8 November 2026, 21:50
Nga E.d
Foto ilustruse
ITALI- Rrjetet kriminale shqiptare po shfaqen gjithnjë e më shumë në hartën e bashkëpunimeve mes organizatave mafioze në Itali. Ky është një nga konstatimet që del nga raporti i fundit i Komisionit Parlamentar Antimafia italiane, i cili analizon mënyrën se si grupet kriminale po zgjerojnë aktivitetin dhe ndikimin e tyre, veçanërisht në veri të vendit. Në dokumentin e miratuar më 3 nëntor 2026, nën drejtimin e Chiara Colosimo, vëmendje e veçantë i kushtohet marrëdhënieve mes grupeve shqiptare dhe organizatave të njohura si ’Ndrangheta, Cosa Nostra dhe Camorra.
Një prej rasteve që ilustron këtë realitet është hetimi “Hydra”, i zhvilluar në Lombardi. Nga hetimet doli në pah një rrjet bashkëpunimi ku organizata të ndryshme kriminale koordinonin interesat e tyre në aktivitete të paligjshme, duke përfshirë edhe grupet shqiptare. Sipas të dhënave të publikuara nga media italiane Il Quotidiano del Sud, ky bashkëpunim shtrihej në disa fusha, nga tregtia e lëndëve narkotike te mashtrimet fiskale dhe pastrimi i parave.
Mafia ndryshon strategji, biznesi bëhet një nga kanalet kryesore të ndikimit
Një tjetër aspekt që nxjerr në pah raporti është mënyra se si organizatat mafioze po përshtatin aktivitetin e tyre me ekonominë moderne. Në veri të Italisë, ’Ndrangheta nuk mbështetet vetëm te kontrolli territorial dhe përdorimi i forcës, por po shfrytëzon gjithnjë e më shumë kompani, marrëdhënie tregtare dhe ndërmjetës financiarë për të depërtuar në ekonominë e ligjshme. Në disa raste, sipas analizës së Antimafias sipërmarrësit nuk janë thjesht objekt i presionit kriminal, por krijojnë vetë marrëdhënie me këto struktura për të përfituar avantazhe ekonomike përmes shërbimeve të paligjshme.
Në këtë kontekst, prokurorja Alessandra Cerreti ka vënë në dukje praninë e grupeve shqiptare, të cilat i ka përshkruar si struktura që veprojnë në mënyrë diskrete, por të vazhdueshme dhe të specializuar. Pavarësisht marrëveshjeve ekonomike dhe interesave të përbashkëta, prokurorët italianë paralajmërojnë se këto organizata nuk kanë hequr dorë nga metodat e dhunshme. Duke iu referuar hetimit Hydra, Cerreti ka theksuar se këto struktura ruajnë karakteristikat e organizatave mafioze dhe mund të përdorin kërcënimet, dhunën dhe deri te vrasjet kur përballen me konflikte apo cenim të interesave të tyre.
Edhe prokurori kombëtar antimafia, Giovanni Melillo, ka ngritur shqetësimin për ndërthurjen gjithnjë e më të madhe mes botës kriminale dhe asaj ekonomike. Sipas tij, fenomeni ka kaluar përtej infiltrimit tradicional të mafies në biznes, duke krijuar lidhje më të thella mes aktivitetit të ligjshëm dhe strukturave kriminale. Shtrirja e rrjeteve kriminale shqiptare është evidentuar edhe në operacione të tjera të përbashkëta mes autoriteteve të dy vendeve. Në maj të vitit 2026, Eurojust njoftoi për një aksion kundër një organizate të dyshuar për trafik droge, vrasje dhe pastrim parash. Operacioni përfundoi me 12 arrestime dhe zbulimin e një skeme përmes së cilës afro 1 milion euro dyshohet se ishin transferuar nga Italia drejt Shqipërisë.
Të dhënat e Eurojust tregojnë gjithashtu se bashkëpunimi mes SPAK-ut dhe autoriteteve italiane gjatë viteve 2018-2026 ka çuar në më shumë se 170 arrestime dhe sekuestrimin e mbi shtatë tonëve lëndë narkotike. Raporti i Antimafias italiane vë kështu në fokus një dimension tjetër të krimit të organizuar. Aleancat mes grupeve me origjinë të ndryshme, interesat e përbashkëta ekonomike dhe depërtimin në bizneset e ligjshme. Një model ky që sipas autoriteteve italiane, e bën më të vështirë identifikimin dhe goditjen e strukturave kriminale./Dosja.al
Antimafia italiane
Aktualitet
8 November 2026, 20:39
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në qytetin e Du...
Aktualitet
8 November 2026, 19:51
E.M
TIRANË- Një 17-vjeçar i cili është gjobitur me 5 milionë lekë pas protestës kombëtare të së shtun...
Aktualitet
8 November 2026, 19:19
E.d
Protestuesi
TIRANA- Një qytetar pjesëmarrës në protestën e 162-të kundër qeverisë ka deklaruar se kryeministri E...
Aktualitet
8 November 2026, 18:52
e.d
Sendet e sekuestruara
ITALI- Policia italiane ka zhvilluar një seri operacionesh kundër trafikut të drogës në Romë, ku kanë...
Aktualitet
8 November 2026, 18:42
E.M
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sërish pasditen e sotme para Kryeministrisë për qëndresën dhe kauzën e tyre të ...
Aktualitet
8 November 2026, 18:30
E.M
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar në aksin rrugor Fier- Libofshë mbrëmjen e kësaj të diele, në fshatin A...
Aktualitet
8 November 2026, 17:50
Elton Qyno
Vlora Hyseni
Prokuroria e posaçme SPAK, ka hapur një hetim pasuror ndaj Vlora Hysenit, ish-drejtueses së Shërbimit Informativ Shqiptar ...
Aktualitet
8 November 2026, 17:41
E.M
Pamje
ITALI- Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi u kap në flagrancë me një sasi l&eu...
Aktualitet
8 November 2026, 17:18
Elton Qyno
Pamje
Julian Gjoshi, një 29-vjeçar nga Shijaku është marë i pandehur nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Vr...
Aktualitet
8 November 2026, 17:03
E.d
Pamje nga protestat
TIRANA- Protestat që prej disa javësh kanë përfshirë kryeqytetin shqiptar kanë marrë vëmendj...