11 November 2026, 15:50
Nga E.M

SPANJË- Spanja është përfshirë këtë të mërkurë nga protesta masive dhe përplasje mes policisë dhe punëtorëve grevistë, ndërsa vendi zhvilloi grevën e parë të përgjithshme në 14 vitet e fundit. Protestuesit bllokuan rrugë, autostrada dhe zona industriale, duke kërkuar strehim më të përballueshëm, rritje pagash dhe forcimin e shërbimeve publike.
Greva 24-orëshe shkaktoi ndërprerje të transportit dhe aktivitetit industrial në disa pjesë të vendit. Sipas transmetuesit publik RTVE, të paktën 23 persona u arrestuan deri në orët e vona të mëngjesit.
Situata u tensionua veçanërisht në Mercamadrid, tregun kryesor me shumicë të ushqimeve në Madrid, ku policia ndërhyri ndaj një grupi protestuesish. Sindikata e Komisioneve të Punëtorëve bëri të ditur se 13 persona kërkuan ndihmë mjekësore pas ndërhyrjes policore.
Kreu i sindikatës, Unai Sordo, dënoi përdorimin e sprajit me piper nga policia, duke theksuar se protestuesit kishin qenë paqësorë.
Ndërkohë, në Katalonjë, protestuesit bllokuan autostradat kryesore, zonat industriale dhe hyrjet në stacionin hekurudhor Sants të Barcelonës. Sindikatat raportuan gjithashtu ndërprerje të prodhimit në disa prej fabrikave kryesore të automobilave.
Greva u organizua nga dy sindikatat më të mëdha të vendit, UGT dhe Komisionet e Punëtorëve, së bashku me organizata të tjera të punës, pas presionit në rritje nga aktivistët e strehimit.
Lëvizja mori hov pas rastit të Maricarmen Abascal, një 87-vjeçare që u dëbua nga banesa e saj dhe më vonë ndërroi jetë në spital. Rasti i saj u kthye në simbol të protestave kundër kostove të larta të strehimit.
Përveç kërkesës për banesa më të përballueshme, organizatorët kërkojnë rritje të pagave dhe përmirësim të shërbimeve publike.
“Asnjë rrogë nuk mund të përballojë çmimet e banesave në vendin tonë”, deklaroi kreu i UGT-së, Pepe Alvarez, përpara nisjes së grevës./Dosja.al
SPANJË-
Bota
11 November 2026, 15:15
E.M
EGJIPT- Gjykata penale e Kajros ka përfshirë në listën e organizatave terroriste 35 shoqata dhe institucione, si dhe 36 individë, p&eu...
Bota
11 November 2026, 14:47
G.M
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Mosmarrëveshja mes Greqisë dhe Turqisë për marrëveshjen e kufirit detar turko-libian pritet të ...
Bota
11 November 2026, 14:45
e.d
Abdullah bin Zayed Al-Nahyan dhe Jared Kushner
Për herë të parë që nga shkurti, bisedimet mes Rusisë dhe Ukrainës po ...
Bota
11 November 2026, 14:37
G.M
pamje
SPANJË- Mijëra punonjës dhe qytetarë kanë dalë në protesta në Spanjë, në kuadër të gr...
Bota
11 November 2026, 13:45
G.M
pamje
HAITI- Një operacion ushtarak kundër një prej bandave më të fuqishme kriminale në Haiti ka përfunduar me shkat...
Bota
11 November 2026, 13:31
G.M
foto ilustruese
EVROPË- Mbi 1 mijë shkolla në Itali, Skoci dhe Irlandën e Veriut janë përfshirë nga një val&eum...
Bota
11 November 2026, 13:18
G.M
Presidenti rus, Vladimir Putin (majtas), mirëpriti sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, ...
Bota
11 November 2026, 13:12
G.M
foto ilustruese
UKRAINË- Ukraina ka kundërshtuar një propozim amerikan që parashikonte ndryshimin e kufijve administrativë t&e...
Bota
11 November 2026, 13:05
G.M
foto ilustruese
IRAN- Irani ka reaguar ashpër ndaj ofertës së Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë vënë në...
Bota
11 November 2026, 12:45
G.M
foto ilustruese
IRLANDA- Qeveria irlandeze dhe sindikatat kanë arritur një projekt-marrëveshje për rritjen e pagave në sektori...