30 October 2026, 09:45
Nga G.M
Donika Gërvalla
KOSOVA- Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se dokumentacioni i shqyrtuar deri më tani mbi vrasjen e Arlinda Zekajt evidenton mangësi serioze dhe vonesa në reagimin institucional.
Gjatë fjalës së saj, ajo bëri të ditur se po priten dokumente dhe sqarime të tjera për të plotësuar raportin mbi ngjarjen. Gërvalla u shpreh se institucionet kishin marrë paralajmërime serioze ndaj çështjes së viktimes, ndërsa ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si u trajtuan ato dhe për rrezikun që i kanosej Arlindës.
“Presim dokumentacion dhe sqarime shtesë. Deri më tani, dokumentacioni nxjerr në pah mangësi serioze dhe vonesa. Arlinda Zekaj nuk u vra pa paralajmërim. Institucionet përgjegjëse kishin marrë paralajmërime serioze për rrezikun ndaj jetës së saj”, ka deklaruar Gërvalla.
Si ndodhi ngjarja?
Arlinda Zekaj është vrarë më 25 tetor 2026, rreth orës 21:00 në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pak minuta pasi ajo u kthye në shtëpinë e përbashkët, e shoqëruar nga Policia e Kosovës. Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, Albert Sylaj. Ky i fundit u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit në Deçan. Vrasja ndodhi nëntë ditë pas vendimit gjyqësor që i kishte mundësuar Arlindës kthimin në shtëpi, tri ditë pas ankesës së saj për dështimet institucionale dhe dy ditë pas paralajmërimit të një zyrtari policor për nevojën e masave shtesë të sigurisë./Dosja.al
Donika Gërvalla
Aktualitet
30 October 2026, 09:20
G.M
pamje
KOSOVË- Qytetarët në Kosovë janë mbledhur në protestë para godinës së Qeverisë së Kosovës, p...
Aktualitet
30 October 2026, 09:13
G.M
TIRANË- 41-vjeçari Elton Andreica, i njohur edhe me mbiemrin Muça, është arrestuar në Vorë, pasi u kap duke mbajtur nj&e...
Aktualitet
30 October 2026, 09:06
Elton Qyno
Është arrestuar në Maqedoninë e Veriut, Bilal Kara, pronari i spitalit “International Medicare Hospital” alias “Sante Plu...
Aktualitet
30 October 2026, 08:19
G.M
Projektligji i ri për Investimet, që shfuqizon ligjin kontrovers të investimeve strategjike, kritikohet se ruan në thelb të njëjta...
Aktualitet
30 October 2026, 08:08
G.M
Makina e dëmtuar
FIER- Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Fier, pranë Spitalit Memorial. Sipas...
Aktualitet
30 October 2026, 07:20
G.M
Sadleva Bodo,
FIER- Drejtoresha e Përgjithshme e Burgjeve Sadleva Bodo, ka deleguar kompetencat e saj te zëvendësi Anesti Kapllani, vetëm ...
Aktualitet
30 October 2026, 07:10
G.M
foto ilustruese
TIRANË- Moti këtë të premte parashikohet të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për...
Aktualitet
29 October 2026, 21:50
E.M
TIRANË- Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti ka hyrë në librin e Rekordeve Guinness, pasi realizoi 72 rrotullime të plota 360 gradë brend...
Aktualitet
29 October 2026, 21:36
E.M
GREQI- Policia greke ka arrestuar 3 persona, 2 grekë dhe 1 shqiptarë nën akuzën e vjedhjes me pasojë vdekjen. Sipas burimeve policore,...
Aktualitet
29 October 2026, 21:27
E. D
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas rrëzimit të helikopterit të ...