9 November 2026, 11:24
Nga E.d
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kundërshtuar projektligjin e ri për trashëgiminë kulturore, duke paralajmëruar se ndryshimet e propozuara mund të cenojnë pronën private, të lehtësojnë shfrytëzimin ekonomik të monumenteve dhe të vështirësojnë kthimin e objekteve kulturore të trafikuara ilegalisht. Në një deklaratë për mediat, Zhupa u shpreh se projektligji i hedhur në konsultim publik nga qeveria krijon mekanizma të rinj ndërhyrjeje mbi pronat private. Kjo veçanërisht në qytetet muzeale të Beratit dhe Gjirokastrës, ku një pjesë e konsiderueshme e banesave me vlera historike janë në pronësi private.
Sipas saj, neni 30 i projektligjit i jep ministrit kompetencën për të përcaktuar shpenzimet e ndërhyrjeve të detyruara në pronën private, ndërsa urdhri përkatës merr fuqinë e titullit ekzekutiv. Zhupa paralajmëroi se kjo mund të krijojë detyrime financiare për pronarët që nuk kanë mundësi të përballojnë kostot e restaurimit. Në përfundim, Zhupa u bëri thirrje qytetarëve dhe studentëve të reagojnë ndaj projektligjit, duke kërkuar mbrojtjen e pronës private dhe të pasurisë kulturore kombëtare.
Deklarata e plotë:
Qeveria ka hedhur në konsultim publik një projektligj të ri për trashëgiminë kulturore, ku, në vend që të forcojë mbrojtjen e trashëgimisë sonë kombëtare, Edi Rama po propozon një ligj që krijon mekanizma të rinj ndërhyrjeje mbi pronën private, hapësira për biznes dhe ndërtim mbi monumentet dhe kufizime për rikthimin e objekteve kulturore të trafikuara.
Rama nuk mjaftohet me betonizimin e bregdetit dhe zonave të mbrojtura, tani rrezikon të kthejë edhe trashëgiminë historike në një mundësi biznesi, duke vënë në rrezik pronën e qytetarëve dhe vetë pasurinë kombëtare.
Ndërkohë që nga viti 2022, me koncesionin e Butrintit, përpiqem të ndryshojmë ligjin e trashëgimisë për të hequr mundësinë e koncesionit, kërkesë së cilës iu bashkua edhe protesta 160-ditore. Këta bëjnë të kundërtën, lënë në sirtar ndryshimet ligjore për heqjen e koncesioneve dhe shtojnë ndryshime të tjera për ta kthyer trashëgiminë kulturore në instrument të interesave ekonomike dhe klienteliste të qeverisë.
Së pari, pronarët e banesave monument kulture dhe të pasurive të mbrojtura në të gjithë Shqipërinë, Durrës, Elbasan dhe veçanërisht në qytete si Berati dhe Gjirokastra, ku një pjesë e madhe e trashëgimisë historike është edhe pronë private do të përballen me një mekanizëm që i kthen detyrimet e restaurimit në rrezik për pronën e tyre.
Me nenin 30 të projektligjit, ministri merr kompetencën të përcaktojë me urdhër vlerën e shpenzimeve të ndërhyrjeve të detyruara në pronën private. Ky urdhër merr fuqinë e titullit ekzekutiv. Pra, një vendimmarrje administrative e ministrit mund të kthehet në detyrim financiar të ekzekutueshëm ndaj qytetarit.
A e kupton qeveria se çfarë do të thotë kjo për një familje që ka trashëguar një banesë në Gjirokastër apo Berat, por nuk ka mundësi financiare të përballojë kostot e restaurimit? A do të jetë mbrojtja e trashëgimisë një barrë që përfundon duke rrezikuar vetë pronën e qytetarëve?
Së dyti, me nenin 26, qeveria hap rrugën për transformimin e monumenteve në funksion të projekteve të zhvillimit ekonomik. Projektligji lejon përshtatje funksionale, ndërhyrje arkitektonike dhe shtesa të reja në pasuritë kulturore, duke parashikuar edhe integrimin e tyre në projekte zhvillimi.
