29 October 2026, 12:15
Nga E.d
Foto ilustruese
TIRANA- Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka shprehur kundërshtimin ndaj ndryshimeve të propozuara në Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e disa taksave mund të rëndojë bizneset, të ndikojë në rritjen e çmimeve për konsumatorët dhe të frenojë investimet e huaja në vend.
Sipas propozimeve të paraqitura, tatimi mbi dividendët pritet të rritet nga 8% në 15%, ndërsa TVSH-ja standarde nga 20% në 21%. Ndryshime parashikohen edhe për disa kategori që përfitojnë aktualisht nga normat e reduktuara të TVSH-së, të cilat propozohet të rriten nga 6% në 10%.
Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerëson se këto ndryshime mund të rrisin ndjeshëm kostot e operimit për kompanitë, duke kufizuar mundësitë e tyre për të riinvestuar fitimet, për të zgjeruar aktivitetin dhe për të krijuar vende të reja pune. Shqetësim i veçantë, mbetet edhe ndikimi që ndryshimet fiskale mund të kenë në klimën e biznesit dhe në tërheqjen e kapitalit të huaj.
Një tjetër pasojë e mundshme lidhet me konsumatorët, pasi rritja e TVSH-së për disa mallra dhe shërbime mund të përkthehet në çmime më të larta. Sipas Dhomës, kjo mund të zbehë efektet pozitive që synohen nga ulja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, duke ndikuar drejtpërdrejt në fuqinë blerëse të qytetarëve.
Në kuadër të kësaj, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë propozimet përpara miratimit përfundimtar. Ajo argumenton se ndryshimet fiskale duhet të mbështeten në analiza të qarta të ndikimit ekonomik dhe social. Ajo kërkon gjithashtu konsultime më të gjera me përfaqësuesit e biznesit, në mënyrë që vendimet të marrin në konsideratë kushtet reale të tregut.
Si alternativa ndaj rritjes së barrës tatimore, Dhoma sugjeron zgjerimin e bazës së tatimpaguesve, luftën kundër informalitetit dhe përmirësimin e administrimit të taksave. Një tjetër kërkesë është që bizneseve t'u lihet një periudhë e mjaftueshme për t'u përshtatur me rregullat e reja përpara hyrjes së tyre në fuqi, e parashikuar më 1 janar 2027.
Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, një politikë fiskale e qëndrueshme dhe e parashikueshme është thelbësore për ruajtjen e konkurrueshmërisë së Shqipërisë në rajon, nxitjen e investimeve dhe mbështetjen e zhvillimit ekonomik afatgjatë./Dosja.al
Dhoma Amerikane e Tregtisë taksa qeveria
Aktualitet
29 October 2026, 12:13
G.M
pamje nga operacioni
SARANDË- Anatoli Zelenkaj është 35-vjeçar që ka rënë në prangat e policisë pasi dysh...
Aktualitet
29 October 2026, 11:58
E.d
Pamje
FIER- Ergys Agasi është transferuar ditën e sotme në burgun e Fierit, pas rreth dy muajsh qëndrimi në paraburgimin e...
Aktualitet
29 October 2026, 11:47
E.d
Pamje
TIRANA- Protesta e studentëve në vend ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa të shumta kan&eum...
Aktualitet
29 October 2026, 11:12
G.M
pamje
SHKODËR- Një operacion antidrogë është finalizuar në Shkodër, pas një hetimi 4-mujor. Sipas njoftimit të po...
Aktualitet
29 October 2026, 10:40
G.M
Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa
FIER- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur këtë të enjte n&eum...
Aktualitet
29 October 2026, 10:23
G.M
Denaldo Maxhallaku
ITALI- Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar që u gjet i pajetë në nj...
Aktualitet
29 October 2026, 09:52
G.M
viktima
ITALI- Një 29-vjeçar italian ka pranuar përfshirjen në vrasjen e Denaldo Maxhallakut, 31-vjeçarit shqiptar, trupi i t&eum...
Aktualitet
29 October 2026, 09:57
E.d
Burgu i Fierit
VELIPOJA- Biznesmeni nga Velipoja, Mir Bruli është transportuar nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në...
Aktualitet
29 October 2026, 09:45
E.d
Ergys Agasi
TIRANA- Ergys Agasi pritet të transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit, pasi për lëvizjen e tij është firmosur urdhri ...
Aktualitet
29 October 2026, 09:39
E.d
Foto ilustruse
KAMËZ- Një sasi e dyshuar lënde plasëse është konstatuar në orët e para të mëngjesit të ...