23 November 2026, 11:39
Nga E. D
Jakup Hasani
FIER- Personi që shihni në foto është Jakup Hasani, i cili u plagos në oborrin e banesës së dajës të tij, Selami Hasani, që mbeti i vrarë në vend pas një breshërie plumbash. Pas plagosjes Jakup Hasani është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në lagjen “1 Maji”, në oborrin e banesës së viktimës. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autorët kanë hyrë në banesë dhe kanë qëlluar me armë zjarri ndaj Hasanit, duke u larguar më pas nga vendi i ngjarjes. Pas atentatit, policia konstatoi një automjet duke u djegur në fshatin Ndërmenas, i dyshuar si mjeti i përdorur nga autorët.
Pak më vonë, një tjetër automjet, tip “Volvo”, u gjet i shkrumbuar pranë rrethrrotullimit të Pojanit. Dyshohet se të dyja makinat janë përdorur për kryerjen e krimit dhe më pas janë djegur për të zhdukur gjurmët. Selami Hasani ishte një emër i njohur në kronikën e zezë të Fierit, për shkak të përfshirjes në ngjarjen e rëndë të 25 marsit 2002, në zonën e njohur si “Sheshi i Valutës”.
Në atë atentat mbetën të vrarë Julian Isufaj, nipi i Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”, dhe kambisti Esat Tare, ndërsa dy persona të tjerë u plagosën. Për këtë ngjarje, Hasani u dënua me 25 vite burgim. Pas shtatë vitesh në kërkim, ai u arrestua më 12 gusht 2009, gjatë një operacioni të forcave speciale RENEA në Fier, të koduar “Parukieri”.
Ai la qelinë në fund të vitit 2021, pasi kishte vuajtur rreth 11 vite burg. Vrasja e tij rikthen në vëmendje konfliktin e hershëm mes familjeve Hasani dhe Isufaj, ndërsa dyshimet për motivin e atentatit të fundit mbeten ende për tu verifikuar nga hetuesit Sakaq, policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./Dosja.al
Selami Hasani
Aktualitet
23 November 2026, 11:23
E.M
PUKË- Kushtet atmosferikë në qarkun e Pukës kanë shkaktuar disa problematika në ambientet e Spitalit të Pukës, ku si pa...
Aktualitet
23 November 2026, 11:08
E.M
KOSOVË- Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit ishte e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetë...
Aktualitet
23 November 2026, 11:07
E. D
TIRANË- Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në zonën e “Xhamllikut”,...
Aktualitet
23 November 2026, 11:06
E. D
FIER- Policia e Vlorës ka blinduar hyjen e Vlorës, pas ekzekutimit të Selami Hasanit dhe plagosjes së nipit të tij Jakup Hasanit. N&eu...
Aktualitet
23 November 2026, 10:54
E.M
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar mbi pretendimet e sulmit me dronë detarë ndaj një luftanijeje ruse pranë brigjeve të Lib...
Aktualitet
23 November 2026, 10:50
E.M
POGRADEC- Një 39-vjeçar është plagosur me thikë si pasojë e një konflikti të çastit në qytetin e Pog...
Aktualitet
23 November 2026, 10:46
E. D
FIER- Një tjetër makinë e djegur, tip "Volvo" është gjendur e djegur te rrethrrotullimi i Pojanit, pas vrasjes së Selami Hasanit ...
Aktualitet
23 November 2026, 10:43
E.M
QAFË THORE- Në aksin rrugor në Qafë Thore po punohet për pastrimin e borës dhe përmirësimin e kushteve të qarkulli...
Aktualitet
23 November 2026, 10:33
E.M
SPANJË- Një bandë hajdutësh është arrestuar në Galicia të Spanjës të cilët fshiheshin në &cced...
Aktualitet
23 November 2026, 10:33
E. D
FIER-- Selami Hasani, i njohur në Fier me nofkën “Sel Çami”, i cili u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së ...