12 November 2026, 11:02
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se gjyqtarja Irena Gjoka ka arritu të burgosë në mënyrë kriminale KLGJ-në, KLP-në dhe ILD-në. Gjatë një deklarate për mediat para ambienteve të SPAK, lideri i opozitës u shpreh se ato janë institucione të cilat me Kushtetutë janë të ngarkuara të garantojnë zbatimin e ligjit mbi sistemin e drejtësisë.
Më tej, Berisha tha se Gjoka është historia më e turpshme që mund të ekzistojë sepse ka shfrytëzuar pozitën, ka nxjerrë tre pasaporta, ka ndryshuar mbiemrin dhe nuk ka dorëzuar asnjë pasaportë në komisariat si dhe nuk ka njoftuar asnjë humbje pasaportash. Në lidhje me këtë, kryedemokrati tha se Gjoka ka gjithashtu një dënim penal në gjykatën e Janinës.
Sali Berisha: Pse Irena është turpi i turpeve? Sepse Irena arrin të bukosë në mënyrën më kriminale KLGJ-në, KLP-në, jo më këta Dumanër e Manekër, por të bukosë KLGJ-në, të bukosë ILD-në, të bukosë KLP-në, institucione të cilat me Kushtetutë janë të ngarkuara të garantojnë zbatimin e ligjit mbi sistemin e drejtësisë. Historiku i saj është histori turpi dhe kriminale. Irena Maneku është shkarkuar nga Sali Berisha në vitin 1996. U kërkua të japë dorëheqjen për konflikt interesi, nuk dha dorëheqjen. Arriti në atë shkallë sa t’u thotë avoketërve të mi, provoni se jam shkarkuar. Dhe KLGJ, që u kishte dhënë vërtetimin e shkarkimit avoketërve të mi, u mohonte këtë vërtetim grupit parlamentar të PD.
Pse ua mohonte?
Nëse ua mohoi me urdhër politik apo ua mohoi se i pagoi Irena, kjo është... por të njëjtin dokument që i është dorëzuar avoketërve, nuk ia dha grupit parlamentar të PD. Irena është historia më e turpshme që mund të ekzistojë sepse ka shfrytëzuar pozitën, ka nxjerrë tre pasaporta, ka ndryshuar mbiemrin dhe nuk ka dorëzuar asnjë pasaportë në komisariat, nuk ka njoftuar asnjë humbje pasaportash.
Irena është një shëmbëlltyrë e turpit njerëzor, e zyrtarit dhe gjyqtarit sepse ka një dënim penal në gjykatën e Janinës.
Për çfarë? Për falsifikim vize. Ka një ekspertizë të autoriteteve policore greke të cilat konfirmojnë se viza ka qenë e falsifikuar. Por për Irenën nuk është faji i saj, është faji i atij që ka falsifikuar vizën.
E kuptoni apo jo? Se ku janë pasaportat e saj, askush nuk e di. Në çdo moment gjyqtari, për çdo gjë që i cenon integritetin në përputhje me nenin 6 të Kushtetutës, dhe cenimi i integritetit sipas nenit 6 të Kushtetutës parashikon shkelje të ligjeve të miratuara me tre të pestat në Parlament. Por të gjitha këto, për ata nuk ekzistojnë. Kjo ishte Irena dhe mund të hyj dhe të them shumë gjëra të tjera, por nuk ia vlen./Dosja.al
sali berisha
Politike
12 November 2026, 10:55
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kallëzimi i tij ndaj gjyqtares Irena Gjoka synon nd...
Politike
12 November 2026, 10:31
E.d
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në GJKKO
TIRANA- Gjykata e Posaçme zhvillon sot seancën e radhës në procesin gjyqësor ndaj Ilir...
Politike
12 November 2026, 10:13
E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të paraqitet këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme...
Politike
12 November 2026, 09:36
E.d
Esmeralda Hasani
TIRANA- Esmeralda Hasani është emri i propozuar nga Kryeministri dhe i dekretuar nga Presidenti Bajram Begaj në krye të...
Politike
12 November 2026, 09:10
E.d
Esmeralda Hasani
TIRANA- Bajram Begaj, ka dekretuar emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtores së Shërbimit Informativ...
Politike
11 November 2026, 23:36
I.A
Emisioni investigativ "Plug" publikoi eksklzuivisht një pjesë të re nga audiopërgjimi ku biznesmeni Ron Yeffet flet për tregti arm&eum...
Politike
11 November 2026, 23:06
E. D
TIRANË- Shqipëria shpenzon çdo vit miliona euro në pajisje mjekësore dhe diagnostikuese por sistemi shëndetësor nuk e...
Politike
11 November 2026, 22:47
E. D
TIRANË- Ministri Ermal Nufi ka reaguar pas artikullit të publikuar nga media ndërkombëtare POLITICO, duke sqaruar deklaratën e tij lid...
Politike
11 November 2026, 21:54
E. D
Edi Rama
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Dublin foli edhe për emigracionin, duke u ndalur veçan&eum...
Politike
11 November 2026, 21:52
E.M
DUBLIN- Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e tij mbi një dialog të mundshëm me studentët. Ai citoi edhe njëherë...