7 August 2026, 12:55
Nga E. D
Julide Yazici
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Julide Yazici, aktivistja turke që u arrestua dy ditë më parë në Rinas. Edhe prokurori i çështjes, Françes Gani, kishte kërkuar masën "arrest në burg", deri në mbërritjen e dokumentacionit zyrtar të ekstradimit nga autoritetet turke, të cilat kanë afat 40 ditë për ta përcjellë atë.
32-vjeçarja është dënuar më parë nga Gjykata e Stambollit me 4 vite e 2 muaj burgim për veprat penale “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”.
Yazici u ndalua në Rinas më datë 5 teksa po udhëtonte nga Franca drejt Shqipërisë. Më parë, ajo kishte përfituar edhe azil politik në Francë, me pretendimin se në vendlindjen e saj i rrezikohej jeta për shkak të dënimit.
32-vjeçarja, me profesion mësuese, gjatë kohës kur ishte studente në Universitetin Boğaziçi të Stambollit, mori pjesë në protesta kundër qeverisë së presidentit Rexhep Tayyip Erdogan. Mediat turke e identifikojnë atë si aktiviste të lëvizjes studentore, e angazhuar në protesta dhe kauza për të drejtat civile.
Ajo u arrestua fillimisht në vitin 2016, ndërsa autoritetet turke e akuzuan për lidhje me organizatë terroriste. Vetë Yazici dhe mbështetësit e saj i kanë mohuar akuzat, duke pretenduar se ndjekja penale ndaj saj lidhet me aktivitetin e saj politik dhe protestat studentore. Nga dënimi i dhënë nga autoritetet turke, 32-vjeçares i kanë mbetur për të vuajtur edhe 3 vite, 5 muaj e 22 ditë burg./Dosja.al
julide yazici gjykata e tiranës
Aktualitet
7 August 2026, 12:29
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Rrjeti SefaJorunalists ka reaguar lidhur me rregullat e reja të GJKKO për gazetarët, duke argumentuar se a...
Aktualitet
7 August 2026, 11:40
G.M
TIRANË- Në Gjykatën Penale të Tiranës ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë për shtetasen turke J...
Aktualitet
7 August 2026, 11:37
E. D
Prokuroria e Tiranës
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një shtetas nigerian, i c...
Aktualitet
7 August 2026, 11:13
E. D
pamjet
GREQI- Janë publikuar pamjet e aksidentit tragjik në Greqi, ku dy persona, nënë e bir nga Shqipëria humbën ...
Aktualitet
7 August 2026, 10:15
E. D
Edmond Sula
TIRANË- Policia ka zhvilluar kontrolle në disa banesa në zonën e Bërxullës, në kuadër të hetimit p...
Aktualitet
7 August 2026, 10:06
E. D
Kontrabandistët e njerëzve që nxisin tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar
ANGLI- Një hetim i S...
Aktualitet
7 August 2026, 09:42
E. D
pamjet
TIRANË- Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar në Shqipëri nga Kolumbia dhe Ita...
Aktualitet
7 August 2026, 09:39
E. D
GJERMANI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani, ku si pasojë kanë humbur jetën tre anëtarëve të një familj...
Aktualitet
7 August 2026, 09:32
E. D
zjarret
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cil...
Aktualitet
7 August 2026, 09:18
E. D
pamjet
GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në afërsi të qytetit të Serres, n...