21 November 2026, 15:16
Nga DOSJA
AUSTRI - Në moshën 20-vjeçare, skiatorja kuqezi siguron triumfin e parë në karrierën e saj në Kupën e Botës në Ski Alpine. Në Slalomin e Gurglit, Colturi lë pas të gjitha rivalet dhe i dhuron Shqipërisë një sukses historik.
Lara Colturi ka prekur majat e skive botërore! Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Gurgl të Austrisë, duke fituar për herë të parë një etapë të Kupës së Botës në Ski Alpine.
Në moshën vetëm 20-vjeçare, Colturi ka dominuar garën e Slalomit, duke regjistruar kohën e përgjithshme 1 minutë, 45 sekonda e 47 të qindtat. Një rezultat që e ngjit në shkallën më të lartë të podiumit dhe i jep sportit shqiptar një fitore historike në këtë kompeticion.
Në vendin e dytë u rendit suedezja Sara Hector, me 27 të qindtat më shumë, ndërsa podiumi u plotësua nga një tjetër përfaqësuese e Suedisë, Anna Swenn-Larsson, 30 të qindtat larg fitueses.
Ky është triumfi i parë i Lara Colturit në Kupën e Botës, pas nëntë podiumeve të arritura më parë në karrierën e saj. Një pritje që mori fund pikërisht në Gurgl, aty ku skiatorja shqiptare kishte regjistruar edhe podiumin e parë në këtë kompeticion në vitin 2024.
Një arritje madhështore për 20-vjeçaren, e cila tashmë nuk është thjesht një pretendente për podiumin, por një fituese e Kupës së Botës. Lara Colturi shkruan emrin në historinë e sportit shqiptar dhe ngre flamurin kuqezi në majën e skive botërore!
B.T (Dosja.al)
Sport
21 November 2026, 15:15
Patrice Motsepe dhe Gianni Infantino në Kupën e Botës 2026
NIGERI - Konfederata e Futbollit Afrikan (CAF) ka zgjedhur kandidatin e saj për...
Sport
21 November 2026, 15:00
ANGLI - Andoni Iraola beson se Manchester United ka një avantazh të vogël përpara përballjes me Liverpoolin, pasi debutimi i Mauricio P...
Sport
21 November 2026, 14:45
ANGLI - Mykhailo Mudryk ka ashpërsuar tonet ndaj Andriy Shevchenkos, duke e akuzuar presidentin e Federatës Ukrainase të Futbollit se ka gën...
Sport
21 November 2026, 14:30
ANGLI - Estêvão mbërriti te Chelsea me pritshmëri të mëdha, pasi kishte mahnitur Brazilin me paraqitjet e tij te Palmeiras. Mad...
Sport
21 November 2026, 14:15
ITALI - Milani po përgatitet për një merkato të rëndësishme dimërore. Emërimi i Markus Krosche në postin e drejtori...
Sport
21 November 2026, 14:00
PORTUGALI - Marco Bezzecchi zuri pozicionin e parë në garën e Çmimit të Madh të Portugalisë, raundin e parafundit të ...
Sport
21 November 2026, 13:30
ANGLI - Manchester United vazhdon të paguajë shtrenjtë paqëndrueshmërinë në pankinë. Që prej largimit të Sir A...
Sport
21 November 2026, 13:19
AUSTRI - Skiatorja 20-vjeçare, Lara Colturi që përfaqëson Shqipërinë u rendit në vendin e dytë në zbritjen e...
Sport
21 November 2026, 13:00
ANGLI - Chelsea mund të ketë një aksionar të ri të njohur. Sipas The Guardian, Tom Brady është në bisedime për t&eu...
Sport
21 November 2026, 12:30
SHBA - David Beckham është gati të përfshihet në një tjetër projekt të rëndësishëm televiziv për fut...