26 October 2026, 10:16
Nga E.M

HUNGARI- Peter Magyar, Kryeministri i Hungarisë ka përshëndetur fitoren e listës së mbështetur nga studentët në Serbi duke e krahasuar atë me atmosferën në rrugët serbe me atë që pasoi fitoren e tij politike në Hungari.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale Magyar bëri të ditur se kishte kontaktuar nëpërmjet telefonit drejtuesit e listës studentore . Ai u përcolli urimet dhe u garantoi mbështetjen e Hungarisë.
Magyar shkruan se pamjet e festimeve në rrugët e Serbisë i zgjuan ndjesi nostalgjie, duke kujtuar atmosferën që shoqëroi fitoren e tij në Hungari.
“Epo, a nuk më pushtoi një ndjenjë nostalgjie kur pashë pamjet që vinin nga Serbia gjatë natës? Është simbolike që ajo nga Budapesti mbërriti në Beograd më shpejt se trenat…
I urova menjëherë me telefon drejtuesit e “Listës së Studentëve”, të cilët fituan në zgjedhjet serbe. I sigurova për mbështetjen e Hungarisë. U gëzova shumë kur dëgjova se sa forcë u dha fitorja jonë e prillit në këtë betejë të vështirë.
Në Serbi, Aleksandar Vuçiç pranoi humbjen. “Lista e Studentëve Universitarë” ka siguruar shumicën absolute në zgjedhje. Në rrugët e Serbisë nisi një festë mbarëkombëtare. Ju duket e njohur?”, shkruan ai në disa postime në rrjetet sociale./Dosja.al
Peter Magyar
Bota
26 October 2026, 09:57
E.M
BRITANI- Një djalë katër vjeçar ka përfundur në spital pasi një lodër e blerë në platformën online She...
Bota
26 October 2026, 09:41
E. D
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi në qytetin Perry, në shtetin e Georgias, se Audi do të investojë katër miliard&e...
Bota
26 October 2026, 09:29
E. D
GJERMANI- Modeli ekonomik gjerman, i orientuar drejt eksporteve, ndodhet nën një presion të pashembullt, pikërisht në kohën kur m...
Bota
26 October 2026, 09:06
E.M
RUSI- Një sulm masiv me dronë në rajonin rus të Voronezhit ka shkaktuar vdekjen e dy burrave dhe plagosjen e 17 personave të tjerë...
Bota
26 October 2026, 08:54
E.M
JORDANI- Tre persona janë arrestuar në Jordani si autorë të sulmit terrorist ndaj një kishe ortodokse greke në jug të vendit...
Bota
26 October 2026, 08:45
E.M
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur mbështetjen e tij për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, vetëm një ditë p&e...
Bota
26 October 2026, 08:39
E.M
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara ndodhen përballë një zgjedhjeje vendimtare lidhur me Iranin du...
Bota
26 October 2026, 08:36
E. D
SERBI- “Ky është një shans që të fillojmë të shërohemi si shoqëri, t’i ndëshkojmë ata q...
Bota
26 October 2026, 08:29
E.M
BRAZIL- Luiz Inácio Lula da Silva siguroi rizgjedhjen e tij si president i Brazilit për një mandat të katërt historik në nj&eum...
Bota
26 October 2026, 08:23
E. D
SERBI- Lëvizja e tyre lindi nga tragjedia që filloi me bllokimin e rrugëve nga studentët dhe u shndërrua në protesta pothuaj...