11 November 2026, 22:12
Nga E.M

BRITANI- Një ushtar britanik është akuzuar për përdhunimin e një ushtareje që shërbente në Forcat Britanike në Qipro. Autori është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim, në pritje të një seance në gjykatën ushtarake.
Bëhet fjalë për L/kapitenin Nicholas Horne, i njohur ndryshe si Highlanders. Komanda e Mbrojtjes për Krime të Rënda (DSCC) ka bërë të ditur se Horne u akuzua zyrtarisht për një vepër penale të përdhunimit më 23 tetor 2026.
Akuza erdhi pas një hetimi të zhvilluar nga ekipi i krimeve të rënda të DSCC-së, në bashkëpunim me policinë ushtarake. Një zëdhënës i ushtrisë britanike konfirmoi akuzën, duke theksuar se institucionet ushtarake i marrin seriozisht rastet e dhunës seksuale.
“Ne e njohim guximin e madh që kërkohet për të raportuar një vepër penale. Kushdo që dënohet për një vepër penale seksuale do të shkarkohet nga shërbimi”, thuhet në deklaratën e ushtrisë britanike.
Ministria Britanike e Mbrojtjes ka shtuar përpjekjet për të luftuar ngacmimet dhe dhunën seksuale brenda forcave të armatosura.
Sipas një ankete zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, gati një në dhjetë gra që shërbejnë me kohë të plotë në ushtrinë britanike kishte përjetuar sulm seksual pa dëshirën e saj gjatë vitit 2025./Dosja.al
BRITANI
Bota
11 November 2026, 20:28
E. D
RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjeve të deritashme dhe atyre të ardhshme ...
Bota
11 November 2026, 20:07
E.M
ITALI- Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, gjatë fjalës së tij në Parlamentin e Romës ka denoncuar kërcënimet e ...
Bota
11 November 2026, 19:23
E.M
GAZA- Shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë shkaktuar shembjen e një argjinature rëre në një kohë ku familjet p...
Bota
11 November 2026, 18:49
E.M
ANGLI- Një vajzë 16-vjeçare është vrarë me thikë nga një 18-vjeçare në qytetin e Leeds në Angli, pas...
Bota
11 November 2026, 18:40
E.M
KRAKOV- Pas sulmit në qytetin polak të Krakovit si pjesë e gjashtë viktimave është konfirmuar edhe një DJ 32-vjeçar n...
Bota
11 November 2026, 18:30
E. D
Anëtarët e Parlamentit
IZRAEL- "Rrotat e makinës" politike të Izraelit po rrotullohen, por kjo nuk do të thotë se ata do t...
Bota
11 November 2026, 18:11
E.M
RUSI- Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Alexander Darçiev, ka humbur jetën në moshën 66-vjeçare. Ministri...
Bota
11 November 2026, 17:42
E.M
INDONEZI- Zëvendëspresidenti i Indonezisë, Gibran Rakabuming Raka, ka paraqitur dorëheqjen nga detyra pas vendimit të Gjykatës Su...
Bota
11 November 2026, 17:29
E.M
BOSNJE- Në një operacion policor në Bosnjë-Hercegovinë janë arrestuar 15 persona pas shënjestrave për dy grupet e ...
Bota
11 November 2026, 17:14
E.M
SHBA- Ish-Presidenti Joe Biden, ka zbuluar përmbajtjen e një letre të vitit 2021 të shkruar nga Presidenti Donald Trump, në lirin e ti...