19 November 2026, 12:19
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se buxheti për vitin 2027 nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë, duke shtuar se pensionistët marrin vetëm 1 përqind të GDP-së. Gjatë një konference për mediat, ai u shpreh se shifra prej 10 miliardë eurosh është një spekulim.
Ai solli në vëmendje edhe shpërndarjen e fondeve, duke u ndalur veçanërisht te pensionistët. Sipas Berishës, për këtë kategori janë parashikuar vetëm 300-350 milionë euro, ose rreth 1 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në fund, lideri i opozitës kritikoi gjithashtu shpenzimet operative të administratës, për të cilat tha se janë parashikuar rreth 930 milionë euro.
Sali Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, edhe njëherë rikthehem tek buxheti i reklamuar si buxheti më i madh në histori me 10 miliardë euro. Së pari, kjo përbën një spekulim madhor sepse në rast se kthehemi në kursin e këmbimit të vitit 2013, kemi të bëjmë pas 14 vitesh me një buxhet prej 5.5 miliardë euro nga 4 miliardë që ishte buxheti i fundit i qeverisë së mëparshme. Po të shkojmë në vitin 2015, kemi të bëjmë me një buxhet- me kursin e këmbimit se kjo bazohet tek narkoeuro- kemi të bëjmë me një buxhet prej 6.5 miliardë eurosh. Kjo është e vërteta.
Por në rast se merrni shpërndarjen e tij, është vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Në një buxhet prej 10 miliardë euro, pensionistëve u është lënë vetëm 1 përqind e GDP-së. Iu janë lënë gjithsej 300-350 milionë euro. Nuk ka përqeshje më të madhe për ta. Janë 760 mijë qytetarë. Kjo kërkon minimumi dyfishimin e kësaj shifre nga 300-350 që varion, duhet të shkojë në 700 milionë. Dhe kjo vetëm si hapi i parë. Ku do gjenden? Tek hajdutët. Janë lënë 930 milionë euro para xhepi, udhëtimesh, shpenzimesh të administratës. Shpenzime operative. Udhëtime dhe fjetje në hotel me 5 yje. Krim, krim i shëmtuar. Këtu janë futur edhe paratë e check-upit, koncesioneve të cilat shkojnë, siç dihet, pasivisht në kontot bankare të Edi Ramës dhe hajdutëve të tij./Dosja.al
sali beisha
Politike
19 November 2026, 12:18
E.d
Ina Zhupa
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas qëndrimit të qeverisë kundër nismës për s...
Politike
19 November 2026, 12:09
E.d
Pamje
TIRANA- Projektligji i ri për donacionet dhe sponsorizimet ka kaluar me sukses shqyrtimin në Komisionin për Edukimin, Shkencën dhe S...
Politike
19 November 2026, 11:56
E.d
Niko Peleshi
TIRANA- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias, duke kërkuar ekspertizë li...
Politike
19 November 2026, 09:33
E.d
Edi Rama
GJERMANI- Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Berlinit, ku do të marrë pjesë në një takim të niveli...
Politike
19 November 2026, 00:01
I.A
TIRANË- Kuvendi ka miratuar në parim projektbuxhetin për vitin 2027, pas një seance plenare që zgjati rreth 14 orë dhe u shoq&eum...
Politike
18 November 2026, 22:57
E. D
TIRANË- Në kufi të afatit ligjor të funksionimit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, mazhoranca dhe opozita vendos&eu...
Politike
18 November 2026, 21:00
E.M
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në Agjencinë për Media dhe Informim, për të njohur punën e i...
Politike
18 November 2026, 20:45
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Partia Popullore Evropiane (PPE) është drejt vendimit për të pezulluar nga radhët e saj Pa...
Politike
18 November 2026, 20:34
E. D
TIRANË- Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka denoncuar një tjetër detaj të rëndë që ka ndodhur me djal...
Politike
18 November 2026, 20:23
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama dikur i quante gjobat ndaj qytetarëve “poshtërsi”, ndërsa sot, nga karrigia e push...