25 October 2026, 23:00
Nga DOSJA
SPANJE - Real Madrid ka triumfuar 2-1 ndaj Barcelonës në “El Clasico”, duke marrë një fitore me peshë të madhe në javën e 10-të të La Ligës. Në një përballje të luftuar deri në fund, protagonist absolut ishte Kylian Mbappé, i cili realizoi të dy golat e madrilenëve.
Sulmuesi francez zhbllokoi rezultatin në minutën e 41-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Real Madridit përpara pushimit. Barcelona reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 61-të me Raphinhan, duke rikthyer emocionet në këtë supersfidë.
Megjithatë, Mbappé kishte rezervuar edhe një goditje tjetër për rivalët historikë. Në minutën e 87-të, francezi realizoi golin e dytë personal dhe i dha Real Madridit avantazhin 2-1, një rezultat që madrilenët e ruajtën deri në fund të takimit.
Kjo fitore merr një rëndësi të veçantë edhe për klasifikimin e La Ligës. Barcelona e nisi javën me 27 pikë, gjashtë më shumë se Real Madridi, që kishte 21. Me suksesin në transfertë, madrilenët ngjiten në kuotën e 24 pikëve dhe e ngushtojnë diferencën me katalanasit në vetëm tri pikë.
Një triumf që i jep Real Madridit jo vetëm tri pikë, por edhe një avantazh të rëndësishëm psikologjik ndaj rivalit të përjetshëm në garën për titullin kampion.
B.T (Dosja.al)
Sport
25 October 2026, 22:38
ITALI - Milani reagon pas zhgënjimit në Europë dhe rikthehet te fitorja në kampionat. Kuqezinjtë mposhtën Udinesen me rezultatin 2...
Sport
25 October 2026, 21:50
ELBASAN - Dinamo ka marrë një fitore me shumë vlerë në javën e tetë të Abissnet Superiores, duke mposhtur Egnatian ...
Sport
25 October 2026, 20:51
Dayot Upamecano hapi serinë e golave kundër Freiburgut
GJERMANI - Bayern Munich iu afrua një finaleje të tensionuar në transfert...
Sport
25 October 2026, 16:34
GJERMANI - Vincent Kompany po shkakton shqetësim të madh te Bayern Munich, pasi është shtruar në spital pasi u rrëzua ndërsa ...
Sport
25 October 2026, 16:23
SPANJE - Një ngjarje tragjike ka shoqëruar fitoren e Atlético Madridit ndaj Deportivo La Coruñas. Një anëtar dhe tifoz i klubi...
Sport
25 October 2026, 16:08
FRANCE - Kush do ta fitojë “Topin e Artë”? Ky është diskutimi që shoqëron çdo vit botën e futbollit pë...
Sport
25 October 2026, 15:54
Bruno Fernandez, në një ndeshje me Manchester United
ANGLI - Manchester United dhe Michael Carrick përballen me një sfidë t&eum...
Sport
25 October 2026, 15:32
ANGLI - Më shumë se një vit pas transferimit të tij të dështuar në Bavari, profili i Florian Wirtz vazhdon të nxisë...
Sport
25 October 2026, 15:04
ANGLI - Gjunjëzimi kundër racizmit vazhdon të ndajë opinionin në futbollin anglez. Marc Guehi, mbrojtësi i Manchester Cityt dhe i ...
Sport
25 October 2026, 14:48
ITALI - Interi e kthen një mbrëmje që po shkonte drejt zhgënjimit në një festë të madhe. Skuadra e drejtuar nga Cristian...