23 November 2026, 11:43
Nga E.M

GRAMSH- Në Gramsh janë arrestuar dy persona nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ndërsa ka ndaluar një tjetër dhe ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar, për shitjen e lëndëve narkotike dhe prodhimin e tyre.
Pas kontrolleve në disa banesa është bërë i mundur sekuestrimi i 560.62 gramë kokainë dhe 150 gramë kanabis. Të arrestuarit janë të moshës 33 dhe 39 vjeç, ndërsa i ndaluari është 46 vjeç.
Njoftimi i plotë:
Sipas AMP-së, hetimet vijojnë edhe për të zbardhur përfshirjen e mundshme të punonjësve të Policisë në këtë veprimtari.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka kryer veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i Kodit Penal, në qytetin e Gramshit.
Në zbatim të vendimit të Gjykatës, janë ushtruar kontrolle në banesat e disa shtetasve, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 560 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 150 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, si dhe 0.62 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
Në vijim të veprimeve procedurale:
• U bë arrestimi në flagrancë i shtetasve T.H., 33 vjeç dhe R.H., 39 vjeç, të dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal. Ndaj të dy shtetasve ishte caktuar më parë masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një vepër tjetër penale.
• Në zbatim të urdhrit të Prokurorit, u bë ndalimi i shtetasit E.S., 46 vjeç, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
• Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.J., 31 vjeç, i dyshuar për veprën penale të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
Në kuadër të këtij procedimi penal, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të përfshirjes së punonjësve të Policisë në këtë veprimtari. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet e vendosur për të vijuar hetimet me profesionalizëm dhe pa asnjë kompromis ndaj paligjshmërisë, si dhe për të çuar përpara përgjegjësisë ligjore çdo punonjës të strukturave policore që përfshihet në veprimtari të kundërligjshme, pavarësisht funksionit apo detyrës që ushtron./Dosja.al
AMP
Aktualitet
23 November 2026, 11:39
E. D
Jakup Hasani
FIER- Personi që shihni në foto është Jakup Hasani, i cili u plagos në oborrin e banesës së dajës të...
Aktualitet
23 November 2026, 11:23
E.M
PUKË- Kushtet atmosferikë në qarkun e Pukës kanë shkaktuar disa problematika në ambientet e Spitalit të Pukës, ku si pa...
Aktualitet
23 November 2026, 11:08
E.M
KOSOVË- Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit ishte e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetë...
Aktualitet
23 November 2026, 11:07
E. D
TIRANË- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në zonën e “Xhamllikut”,...
Aktualitet
23 November 2026, 11:06
E. D
FIER- Policia e Vlorës ka blinduar hyjen e Vlorës, pas ekzekutimit të Selami Hasanit dhe plagosjes së nipit të tij Jakup Hasanit. N&eu...
Aktualitet
23 November 2026, 10:54
E.M
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar mbi pretendimet e sulmit me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Lib...
Aktualitet
23 November 2026, 10:50
E.M
POGRADEC- Një 39-vjeçar është plagosur me thikë si pasojë e një konflikti të çastit në qytetin e Pog...
Aktualitet
23 November 2026, 10:46
E. D
FIER- Një tjetër makinë e djegur, tip "Volvo" është gjendur e djegur te rrethrrotullimi i Pojanit, pas vrasjes së Selami Hasanit ...
Aktualitet
23 November 2026, 10:43
E.M
QAFË THORE- Në aksin rrugor në Qafë Thore po punohet për pastrimin e borës dhe përmirësimin e kushteve të qarkulli...
Aktualitet
23 November 2026, 10:33
E.M
SPANJË- Një bandë hajdutësh është arrestuar në Galicia të Spanjës të cilët fshiheshin në &cced...