3 November 2026, 15:17
Nga G.M

EVROPA- Katër avionë pasagjerësh janë përballur me kërcënime për vendosjen e bombave në disa vende të Evropës, duke vënë në lëvizje autoritetet e sigurisë dhe duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të operacioneve në aeroporte. Dy prej incidenteve u regjistruan në Poloni, ku një avion i kompanisë LOT, i nisur nga Londra me 181 persona në bord, u detyrua të ulej në aeroportin Varshavë-Modlin, në vend të destinacionit fillestar.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, një tjetër avion, që fluturonte nga Kopenhageni drejt Varshavës, u ul në aeroportin Chopin dhe iu nënshtrua kontrolleve të sigurisë. Një tjetër rast u regjistrua në Spanjë, ku një avion i Ryanair, që udhëtonte nga Mançesteri drejt Murcias, u kontrollua pas një kërcënimi për bombë. Në bord ndodheshin 121 persona, përfshirë pasagjerët dhe ekuipazhin.
Ndërkohë, në Bullgari, një avion i ardhur nga Izraeli u ul në aeroportin e Sofjes pas marrjes së një kërcënimi me bombë përmes email-it. Sipas informacioneve të raportuara, kontrollet e kryera nuk kanë evidentuar mjete shpërthyese në incidentet e përmendura. Ngjarjet vijnë një ditë pas një alarmi të ngjashëm në Hungari, ku një avion i kompanisë Wizz Air, i nisur nga Londra drejt Budapestit, u shoqërua nga një avion luftarak deri në ulje.\Dosja.al
bomb ne avion
Bota
3 November 2026, 15:03
E.d
Foto ilustruse
Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të dhj...
Bota
3 November 2026, 14:58
G.M
pamje
SPANJA- Policia spanjolle ka ndërhyrë gjatë natës për të shpërndarë kampin e aktivistëve që protestoni...
Bota
3 November 2026, 14:46
E. D
SERBI- Davor Macura, drejtuesi i Alta Bankës në Serbi, sipas Prokurorisë për Krim të Organizuar (TOK), është thirrur ng...
Bota
3 November 2026, 14:44
E. D
UKRAINË- Mykhailo Drapaty është komandanti i tretë i ushtrisë ukrainase që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë ...
Bota
3 November 2026, 14:06
E.M
SHBA- Në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gratë përbëjnë rreth 51% të popullsisë am...
Bota
3 November 2026, 14:04
E. D
Orban dhe Vuçiç
SERBI- Deri vonë pothuajse të pamposhtur në pushtet, sot të mundur politikisht, Aleksandar Vuçi&...
Bota
3 November 2026, 12:33
E.M
ZELANDË- Një aeroplan është rrëzuar në një zonë të largët pranë Nelsonit në Ishullin Jugor të ...
Bota
3 November 2026, 12:20
E.M
SHBA- Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur tashmë zgjedhjet e mesmandatit ku miliona qytetarë po votojnë për p...
Bota
3 November 2026, 11:33
E.M
VARSHAVË- Aeroporti Modlin i Varshavës është mbyllur mëngjesin e kësaj të marte pas uljes emergjente të një a...
Bota
3 November 2026, 11:00
E.M
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë do të takohen nga data 10 dhe 11 nëntor n&eum...