21 November 2026, 14:15
Nga DOSJA
ITALI - Milani po përgatitet për një merkato të rëndësishme dimërore. Emërimi i Markus Krosche në postin e drejtorit sportiv pritet të zyrtarizohet së shpejti dhe me ardhjen e tij në Milano deri të mërkurën, pritet të marrin formë edhe planet për përforcimin e skuadrës së drejtuar nga Ruben Amorim.
Sipas raportimeve nga Italia, kuqezinjtë synojnë të ndërhyjnë në tri pozicione gjatë janarit: një sulmues, një mbrojtës qendror dhe një anësor. Objektivi është ndërtimi i një skuadre më konkurruese për të siguruar një vend në Champions League.
Në repartin ofensiv, Nicolò Tresoldi ishte një nga emrat më të përfolur, por kërkesa prej 60 milionë eurosh e Club Brugge e bën operacionin të vështirë për merkaton e janarit.
Në rritje, ndërkohë, janë kuotat e Endrick. Real Madridi është i gatshëm ta lejojë brazilianin të largohet në huazim, pavarësisht deklaratave të fundit të lojtarit dhe José Mourinhos. Megjithatë, mbetet për t'u parë nëse ai mund të qëndrojë në Milano edhe për sezonin e ardhshëm.
Për mbrojtjen, në listën e vëzhgimit është edhe Calvani i Frosinones, por për momentin nuk konsiderohet si favorit. Ëndrra e madhe e drejtuesve është Virgil van Dijk. Kontrata e holandezit me Liverpoolin përfundon në qershor dhe një aventurë e re në Serie A shihet si një mundësi për t'u ndjekur.
Ndërkohë, një tjetër çështje që mund të marrë drejtim është ajo e Pervis Estupiñán. Milani mund të shqyrtojë shitjen e tij për të hapur rrugën për një anësor të ri, pasi edhe gjatë verës së kaluar mbrojtësi ishte pranë largimit.
Interesant është edhe zhvillimi i mundshëm i marrëdhënieve me Cagliarin. Milani ka në radar Mendyn, të vlerësuar rreth 15 milionë euro, ndërsa klubi sardian interesohet për Francesco Camardën, i cili mund të largohet në huazim për të fituar më shumë minuta.
Megjithatë, Cagliari nuk është i vetmi destinacion i mundshëm për talentin e Milanit. Edhe Torino, ku do të gjente sërish trajnerin e tij të dikurshëm në ekipet e moshave, Ignazio Abate, dhe Genoa kanë shfaqur interes për sulmuesin e ri.
Janari premton të jetë një muaj i ngarkuar në Milano, me Kroschen që pritet të marrë drejtimin e operacioneve dhe të përcaktojë se cilët emra do të bëhen pjesë e projektit të ri kuqezi.
B.T (Dosja.al)
Sport
21 November 2026, 14:00
PORTUGALI - Marco Bezzecchi zuri pozicionin e parë në garën e Çmimit të Madh të Portugalisë, raundin e parafundit të ...
Sport
21 November 2026, 13:30
ANGLI - Manchester United vazhdon të paguajë shtrenjtë paqëndrueshmërinë në pankinë. Që prej largimit të Sir A...
Sport
21 November 2026, 13:19
AUSTRI - Skiatorja 20-vjeçare, Lara Colturi që përfaqëson Shqipërinë u rendit në vendin e dytë në zbritjen e...
Sport
21 November 2026, 13:00
ANGLI - Chelsea mund të ketë një aksionar të ri të njohur. Sipas The Guardian, Tom Brady është në bisedime për t&eu...
Sport
21 November 2026, 12:30
SHBA - David Beckham është gati të përfshihet në një tjetër projekt të rëndësishëm televiziv për fut...
Sport
21 November 2026, 12:26
GJERMANI - Një ndërhyrje kirurgjikale e suksesshme për sulmuesin e Bayern Munich, Harry Kane, i cili pësoi një këputje të lig...
Sport
21 November 2026, 12:15
SPANJE - Real Madridi ka vendosur të mos rrezikojë të ardhmen e Brahim Díaz. Sipas raportimeve nga Spanja, klubi madrilen ka finalizuar ri...
Sport
21 November 2026, 12:00
ANGLI - Një histori spiunazhi ka përfshirë Manchester United, duke rikthyer në vëmendje një nga polemikat më të pazakont...
Sport
21 November 2026, 11:30
GJERMANI - Bayern Munich merr një lajm shumë të keq për Harry Kane. Sulmuesi anglez pritet të qëndrojë jashtë fushave p&...
Sport
21 November 2026, 11:15
PORTUGALI - Një episod që vështirë se mund të besohet, por që ndodhi në Kupën e Portugalisë. Mbrojtësi i Porto...