29 October 2026, 12:34
Nga E.d
Pamje
Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se janë arrestuar dy persona nën dyshime për krime lufte. Rasti ka të bëjë me Masakrën e Padalishtës, që ka ndodhur më 26 mars 1999 në Komunën e Istogut. Autoritetet thanë se dy të dyshuarit u lokalizuan më 29 tetor dhe Z.B. u arrestua në fshatin Osjan, ndërkaq G.B. në Cerkolez të komunës së Istogut.
Hetimet për këtë masakër, sipas autoriteteve po zhvillohen për një kohë të gjatë, teksa nuk u dhanë detaje të tjera për rastin. Në Masakrën e Pedalishtës ishin vrarë 19 anëtarë të familjes Imeraj. Mosha e viktimave ishte nga dy deri në 76 vjeç.
Së voni, autoritetet kanë iniciuar një sërë rastesh që kanë të bëjnë për krime lufte kundër popullatës civile dhe kanë ngritur akuza ndaj të dyshuarve, përfshirë edhe akuza në mungesë. Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhjetëra persona janë dënuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare të drejtësisë.
Nga viti 2000 deri në vitin 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK), ndërsa nga viti 2008, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) ishte përgjegjës për hetimet e krimeve të luftës. Në vitin 2018, ky mision i ka dorëzuar dokumentet në Prokurorinë e Kosovës dhe në gjykatat vendore./REL
Aktualitet
29 October 2026, 12:29
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Seancat në Gjykatën e Posaçme vijojnë të shtyhen, pasi avokatët nuk janë paraqitur në g...
Aktualitet
29 October 2026, 12:15
E.d
Foto ilustruese
TIRANA- Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka shprehur kundërshtimin ndaj ndryshimeve të propozuara në Paket...
Aktualitet
29 October 2026, 12:13
G.M
pamje nga operacioni
SARANDË- Anatoli Zelenkaj është 35-vjeçar që ka rënë në prangat e policisë pasi dysh...
Aktualitet
29 October 2026, 11:58
E.d
Pamje
FIER- Ergys Agasi është transferuar ditën e sotme në burgun e Fierit, pas rreth dy muajsh qëndrimi në paraburgimin e...
Aktualitet
29 October 2026, 11:47
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e studentëve në vend ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa të shumta kan&eum...
Aktualitet
29 October 2026, 11:12
G.M
pamje
SHKODËR- Një operacion antidrogë është finalizuar në Shkodër, pas një hetimi 4-mujor. Sipas njoftimit të po...
Aktualitet
29 October 2026, 10:40
G.M
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa
FIER- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur këtë të enjte n&eum...
Aktualitet
29 October 2026, 10:23
G.M
Denaldo Maxhallaku
ITALI- Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar që u gjet i pajetë në nj...
Aktualitet
29 October 2026, 09:52
G.M
viktima
ITALI- Një 29-vjeçar italian ka pranuar përfshirjen në vrasjen e Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar, trupi i t&eum...
Aktualitet
29 October 2026, 09:57
E.d
Burgu i Fierit
VELIPOJA- Biznesmeni nga Velipoja, Mir Bruli është transportuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në...