21 November 2026, 14:45
Nga DOSJA
ANGLI - Mykhailo Mudryk ka ashpërsuar tonet ndaj Andriy Shevchenkos, duke e akuzuar presidentin e Federatës Ukrainase të Futbollit se ka gënjyer për rrethanat e testit pozitiv të dopingut që i solli pezullimin nga nëntori 2024 deri në korrik 2026.
Futbollisti, i cili është pjesë e Tottenhamit në huazim nga Chelsea, pretendon se mund të jetë ekspozuar ndaj substancës së ndaluar meldonium gjatë grumbullimit me kombëtaren ukrainase. Ai akuzon federatën se nuk ka bashkëpunuar siç duhet për zbardhjen e çështjes dhe se ka mbajtur të fshehta informacione të rëndësishme.
Nga ana tjetër, Shevchenko ka deklaruar se përfaqësuesit e Mudryk i kanë kërkuar një punonjësi të federatës të merrte përsipër në mënyrë të rreme përgjegjësinë për testin pozitiv. Një pretendim që futbollisti e ka mohuar kategorikisht.
Mudryk këmbëngul se ka prova në formën e mesazheve në WhatsApp, të cilat, sipas tij, vërtetojnë se përdorte suplemente të siguruara nga federata gjatë kampeve stërvitore. Përplasja mes dy figurave të futbollit ukrainas vijon kështu të thellohet, ndërsa rrethanat e testit pozitiv mbeten në qendër të debatit.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 November 2026, 14:30
ANGLI - Estêvão mbërriti te Chelsea me pritshmëri të mëdha, pasi kishte mahnitur Brazilin me paraqitjet e tij te Palmeiras. Mad...
Sport
21 November 2026, 14:15
ITALI - Milani po përgatitet për një merkato të rëndësishme dimërore. Emërimi i Markus Krosche në postin e drejtori...
Sport
21 November 2026, 14:00
PORTUGALI - Marco Bezzecchi zuri pozicionin e parë në garën e Çmimit të Madh të Portugalisë, raundin e parafundit të ...
Sport
21 November 2026, 13:30
ANGLI - Manchester United vazhdon të paguajë shtrenjtë paqëndrueshmërinë në pankinë. Që prej largimit të Sir A...
Sport
21 November 2026, 13:19
AUSTRI - Skiatorja 20-vjeçare, Lara Colturi që përfaqëson Shqipërinë u rendit në vendin e dytë në zbritjen e...
Sport
21 November 2026, 13:00
ANGLI - Chelsea mund të ketë një aksionar të ri të njohur. Sipas The Guardian, Tom Brady është në bisedime për t&eu...
Sport
21 November 2026, 12:30
SHBA - David Beckham është gati të përfshihet në një tjetër projekt të rëndësishëm televiziv për fut...
Sport
21 November 2026, 12:26
GJERMANI - Një ndërhyrje kirurgjikale e suksesshme për sulmuesin e Bayern Munich, Harry Kane, i cili pësoi një këputje të lig...
Sport
21 November 2026, 12:15
SPANJE - Real Madridi ka vendosur të mos rrezikojë të ardhmen e Brahim Díaz. Sipas raportimeve nga Spanja, klubi madrilen ka finalizuar ri...
Sport
21 November 2026, 12:00
ANGLI - Një histori spiunazhi ka përfshirë Manchester United, duke rikthyer në vëmendje një nga polemikat më të pazakont...