https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Momenti tragjik në Missipi/ Anija cisternë godet “American Heritage” me rreth 129 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit, vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
Në lumin Misisipi në Nju-Orlins të Luizianës një anije turistike “American Heritage”, me rreth 129 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit në bord, u fundos pjesërisht pas goditjes nga një tjetër anije cisternë “Atlantic Asphalt” këtë të premte.
13 November 2026, 22:18Nga E.M
SHBA- Në lumin Misisipi në Nju-Orlins të Luizianës një anije turistike“American Heritage”, me rreth 129 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit në bord, u fundos pjesërisht pas goditjes nga një tjetër anije cisternë “Atlantic Asphalt” këtë të premte.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë anijen të anuar në njërin krah, ndërkohë që njerëzit të cilët ndodheshin afër zonës u hodhën në ujë me jelekë shpëtimi ndërsa të tjerë qëndrojnë pranë parmakëve. Momenti tragjik në Missipi/ Anija cisternë godet “American Heritage” me rreth 129 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit, vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit
Sipas autoriteteve përplasja mund të ketë ndodhur rreth orës 12:30, sipas kohës lokale. “American Heritage” ishte ankoruar rreth dy orë më parë për të nisur zbarkimin e pasagjerëve.
Nga ana tjetër autoritetet kanë njoftuar se disa persona janë shpëtuar ndërkohë që ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë për evakuimin e personave në bord./Dosja.al