Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Vrasja e Arlinda Zekajt/ Nis protesta para qeverisë në Kosovë, tensione dhe përplasje me policinë (VIDEO)
Protestuesit janë mbledhur për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë, ndërsa në ambientet e qeverisë pritet të prezantohet raporti mbi vrasjen dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
30 October 2026, 09:20Nga G.M
pamje
KOSOVË- Qytetarët në Kosovë janë mbledhur në protestë para godinës së Qeverisë së Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga kunati i saj, Albert Sylaj. Protestuesit janë mbledhur për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë, ndërsa në ambientet e qeverisë pritet të prezantohet raporti mbi vrasjen dhe trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Situata është tensionuar pasi protestuesit kanë kërkuar të futen brenda godinës për të ndjekur konferencën e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Kërkesa e tyre nuk është lejuar nga policia, duke sjellë përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe efektivëve të sigurisë.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor nga kunati i saj, Albert Sylaj, vetëm dhjetë minuta pasi ishte kthyer nga policia, ku kishte denoncuar ish-bashkëshortin për dhunë në familje. Ngjarja ka shkaktuar reagim të fortë publik dhe ka rikthyer në qendër të vëmendjes përgjegjësinë e institucioneve për mbrojtjen e grave që denoncojnë dhunën në familje./Dosja.al