13 November 2026, 22:30
Nga E.M

ANGLI- Një alarm sigurie ka shkaktuar frikë në bazën ushtarake RAF Lakenheath në Mbretërinë e Bashkuar, ku personelit amerikan i është kërkuar të strehohet në ambiente të sigurta pas raportimeve për aktivitet të dyshuar të dronëve të paautorizuar mbi bazë. Sipas mediave të huaja personeli i Forcave Ajrore të SHBA-së është udhëzuar të qëndrojë në ambiente të mbyllura.
Një zëdhënës i Forcave Ajrore amerikane konfirmoi se personeli i sigurisë kishte reaguar ndaj pranisë së dyshuar të dronëve, duke theksuar se nuk ka pasur të lënduar dhe as dëme në avionë apo infrastrukturën e bazës.
“Këtë mbrëmje, personeli i Forcave të Sigurisë së USAF iu përgjigj aktivitetit të dyshuar të paautorizuar të dronëve mbi RAF Lakenheath. Asnjë personel, avion apo infrastrukturë nuk u prek”, deklaroi zëdhënësi.
Më tëj ai shtoi se forcat amerikane po bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet britanike për të garantuar kështu sigurinë e personelit ushtarak, civilëve, kontraktorëve dhe familjeve të tyre.
Deputeti lokal Nick Timothy përmes një reagimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka patur kontakt me autoritetet dhe se nuk ekzistonte asnjë kërcënim për publikun. Ai ka pohuar se incidenti tashmë është zgjidhur.
RAF Lakenheath është një nga bazat më të rëndësishme të Forcave Ajrore amerikane në Mbretërinë e Bashkuar e cila strehon disa trupa dhe avionë luftarakë amerikanë./Dosja.al
Mbreteri e bashkuar
Bota
13 November 2026, 22:18
E.M
SHBA- Në lumin Misisipi në Nju-Orlins të Luizianës një anije turistike “American Heritage”, me rreth 129 pasagjer&eum...
Bota
13 November 2026, 21:27
E. D
IRAN- Irani ka pretenduar se ka sulmuar një objektiv ushtarak amerikan në Bahrein, në orët e para të mëngjesit të s&eum...
Bota
13 November 2026, 20:54
E.M
BRITANI- Një aksident i rëndë është regjistruar në Britaninë e Madhe ku humbi jetën një 12-vjeçar. Sho...
Bota
13 November 2026, 20:48
E.M
GREQI- Policia greke ka arrestuar tre shtetas egjiptianë, të dyshuar për një grabitje të dhunshme ndaj një gruaje të mo...
Bota
13 November 2026, 20:01
E. D
JD Vance
SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance po shqyrton mundësinë që të mos kandidojë për president n&eum...
Bota
13 November 2026, 19:35
E.M
RUMANI- Në një fabrikë në qytetin Râmnicu Vâlcea të Rumanisë është regjistruar një incident kimik pasi...
Bota
13 November 2026, 19:29
E. D
BRUKSEL- Pesë vende evropiane, përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar, do të përfaqësoj...
Bota
13 November 2026, 19:20
E.M
FRANCË- Të shtunën, më 14 nëntor, janë paralajmëruar disa tubime dhe marshime në Francë ndërsa për t&eum...
Bota
13 November 2026, 17:37
E.M
SHBA- Një parashikim shkencor i publikuar 66 vite më parë ka rikthyer edhe njëherë vëmendjen në rrjetet sociale, pasi pë...
Bota
13 November 2026, 17:25
E.M
SHBA- YouTube cilësohet si rrjeti social më i përdorur në Shtetet e Bashkuara, i ndjekur nga Facebook dhe Instagram. Nga raporti vjetor i Q...