r.ll
pamje te marra nga kamerat e sigurise
ITALI- Dy mësuese që punonin në një çerdhe private në Asti të Italisë ...
Aktualitet
13 June 2025, 18:41
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simi&cc...
Aktualitet
13 June 2025, 18:20
N.F
Foto
TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije se 33 specialist&eu...
Aktualitet
13 June 2025, 17:45
N.F
Policia
ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Ravenës në Itali. Mësohe...
Aktualitet
13 June 2025, 17:33
N.F
Foto
TIRANË- Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave referencë për 45 profesione në sektorin e turizmit, për sezon...
Aktualitet
13 June 2025, 16:36
r.ll
aeroporti i tiranes
TIRANË- Izraeli ka kryer ditën e sotme sulme ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane dhe në pjesë t&eum...
Aktualitet
13 June 2025, 16:26
r.ll
gjykata e dibres
DIBËR- I dyshuari për vrasjen e 65 vjeçarit Selim Velsula mbrëmjen e 11 Qershorit, 31 vjeçari Hazbi Velsula n...