21 November 2026, 14:30
Nga DOSJA
ANGLI - Estêvão mbërriti te Chelsea me pritshmëri të mëdha, pasi kishte mahnitur Brazilin me paraqitjet e tij te Palmeiras. Madje, ish-trajneri Abel Ferreira e kishte cilësuar si një talent të rrallë, duke i kërkuar klubit brazilian të mos e shiste. Megjithatë, transferimi në Londër nuk po rezulton aq i lehtë sa pritej.
Sezonin e kaluar, pavarësisht një dëmtimi që i ndërpreu ritmin, braziliani shënoi 8 gola në 36 ndeshje dhe tregoi momente të shkëlqyera. Por këtë sezon ka hasur vështirësi për të fituar një vend në formacionin e trajnerit Xabi Alonso. Në 10 ndeshjet e para të Premier League, ai është aktivizuar titullar vetëm një herë.
Një nga problemet kryesore lidhet me pozicionin e tij. Estêvão dëshiron të luajë edhe në rolin e numrit 10, por konkurrenca me Cole Palmer dhe Morgan Rogers e bën shumë të vështirë këtë mundësi. Ndërkohë, skema taktike e Alonsos nuk duket se i përshtatet plotësisht karakteristikave të brazilianit.
Ndryshe nga situata te Chelsea, me kombëtaren e Brazilit ai ka gjetur besimin e trajnerit Carlo Ancelotti, i cili e ka aktivizuar rregullisht. Vetë futbollisti ka pranuar se minutat e pakta në Londër ndikojnë në vetëbesimin e tij, ndërsa grumbullimet me Brazilin i japin motivim.
Për momentin, Chelsea nuk ka ndërmend ta largojë dhe vazhdon të besojë te potenciali i tij. Megjithatë, klubi është i vetëdijshëm se duhet të punojë edhe për aspektin fizik të lojtarit.
Kështu, pavarësisht talentit të padiskutueshëm, Estêvão gjendet përballë një dileme: të luftojë për një vend te Chelsea apo të kërkojë një ambient ku mund të marrë më shumë minuta dhe të zhvillohet sipas potencialit të tij. Një nga talentet më premtues të Brazilit rrezikon të humbasë ritmin pikërisht në momentin kur pritej të shpërthente në futbollin europian.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 November 2026, 14:15
ITALI - Milani po përgatitet për një merkato të rëndësishme dimërore. Emërimi i Markus Krosche në postin e drejtori...
Sport
21 November 2026, 14:00
PORTUGALI - Marco Bezzecchi zuri pozicionin e parë në garën e Çmimit të Madh të Portugalisë, raundin e parafundit të ...
Sport
21 November 2026, 13:30
ANGLI - Manchester United vazhdon të paguajë shtrenjtë paqëndrueshmërinë në pankinë. Që prej largimit të Sir A...
Sport
21 November 2026, 13:19
AUSTRI - Skiatorja 20-vjeçare, Lara Colturi që përfaqëson Shqipërinë u rendit në vendin e dytë në zbritjen e...
Sport
21 November 2026, 13:00
ANGLI - Chelsea mund të ketë një aksionar të ri të njohur. Sipas The Guardian, Tom Brady është në bisedime për t&eu...
Sport
21 November 2026, 12:30
SHBA - David Beckham është gati të përfshihet në një tjetër projekt të rëndësishëm televiziv për fut...
Sport
21 November 2026, 12:26
GJERMANI - Një ndërhyrje kirurgjikale e suksesshme për sulmuesin e Bayern Munich, Harry Kane, i cili pësoi një këputje të lig...
Sport
21 November 2026, 12:15
SPANJE - Real Madridi ka vendosur të mos rrezikojë të ardhmen e Brahim Díaz. Sipas raportimeve nga Spanja, klubi madrilen ka finalizuar ri...
Sport
21 November 2026, 12:00
ANGLI - Një histori spiunazhi ka përfshirë Manchester United, duke rikthyer në vëmendje një nga polemikat më të pazakont...
Sport
21 November 2026, 11:30
GJERMANI - Bayern Munich merr një lajm shumë të keq për Harry Kane. Sulmuesi anglez pritet të qëndrojë jashtë fushave p&...