19 August 2026, 14:30
Nga E. D
foto ilustruese
KROACI- Policia në Kroaci ka arrestuar shtetasin ukrainas Vladimir Z., nën dyshimin se është i lidhur me shpërthimet që dëmtuan gazsjellësin Nord Stream mes Rusisë dhe Gjermanisë në vitin 2022, njoftoi më 19 gusht Prokuroria Federale e Gjermanisë. Ai u arrestua në Pula, në veriperëndim të Kroacisë, në bazë të një fletarresti evropian të lëshuar nga Gjykata Federale Supreme e Gjermanisë në qershor të vitit 2024.
Drejtoria Policore e Qarkut të Istrias i tha Radio Evropa e Lirë (REL) se një person u arrestua të mërkurën në mëngjes në një objekt turistik, por se ende po përcaktohet nëse ky është personi për të cilin Gjykata Federale e Drejtësisë në Karlsruhe ka lëshuar një fletarrest evropian.
“Në këtë moment nuk jemi në gjendje të konfirmojmë identitetin e personit të arrestuar”, deklaroi Drejtoria e Policisë së Istrias në një përgjigje me shkrim.
Sipas Prokurorisë Federale të Gjermanisë, Vladimir Z., si zhytës i trajnuar, i përkiste grupit të shtetasit ukrainas Serhiy K., ndaj të cilit po zhvillohet një procedurë e veçantë dhe i cili në shtator të vitit 2022 vendosi pajisje shpërthyese në gazsjellësin Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2 pranë ishullit Bornholm. Pajisjet shpërthyese u aktivizuan më 26 shtator 2022 dhe shkaktuan dëme të mëdha në të dy gazsjellësit.
“I dyshuari mori pjesë në zhytjet me bombola të nevojshme për realizimin e operacionit. Ai dhe bashkëpunëtorët e tij përdorën një varkë me vela që lundroi nga Rostoku për transport. Jahti ishte marrë më parë me qira nga një kompani gjermane përmes një ndërmjetësi, duke përdorur dokumente personale të falsifikuara”, tha prokuroria.
Parashikohet që i dyshuari, pas ekstradimit, të dalë para një gjyqtari hetues të Gjykatës Federale Supreme. Prokuroria Federale ngriti aktakuzë kundër Serhiy K. në Gjykatën e Lartë Rajonale Hanseatike në Hamburg në fund të qershorit 2026. Ai ishte arrestuar në gusht të vitit 2025 në Itali.
Hetimet gjermane kanë drejtuar gishtin nga një grup ukrainas prej pesë burrash dhe një gruaje si autorët e shpërthimeve në gazsjellës. Kur ndodhi shpërthimi në Nord Stream, fuqitë perëndimore nxituan të drejtonin gishtin nga Rusia, e cila ishte nën sanksione për pushtimin e Ukrainës.
Moska, nga ana tjetër, drejtoi gishtin nga Ukraina. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se qeveria e tij nuk dinte asgjë për planin për shkatërrimin e Nord Stream. Nord Stream ka qenë prej kohësh një gazsjellës i diskutueshëm, pasi i mundësonte gazit rus të anashkalonte rrugët e tranzitit përmes Evropës Lindore dhe e bënte Gjermaninë të varur nga energjia e lirë nga Rusia./REL
kroaci
Aktualitet
19 August 2026, 13:13
Izmir Akulli
Kryegjyshata boterore
TIRANË – Shteti bektashi në Tiranë duket se ka kaluar në një fazë të re, atë të ma...
Aktualitet
19 August 2026, 13:29
E. D
Sokrat Vata
TIRANË- 29-vjeçari Sokrat Vata, autori i vrasjes së turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes, pranë hotelit ...
Aktualitet
19 August 2026, 13:25
E. D
Ylli Zalla
TIRANË- Ylli Zalla, i arrestuar dy ditë më parë në Krujë, ka dhënë dëshminë e tij para gj...
Aktualitet
19 August 2026, 13:14
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Një sherr mes disa të miturve është parandaluar nga policia në zonën e Kombinatit në T...
Aktualitet
19 August 2026, 12:59
I.A
LUSHNJE- Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter është regjistruar ditën e sotme në vend. Sipas të dh&e...
Aktualitet
19 August 2026, 11:50
I.A
Diella
TIRANË- Përplasja mes Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe studiuesit amerikan Patr...
Aktualitet
19 August 2026, 12:40
E. D
makinat
TIRANË- Tre mjete luksoze me vlerë 450 mijë euro janë sekuestruar në kuadër të operacionit &ldqu...
Aktualitet
19 August 2026, 11:42
E. D
Diella
TIRANË- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka reaguar pas publikimit të një artikulli&n...
Aktualitet
19 August 2026, 11:29
E. D
Ylli Zalla
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ylli Zallën, i cili u ...
Aktualitet
18 August 2026, 09:23
I.A
Kryegjyshata
TIRANË- Mediat franceze duke zbuluar detaje nga negociatat për krijimin e shtetit Bektashi në Shqipëri shprehen se gjith&c...