Kush do ta garantojë që nesër një monument kulture të mos shndërrohet në një biznes hotelerie, restoranti apo strukture turistike, ku interesi ekonomik të mbizotërojë mbi vlerën historike? Kush e përcakton kufirin mes restaurimit dhe tjetërsimit të monumentit?
Shqipëria nuk ka nevojë për një tjetër ligj që e trajton trashëgiminë kulturore si pronë për t’u shfrytëzuar nga interesat e biznesit.
Së treti, me nenin 43, vendosen kufizime kohore që mund të pengojnë rikthimin e pasurive kulturore të trafikuara ilegalisht. Projektligji parashikon afate 3-vjeçare dhe 30-vjeçare për kërkesat e kthimit të objekteve të larguara në mënyrë të paligjshme, si dhe një afat 75-vjeçar për kategori të caktuara koleksionesh publike dhe fetare.
Pse duhet t’i vendosim pengesa shtetit shqiptar për të rikthyer thesaret e grabitura të kulturës sonë? Pse duhet të krijojmë kufizime që mund të vështirësojnë rikuperimin e objekteve që janë trafikuar dhe identifikohen shumë vite më vonë?
Për katër vjet kam kundërshtuar ligjin e Butrintit dhe kam denoncuar përdorimin e trashëgimisë kulturore si instrument koncesionesh dhe interesash private. Tani kemi përpara një tjetër projektligj ku Edi Rama përdor trashëgiminë kulturore si skemë biznesi ky kryesisht banorët e Beratit dhe Gjirokastrës në rrezik të humbin pronat.
Berati dhe Gjirokastra nuk janë pronë e Edi Ramës. Monumentet shqiptare nuk janë pasuri e qeverisë për t’i futur në projekte biznesi. Dhe thesaret e grabitura të Shqipërisë nuk janë pronë e atyre që i kanë përvetësuar.
Vetëm protesta qytetare dhe revolta studentore mund ta ndalin këtë babëzi të pashembullt të qeverisë Rama, që nuk kursen as trashëgiminë kulturore. Trashëgimia kulturore është kujtesa dhe identiteti i një kombi. Nuk është as pronë për t’u marrë nga qytetarët, as monument për t’u tjetërsuar dhe as biznes për klientët e pushtetit./Dosja.al
Ina Zhupa
Politike
9 November 2026, 11:18
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ka drejtuar një letër zyrtare Kryetar...
Politike
9 November 2026, 10:10
E.d
Fatmir Mediu
TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në GJKKO. Bëhet me dije se ai ësh...
Politike
9 November 2026, 10:03
e.d
Foto ilustruse
TIRANA- Partia Demokratike ka kërkuar ndryshimin e rendit të ditës së mbledhjes së Komisionit për Reformën Z...
Politike
9 November 2026, 09:57
G.M
pamje
LUSHNJË- Pas skandalit të ndotjes së ujit të pijshmën në Vlorë, një tjetër rast është denoncuar n...
Politike
9 November 2026, 08:30
G.M
Në Kosovë shërbejnë aktualisht mbi 4.700 trupa nga 31 vende të botës, në kuadër të misionit paqeruajtës t&eum...
Politike
9 November 2026, 07:51
E.d
Kryetarët e komisionit të Zgjedhores
TIRANA- Puna për Reformën Zgjedhore pritet të rifillojë këtë të hën&eum...
Politike
8 November 2026, 20:36
E.d
Edi Rama
TIRANA- Pallati i Kongreseve mirëpriti edicionin e 32-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, ku për katë...
Politike
8 November 2026, 20:19
E.d
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me vendosjen e një gjobe prej 5 m...
Politike
8 November 2026, 18:37
E.d
Foto ilustruse
Përballë protestave me molotovë e zjarr, që përfshinë kryeqytetin në fundjavë dhe që do të vi...
Politike
8 November 2026, 16:55
E.d
Kryeministri britanik, Andy Burnham.
Kryeministri britanik, Andy Burnham, tha se e “inkurajon fuqishëm” Kosovën që të respekt...