21 November 2026, 20:51
Nga DOSJA
TIRANE - Një gol i sulmuesit shkodran në minutën e 57-të i dhuron tri pikë të rëndësishme kuqebluve, ndërsa Partizani pëson një tjetër goditje dhe mbetet në fund të klasifikimit.
Vllaznia ka marrë një fitore me shumë vlerë në transfertë, duke mposhtur Partizanin me rezultatin minimal 0-1, në përballjen e vlefshme për javën e kampionatit. Heroi i shkodranëve ishte Bekim Balaj, i cili me golin e tij në minutën e 57-të vendosi fatin e takimit.
Sfida në kryeqytet ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që kërkonin të merrnin kontrollin e lojës dhe të siguronin një rezultat pozitiv. Megjithatë, momenti vendimtar erdhi në pjesën e dytë, kur sulmuesi shkodran gjeti rrugën e rrjetës dhe i dha Vllaznisë avantazhin që do të rezultonte i mjaftueshëm deri në vërshëllimën përfundimtare.
Një sukses me rëndësi për skuadrën kuqeblu, që pas 12 ndeshjesh ngjitet në kuotën e 15 pikëve, duke mbajtur vendin e shtatë në klasifikim. Vllaznia barazon me pikë Tiranën, që ka zhvilluar një ndeshje më pak.
Në krahun tjetër, situata bëhet gjithnjë e më e vështirë për Partizanin. Të kuqtë pësojnë humbjen e tetë sezonale dhe mbeten në vendin e fundit me vetëm 10 pikë pas 12 javësh, duke e thelluar krizën e rezultateve.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 November 2026, 17:54
RROGOZHINE - Teuta ka bërë detyrën në përballjen me Laçin, duke siguruar një fitore minimale 1-0 në javën e 12-t&...
Sport
21 November 2026, 16:13
E.M
AUSTRI- Lara Colturi ka siguruar fitoren e saj të parë në Kupën e Botës, duke triumfuar kështu në sllallom në Austri, p...
Sport
21 November 2026, 15:30
ITALI - Juventusi ka nisur të lëvizë në merkato përpara hapjes së afatit kalimtar të janarit. Drejtuesit bardhezinj po shqyrt...
Sport
21 November 2026, 15:16
AUSTRI - Në moshën 20-vjeçare, skiatorja kuqezi siguron triumfin e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës n&eum...
Sport
21 November 2026, 15:15
Patrice Motsepe dhe Gianni Infantino në Kupën e Botës 2026
NIGERI - Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) ka zgjedhur kandidatin e saj për...
Sport
21 November 2026, 15:00
ANGLI - Andoni Iraola beson se Manchester United ka një avantazh të vogël përpara përballjes me Liverpoolin, pasi debutimi i Mauricio P...
Sport
21 November 2026, 14:45
ANGLI - Mykhailo Mudryk ka ashpërsuar tonet ndaj Andriy Shevchenkos, duke e akuzuar presidentin e Federatës Ukrainase të Futbollit se ka gën...
Sport
21 November 2026, 14:30
ANGLI - Estêvão mbërriti te Chelsea me pritshmëri të mëdha, pasi kishte mahnitur Brazilin me paraqitjet e tij te Palmeiras. Mad...
Sport
21 November 2026, 14:15
ITALI - Milani po përgatitet për një merkato të rëndësishme dimërore. Emërimi i Markus Krosche në postin e drejtori...
Sport
21 November 2026, 14:00
PORTUGALI - Marco Bezzecchi zuri pozicionin e parë në garën e Çmimit të Madh të Portugalisë, raundin e parafundit të ...