LIVE UPDATES
Aktualitet

“Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh

Gjithçka nisi në dhjetor të vitit 2025, kur Marsida, e cila punon si sanitare në banesa dhe lokale, publikoi një njoftim për punë. Në këtë mënyrë u njoh me Edi Muçajn, i cili kishte nevojë për dikë që t’i pastronte banesën.

20 November 2026, 22:43 Nga E. D

“Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një

Një njohje që nisi si marrëdhënie pune, u kthye në miqësi, për të përfunduar në një histori frike, këmbënguljeje, përndjekjeje dhe kërcënimesh. Kjo është historia e Marsidës, 40-vjeçares nga Lushnja, nënë e dy fëmijëve, e cila pretendon se prej muajsh po përjeton një makth për shkak të një 29-vjeçari nga Fieri.

Gjithçka nisi në dhjetor të vitit 2025, kur Marsida, e cila punon si sanitare në banesa dhe lokale, publikoi një njoftim për punë. Në këtë mënyrë u njoh me Edi Muçajn, i cili kishte nevojë për dikë që t’i pastronte banesën.

Fillimisht, marrëdhënia mes tyre ishte thjesht profesionale. U dakordësuan që Marsida të shkonte një ose dy herë në javë për të pastruar shtëpinë e tij. Por shumë shpejt, përtej marrëdhënies së punës, mes tyre nisi të krijohej edhe një raport miqësor. 40-vjeçarja tregon se, duke qenë e ndarë dhe me dy fëmijë, kishte nevojë për shoqëri dhe mbështetje. Sipas saj, i riu u tregua i gatshëm ta ndihmonte, ta shoqëronte me makinë dhe t’i qëndronte pranë në situata të ndryshme.

Afrimiteti mes tyre u bë aq i madh, sa Marsida e prezantoi Edin edhe me fëmijët e saj, ndërsa njohu motrën, mbesat dhe mamanë e tij. Dilnin së bashku, shëtisnin dhe kalonin kohë si një familje. Por miqësia do të merrte një tjetër drejtim kur 29-vjeçari i shprehu ndjenjat e tij. Në një drekë për ditëlindjen e tij, Edi i rrëfeu se kishte rënë në dashuri me të dhe dëshironte që të ishin bashkë.

Marsida thotë se e refuzoi, duke i bërë të qartë se nuk kishte ndjenja për të dhe se nuk dëshironte të niste një lidhje. Ajo i kërkoi të vazhdonin vetëm si miq, ose secili të ndiqte rrugën e vet. Megjithatë, sipas dëshmisë së saj, Edi nuk hoqi dorë. Herë pas here i shprehte dëshirën për të qenë me të, duke i premtuar se do ta ndihmonte edhe për kursin e patentës. Madje, i kishte thënë se do ta linte amanet që t'ia paguante kursin edhe nëse nuk do të jetonte më.

Kur Marsida u përpoq të distancohej, 29-vjeçari nisi ta kërcënonte se do t'i jepte fund jetës. Sipas saj, ai i telefononte duke i thënë se kishte marrë kokrra miu, kishte shkruar një letër lamtumire dhe kishte lënë edhe para për kursin e patentës. E gjendur përballë këtyre deklaratave, 40-vjeçarja vendosi të rifillonte komunikimin, me kushtin që marrëdhënia të mbetej vetëm shoqërore. Por kjo situatë nisi të ndikonte edhe në jetën e saj të përditshme. Kolegët në punë e shihnin shpesh duke hipur në makinën e 29-vjeçarit dhe nisën të lindnin fjalë e dyshime për një lidhje mes tyre.

Për Marsidën, kjo ishte një nga pjesët më të vështira të gjithë historisë. Ajo thotë se shqetësimi më i madh ishte opinioni i të tjerëve dhe ndikimi që këto fjalë mund të kishin te dy fëmijët e saj. Pas disa përpjekjeve për të vendosur distancë, Marsida vendosi të ndërpriste sërish komunikimin. Por këtë herë, sipas saj, sjellja e të riut ndryshoi ndjeshëm. Ajo pretendon se Edi nisi ta ndiqte në rrugë, t'i binte borisë pranë vendit të punës, ta priste pa paralajmërim dhe ta kontaktonte vazhdimisht, edhe kur ajo nuk i përgjigjej telefonatave.

Madje, sipas 40-vjeçares, ai përdorte edhe llogarinë e djalit të saj në Facebook për t'i dërguar mesazhe, pasi ajo e kishte bllokuar në kanalet e tjera të komunikimit. Frika e Marsidës nuk lidhej vetëm me përndjekjen fizike. Ajo pretendon se i riu dispononte dy telefona të djalit të saj, të cilët ia kishte dhënë më herët në mirëbesim. Brenda tyre ndodheshin të dhëna personale dhe fotografi që ajo kërkonte t'i rikthente dhe të fshiheshin. 
Për të shmangur çdo kontakt të mëtejshëm, Marsida dërgoi djalin 16-vjeçar në Fier për të shkëmbyer telefonat me çelësin e banesës, librin e patentës dhe disa sende të tjera që kishin mbetur te njëri-tjetri. Por as kjo përpjekje nuk solli zgjidhjen që ajo kërkonte. Në dëshminë e saj, Marsida shprehet se ndihej e terrorizuar, se kishte frikë të dilte nga puna dhe se çdo makinë që shihte në rrugë i kujtonte 29-vjeçarin.

“Është kthyer në makth. Kam ikur me frikë nga puna. Çdo makinë që shihja në rrugë, më dukej sikur ishte ai”, rrëfen ajo.

E vendosur që t'i jepte fund kësaj historie, Marsida pranoi të takohej me të për herë të fundit, në praninë e kamerës sonë. Gjatë përballjes, ajo i kërkoi të riut të mos e shqetësonte më, ndërsa i kujtoi rastet kur ishte ndjekur dhe kërcënuar. Edi pranoi se e kishte ndjekur, por pretendoi se disa nga fjalët kërcënuese i kishte thënë nga inati. Por biseda mori një tjetër kthesë kur, në mënyrë të papritur, 29-vjeçari përmendi një armë zjarri.

“Po do më vrasësh, më vrit. Ta jap unë koburen, më vrit mua. E kam në makinë. Aty e kam pasur gjithmonë”, dëgjohet t'i thotë ai Marsidës.

Përballë kësaj deklarate dhe përmendjes së një arme zjarri, Piranjat ndërhyjnë menjëherë për të ndërprerë përballjen dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Pak çaste më vonë, Edi kujtohet se po filmohet dhe kërkon të mos shfaqet në televizor. Ndërsa biseda zhvendoset te paratë që pretendon se Marsida i detyrohet, ai bëhet agresiv edhe ndaj grupit të xhirimit.

Situata tensionohet më tej, derisa në vendin e ngjarjes ndalon një patrullë policie, e cila ndërhyn menjëherë. 29-vjeçari Edison Muçaj u shoqërua nga Policia e Shtetit e Fierit, por sot, pak ditë më vonë, është lënë në kushtet e arrestit në shtëpi me akuzën e përndjekjes./Piranjat news

lushnje

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin