Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
VIDEO/ Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit, largohet nga paraburgimi i Bradasheshit
Lëvizja e tij drejt këtij institucioni vjen një ditë pas transferimit në të njëjtin burg të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj
29 October 2026, 11:58Nga E.d
Pamje
FIER- Ergys Agasi është transferuar ditën e sotme në burgun e Fierit, pas rreth dy muajsh qëndrimi në paraburgimin e Bradasheshit. Agasi u arrestua nga policia në zonën e Shkozetit, në zbatim të një urdhri të SPAK. Pas vendimit për transferimin e tij, një furgon i Policisë ka mbërritur në ambientet e burgut të Fierit, ku është kryer shoqërimi dhe dorëzimi i Agasit, në përputhje me procedurat dhe protokollet përkatëse të sigurisë.
Lëvizja e tij drejt këtij institucioni vjen një ditë pas transferimit në të njëjtin burg të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Edhe ky i fundit u largua nga institucioni ku mbahej më parë dhe u dërgua në burgun e Fierit.
Sipas SPAK, Ergys Agasi akuzohet se në bashkëpunim me Ermal Beqirajn kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal, i cili kishte si qëllim manipulimin e tenderëve publikë të AKSHI-t, ku përveç korrupsionit dyshohet se janë përdorur edhe forma dhune e deri në pengmarrje./Dosja.al