Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Politike
Ambasadorja e BE-së: Lufta kundër korrupsionit duhet vijuar, mbetet sfidë (VIDEO)
Në fjalën e saj, ambasadorja vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe angazhimin e qeverisë, por theksoi se vendi duhet të vijojë përpjekjet për përmbushjen e reformave.
5 November 2026, 12:24Nga I.A
Sofia Moreira de Sousa dhe Rama
TIRANË- Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Tiranë Sofia Moreira de Sousa i ka dorëzuar kryeministrit Edi Rama progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, gjatë një konference të përbashkët për shtyp. Në fjalën e saj, ambasadorja vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe angazhimin e qeverisë, por theksoi se vendi duhet të vijojë përpjekjet për përmbushjen e reformave.
Ajo vlerësoi pozitivisht punën e SPAK, ndërsa nënvizoi se korrupsioni mbetet një sfidë reale për Shqipërinë.
"Dje Komisioni Europian miratoi raportin e tij vjetor për Shqipërinë të cilin unë siç e patë, sapo ia dorëzova kryeministrit. Më herët sot raportin ia dorëzova presidentit të Amerikës dhe më pas do ta paraqes edhe në kuvend dhe në ditët në vijim raporti do i përcillet dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, shoqërisë civile dhe komunitetit të biznesit. Raporti është tashmë publik dhe të gjithë shqiptarët mund ta lexojnë atë.Mesazhi i këtij raporti është i thjeshtë. “Shqipëria ka ecur përpara”. Zoti kryeministër, ky mesazh pasqyron punën e vërtetë dhe të fortë të qeverisë suaj si dhe të ekipit tuaj negociator si dhe angazhimin e vazhdueshëm në rrugën drejt BE-së. Të gjithë kapitujt e negociatave janë hapur dhe katër prej tyre janë mbyllur provizorisht. Vijimi i kësaj rruge kërkon përpjekje të vazhdueshme. Sa i përket drejtësisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar raporti evidenton përparim të mirë. SPAK ka vijuar të dëshmojë pavarësi dhe të japë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të lartë. Këto përpjekje duhet të vijojnë pasi korrupsioni mbetet një sfidë reale. Pikërisht për këtë arsye është kaq e rëndësishme që të punohet më tej edhe për parandalimin e korrupsionit.”, tha ajo./Dosja.al